Fjala e Jahja Llukes, në Konferencën Shkencore për Skenderbeun, organizuar nga Komisioni Qeveritar për Vitin e Skënderbeut
Ndihem i ndëruar sot që marrë pjesë në hapjën e kësaj konference shkencore ndërkombëtare, kushtuar simbolit të qëndresës kundër pushtuesve të huaj, figurës më përbashkuese të kombit tonë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Shqiptarët gjithandej, Kosova dhe populli i saj liridashës, është rritur dhe zhvilluar më kujtimin e kësaj figure të madhe historike, më të cilën na njeh e gjithë bota e civilizuar.
Me flamurin e Skënderbeut shqiptarët kanë prirë qindra beteja, kanë dhënë mijëra dëshmorë, dhe me këtë flamur po e dëshmojnë se rruga e vërtetë e lirisë dhe demokracisë, është ajo për të cilën luftoi Gjergji ynë deri në frymën e fundit. Ai na e trasoi orientimin e sigurtë të s’ë ardhmës tonë evropiane dhe properëndimore.
Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjën Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Të nderuar studiues: Ndihem i lumtur që në kuadër të manifestimeve që po mbahen sivjet në gjithë botën shqiptare, sot nen ombrellën e Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar të Skendërbeut dhe Institutit të Historisë tê Prishtinës, janë mbledhur bashkë edhe institutet simotra nga Tirana dhe Shkupi.
Përmes këtij organizimi të mirëfilltë shkencor, ju jo vetëm që do të nxirrni në pah të vërteta të reja shkencore dhe historike, por edhe përcillni porosinë e madhe të Gjergjit tonë: “BASHKIMI BËN FUQINË“. Sa më të bashkuar dhe sa më të lidhur që do jemi ndërmjet veti, aq më të sigurt do të kemi të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike.
Të nderuar të pranishëm: 550 vjet pas shkuarjes në amshim, kujtimi për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nuk shuhet, dhe ai mbetet prore fanar ndriçues në rrugën e gjatë të realizimit të aspiratave kombëtare të shqiptarëve. Jeta dhe vepra e Gjergjit tonë të madh, le të na shërbejë si model dhe si frymëzim se si ta duam Atdheun dhe Kombin, dhe si ta ruajmë lirinë të fituar më sakrifica shekullore.
Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar