7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

“BOCË” NOTE PROTESTE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

AV. XHABIR ZEJNUNI. (“BOCË” NOTE PROTESTE)!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Republika e Shqipërisë.
NOTË PROTESTE.

Drejtuar Zotit Alexīs Tsipras, Ministër ab interim i Punëve të Jashtme të Greqisë.

I Nderuar Zotëri.

Me indinjatë shumë të thellë, ju njoftojmë se me datën 28 tetor, ora
10.00, nënshtetasi grek Konstatinos Kaçifas, pjesëtar i “Legjioneve të Shenjta greke 2012” dhe anëtar i Partisë greke “Agimi i Artë”, i veshur me uniformën e forcave speciale greke dhe i armatosur me automatik model kallashnikov me 9 karikatorë me fishekë blind-shpues(!) ka terrorizuar popullsinë vendase shqiptare në Bularat duke qëlluar me breshëri plumbash.

Duke qenë se situata është rënduar përtej çdo parashikimi dhe është bërë e papërballueshmë për forcat lokale të sigurisë, i është bërë thirrje për ndihmë forcave speciale shqiptare RENEA që të ndërhyjnë. Më pas, këto forca kanë ndërhyrë duke rrethuar terroristin grek, i cili thirrjes për t’u dorëzuar i është përgjigjur me breshëri plumbash duke rrezikuar kështu jetën e forcave speciale të ndërhyrjes. Gjatë këmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë terroristi grek.

Theksojmë se ky sulm terrorist u krye ndaj një vendi sovran dhe anëtar i Aleancës Ushtarake NATO (ku bën pjesë edhe Greqia!) duke rrezikuar kështu jetën e banorëve, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Shqipërisë.

Protestojmë energjikisht ndaj këtij sulmi barbar dhe i bëjmë thirrje shtetit grek që të marrë masat e nevojshme në mënyrë që sulme dhe provokacione të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Në pritje të reagimit të nevojshëm, pranoni konsideratën time të të lartë për personin Tuaj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Tiranë, datë 01.11.2018

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit