Si shihet atdheu nga larg
Është bërë skenarë i ditës që autobusët dhe udhëtarët shqiptarë nga Kosova, që ia mësyejnë vendeve të BE-së atje ku jetojnë e punojnë, sulmohen në rrugët e Serbisë.
Kjo tregon qartë se Serbia fashiste nuk ka ndryshuar asgjë me regjimin ultranacionalistë me Vuçiçin dhe Daçiçin këto dy “figura politike”, që i kanë duart me gjak ndaj popujve joserb dhe ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës në kohën vrastare deri në shkallë të gjeniocidit me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq dhe me ultranacionalistin Voisllav Sheshel.
Do të ishte mirë e kemi ritheksuar edhe më parë, që udhëtarët shqiptarë nga Kosova në shenjë proteste para botës demokratike të BE-së në Bruksel dhe Washington, tash e tutje mos të marrin udhën kah Serbia armike shekullore,por të nisën në Udhën e Kombit, Ibrahim Rugova, Prishtinë-Tiranë-Ulqin-Dubrovnik-për në vendet e BE-së!
Në shenjë proteste gjithëshqiptare: Rrugët e Serbisë të mbetën të zbrazta dhe në heshtjen e orës historike të tregojmë para botës demokratike dhe para BE-së dhe Washingtonit se regjimi në Beograd, ndryshe po flet e ndryshe po vepron kundër popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.
Shqiptarët dhe serbët në vitin 1999, janë ndarë njëherë e përgjithmonë, udhëtuam apo nuk udhëtuam nëpër rrugët e Serbisë!
Çikago,30 tetor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]