KOSOVA, FUNDI I FUNDIT ËSHTË TERRITOR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, SEPSE ATA E ÇLIRUAN DHE ATA KANË TË DREJTË TË PYETEN, ASKUSH TJETËR!
Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata na kanë çliruar nga Serbia dhe vetëm SHBA-të kanë të drejtë të pyeten, për territorin e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë njoftë si shtet të pavarur. Askush tjetër!
Çfarë arsye ka gjetur Vuçiqi kur thotë: ”Të shpëtojmë me fytyrë ne Serbia dhe të marrim diçka nga Kosova. Të shpëtojmë çfarë mund të shpëtohet”! Këtu shifet se Serbisë nuk i intereson pakica serbe, por territori shqiptar.
Prandaj, kemi tri lutje për Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës dhe përmes tij Presidentit Donald John Trump:
1. Të ndërhyjë dhe të parandalojë një marrëveshje të tillë, për shkëmbim territoresh, e cila do të ketë pasoja të pariparueshme dhe problemi nuk do të zgjidhet, por përkundrazi do të krijohen edhe mijëra probleme të tjera në këtë regjion. E pse?! Për fytyrë të Serbisë…!? Serbia e cila i ka shkaktuar të gjitha këto luftëra në Gadishullin ILIRIK, e që janë vrarë e masakruar me mijëra e mijëra viktima të pafajshme civile, në spastrime etnike, vetëm për territore, me mbështetje të Rusisë!
2. Autoriteti i Juaj President Donald John Trump, ta merr parasysh Republikën e Kosovës dhe të futet në agjenden e Tuaj, për t’a integruar e pranuar në OKB dhe instancat më të larta Evropiane dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare.
3. Ta spastroni Kosovën nga kriminelë të korruptuar deri në fyt dhe ta futni Kosovën në rrugën e zhvillimit, ndërtimit dhe integrimit.
Këtë populli Shqiptar nuk do ua harron kurrë. Shpresat kanë mbetur vetëm te Ju, i dashur President Donald John Trump.
I BEKUAR QOFT POPULLI AMERIKAN