PreshevaJonë.com, 30 tetor 2018
Fshatrat shqiptare në flakë, Topalla dhe të tjera…
Më shumë se 50 hektarë pyje po djegen në territorin e komunës së Medvegjës. Flaka ka perfshire Medvegjen me rrethine, kryesisht fshatrat shqiptare, kanë lajmëruar me telefon redaksine e agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” banoret e frikësuar, të cilët kanë dalur jashtë shtëpive. Mesohet se zajrri ka shprethye para 3-4 orëve.
Zjarri u përhap nga era dhe, me siguri, nga qymyri i djegur, u përhap në vijën e Marçavcit, i cili ndodhet përgjatë vijës administrative me Kosovën, Grbavcën, Banjen e rrafshë.
Siç thonë banorët, zjarrfikësit ia arriten dikund dikund ta shuajnë zjarrin në Grbavac, por ndërkohë u shfaq një zjarr në fshatin Tupalë, fshati më i madh shqiptar në komunën e Medvegjës.
Disa banore kanë thënë se zjarri është vënë qëllimshëm nga persona të panjohur në shenjë proteste dhe për të krijuar panik e frikë tek qytetaret në prag te zgjdhjeve të KKSH-së, që shqiptaret duan ta trensferojne këtë insitucion në Medvegjë, kurse disa banorët tjerë të Medvegjës dyshojnë se zjarret u vunë qëllimisht, por se dikush me dashje ka ndezur bimë të ulëta afër pyllit, për të pretenduar, thonë burimet tona, prerja ilegale e pyjeve që thuhet se është e pranishme në numër të madh, veçanërisht këtë vjeshtë.