Ndryshimi i mentalitetit qeverises dhe vrapi për të qeverisur me të njëjtin mentalitet janë në kundërthënie me njëra-tjetrën

0
479
Angela Merkel

Nue Oroshi

Partitë politike në Republikën e Kosovës shpesheherë kur marrin turr për të arritur deri tek karrikat e Qeverisjes ato nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të realizuar qëllimin. Shumica e partive politike në Kosovë të qenurit në Qeveri dhe në pushtet e kuptojnë vetëm sjelljen e mirëqenies materiale te udheheqesve të këtyre partive politike si dhe të rrethit, miqve, familjarëve e veprimtareve të tyre politikë. Duke mos e kuptuar fare rëndësinë e të qenurit në pushtet që sjellë përgjegjësi për politikanin për të përmisuar mirqenien e popullit qoftë në aspektin ekonomik të zhvillimit të arsimit, bujqësisë, turizimit, zhvillimit të vendit përmes projekteve të zhvillimit duke siguruar kushtet në sjelljen e investitorëve të huaj dhe serioz qe hapin vende te reja të punës.

Fatkeqësisht partitë tona politike janë larg të qenurit parti që punojnë për të mirën dhe mirëqenien e popullit të Kosovës. Ato sillën rreth një rrethi viciozë ku qëllimi i tyre është ardhja në pushtet e jo ndryshimi i mentalitetit qeverisës.Mosndryshimi i mentalitetit qeverisës sjellë pasoja në qeverisje sepse nuk ka rëndesi fare nëse në krye të Kosovës, është Hashimi, Ramushi, Albini, Isa apo Kadria kur të gjithë i turrën pushtetit me një qëllim të caktuar, për ta shfrytzuar pushtetin për vete dhe për të vazhduar të njejtën këngë që këndohet tash e 18 vjet me radhë.

Kështu që partitë tona politike asnjëherë gjatë konferencave për shtyp nuk dalin me një projekt të shkruar e të ndarë nëpër sektore të ndryshme se si do ta realizojnë qeverisjen e tyre në Kosovë dhe cilët do të jenë faktorët kyç që do të luajnë rolin e ecjës përpara, pasi të vijnë në pushtet, por tërë fuqinë dhe energjinë e hargjojnë duke luftuar me njëri-tjetrin për të ardhur në pushtet dhe në momentin që vijnë në pushtet brengën kryesore e kanë ndarjen e pushtetit dhe jo zhvillimin e shtetit. Duke e ndarë pushtetin ata mbesin peng i zhvillimit të shtetit për faktin se pushteti është i ndarë në shumë duar dhe ndërrimi i shpeshtë i ministrave dhe zv.ministrave bënë që atyre mos t’iu ipet mundësia që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre në ministrinë që e qeverisin por duhet shikuar gjithmonë se mos rastësisht lideri i tyre ka disponim të keq dhe mundet me e shkarkuar sikur të ishte një mallë që shitet e blihet në pazar.

Si duhet bërë ndryshimi i mentalitetit qeverises
Në Kosovë duhet ndryshuar mentaliteti qeverises.Politikani në pushtet duhet të mbron interesin e shtetit dhe jo të partisë apo grupit politik nga ai vjen. Dhe vetëm në këtë mënyrë kur interesi i mbrojtjes së shtetit del para interesit të partisë apo grupit politikë ndryshimi qeverises mund të ndërrohet.Por shtrohet pyetja se a mundë të bëhët ky ndryshim qeverises me të njëjtit aktorë të lojës politike që tash e 18 vjet e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje është shumë e veshtirë të ndodhë një gjë e tillë. Është shumë e veshtirë të ndodhë se në Kosovë liderët tanë politikë kolltukun e shikojnë ta mbajnë gjatë tërë jetës dhe asnjëherë nuk mendojnë atë thënjen profetike të Kancelarës Gjermane dr. Angela Merkel, se nuk jam lindur ne karrikën e Kancelarës Gjermane dhe shumë herë kam menduar se një ditë do të largohem nga kjo karrikë për t’i hapur rrugë ndryshimeve të reja politike.

Edhe nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë dhe skena politike është e njejtë pa një projektë dhe koncept të shkruar se si duhet ndryshuar mentaliteti qeverises atëherë do të vazhdoj e njëjta këngë në politike veq me atë moton shkoj Hasani e erdh Hyseni, rrini popull se mirë jeni! Pasi që po shihet një ndarje në blloqe politike të partive aktuale në Kosovë, ku në njërën anë e kemi një bllok të ri politikë në mes të LDK-së dhe Vetvendosjes si dhe bllokun aktual politikë që janë në qeverisje plus Partinë Socialdemokrate që llogaritët që në zgjedhje të ardhshme do të jetë në krahun politikë të partive që e kanë pushtetin, edhe nëse mbahen shpejtë zgjedhjet nuk do të ketë zgjidhje. Nuk do të ketë zgjidhje për faktin se krijohet sërish një ambient i ndarë në dysh dhe që mund të zgjasë me muaj deri te themelimi i Qeverisë së re. E duhet gjindur ndonjë prostitutë politike siç është rasti me Behgjet Pacollin, që të ndertohet ndonjë qeveri e brishtë.

Për të shpëtuar këtë ngërç politikë si dhe për të ndryshuar mentalitetin qeverises në Kosovë është mirë që në të ardhmën 110 intelektualë dhe intelektuale shqiptarë të Kosovës, që jetojnë në Kosovë dhe diasporë te dalin në zgjedhje me një projekt të përbashkët politikë për ndryshimin e mentalitetit qeverises në Kosovë. Ku do t’iu bëhet e qartë popullatës në Kosovë se ndryshimi vjenë vetëm kur ju ta kuptoni rëndësinë e një projekti të ri politikë që Shtetin e Kosovës e afron shumë më afër shteteve Evropiane.

Nëse ky projekt i Intelektualëve dhe veprimtarëve të paknaqur politikë në Kosovë do të fiton 20 % të elektoratit të Kosovës jam thellësisht i bindur se ndryshimi i mentalitetit qeverises në Kosovë do të fillon të ndryshoj për faktin se ky subjekt politikë i vënë kushte bllokut politikë që dëshiron të qeverisë për mosriciklimin e politikanëve dhe ministrave të vjetër por në krye të shtetit dhe qeverisjes të dalin djemtë dhe vajzat tona më të mirë që kanë aftësinë politike,kanë vizionin se si ecë shteti përpara duke lënë inatet dhe prapambeturit politike që bazohen në koncepte të vjetra politike dhe që kanë një orjentim të vjetër politikë. Vetëm një elitë e re politike e shpëton Kosovën në ndryshimin e mentalitetit politikë dhe qeverises në Kosovë, për faktin se ne shqiptarët me shumë veshtirësi i pranojmë ndryshimet e reja politike dhe prapë ankohemi se pse gjerat nuk po ecin përpara.