Ja mesazhi i tij në FB:
Miq të dashur,
Të mërkurën 31 tetor do të shkoj në Shqipëri në trojat e mi stërgjyshore të Matit dhe sidomos në qytetin Burrel ku jam i ftuar për të marr titullin “qytetar nderit i Matit”. Për mua është nderi më i lartë që më është dhënë se është shenjtërimi jo vetëm për pesëdhjetë vjetorin e punës sime, por edhe për zanafillën time që është aq e lashtë sesa populli pellazgo-ilirë por e pastër sepse as familja ime e afërt as paraardhësit e mi nuk janë prekur nga asnjë përzierje.
Përveç paraardhësve të mi, të cilët rrjedhnin nga fise të shquar të krahinës të Matit, kishte edhe luftëtar të guzimshëm dhe të denjë : gjyshi im nga ana e babait kishte marr pjesë në «Lidhjën e Prizrenit në 1878» e cila lidhje ishte preludi i pavarësinë të Shqipërisë dhe nga ana e nanës sime gjenealogjia e familjes së saj daton, sipas regjistrat osmane, që në shekullin e 14-të. Një nga ky fis ishte bashkëluftëtari i Skënderbeut.
Krahina e Matit është e njohur që në lashtësine për shfrytëzimin e metaleve, prodhimin e armëve dhe më shumë vonë për prodhimin e barutit. Mati ka qënë vendlindja e Pjetër Budit (Guri i Bardhë), etj. Rajoni i Matit bente pjesë të ish-principatës së « Albenisë » ilire që shkonte nga Durrësi deri në Dibër duke përfshirë edhe rajonet e Krujës dhe Mirditës. Është ajo principatë që u dha të huajve emrin « Albani, Albania » dhe më vonë në kohën e Skenderbeut emrin « Arbëri » (falë rotacizmit të toskërishtës që i kthën « L » dhe « « N » në « R »)
Unë gjithashtu mund të bëhesha një luftëtar i rreptë dhe i guximshëm për të luftuar armiqtë e vendit tim, por fati vendosi ndryshe, sepse ai më la vetëm lapsën për t’i luftuar ata. Nuk më vjen keq, sepse atë që kam bërë për pesëdhjetë vjet dhe madje tërë jetës sime më duket më e rëndësishme sesa të kisha luftuar më armë në dorë kundër armiqve të kombit tonë i lavdishëm dhe i guximshëm : kundër manipulimeve dhe gënjeshtrave të bëra nga historiografia që i Perkaste asaj pjese të Evropës Juglindore, e cila ishte, veçanërisht në kohën e Pellazgëve, djepi i Evropës : kjo Europë që gjithmonë na ka hedhur poshtë dhe na ka injoruar. Për këtë arsye kjo është hakmarrja ime e vetme dhe besoj se paraardhësit e mi aty ku janë, do të jenë krenarë.
Për këtë nderë që më është bërë falënderoj këtu solemnisht anëtarët e Bashkisë të Burrelit, Artisti i madh Sefedin Stafa, artisti dhe këngëtari matjanë nga katundi i prindërve të mi Esat Ruka dhe shumë matjanë të shquar, autoritetet të krahinës të Matit dhe gjithë miqëve të mi të nderuar dhe të ndershëm si dhe familjës sime të shenjtë.