FJALA KRYENGRITËSE NË TELEVIZION

0
1080
Atdhe Geci

E ëmbël dhe e bukur është të vdesësh për atdhe
/ dhe të lirë të lësh pas vetes /
fëmijët, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër.

Homeri

Fjala e thënë me kohë, dhe e peshuar mirë, forcën e saj e ka në çastin kur thuhet. Njëri nga zërat kryengritës të fjalës në Televizion, që mprehte armën e fjalës për kryengritje të përgjithshme popullore në Kosovë, padyshim ishte, gazetari, xhiruesi, montazhieri, inxhinjeri, dhe redaktori, ata që transmetonin zemërimin e popullit shqiptar kundër pushtuesit serb. Kujtesa e asaj kohe s´guxon të mbetet e pa thënë. Prandaj, është e nevojshme të shkruhet për atë histori të papërsëritshme të fjalës kryengritëse në Televizion. Kosova, e përgjakura e fjalës, dhe e kryengritjes, nga dita në ditë po bëhej me shumë duar. Pushtimit të Kosovës i kishte ardhur fundi.

Në ato mëngjese rebelimi, qytete e fshatra nëpër Kosovë, lulëzonin me parullat „Kosova Republikë“! “Bashkim” ! „Dhe dil jashtë nga Kosova, Serbi“! Pushteti i pushtuesit dhe vegëltarët e saj, ishin të paaftë ta mbysnin vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Përkundër shtypjes së egër, dhe dënimeve drakonike, bijtë e saj po ia bënin gjëmën armikut. Rrugët dhe sheshet e Kosovës kudo ishin me kryengritës, dhe të mbytura në gjak. Toka mund të frikohej nga lufta, por, njeriu për liri, kurrrë jo.

Demonstratat e vitit 1968, 1981, dhe ato mëpastaj, do t´ia shkulin rrënjët pushtimit serb në Kosovë përgjithnjë. Jeta e intelektualëve shqiptarë në ato vite ishte me plotë të papritura. Vlimet e brendshme për një Kosovë jashtë pushtetit dhe prangave të serbit zienin kudo në mesin e intelektualve të formuar. Mësuesi në shkollë nxënësit i përgatiste për beteja të reja. E vërteta për Kosovën dhe rreth Kosovës, kudo kërkonte qartësim, rrugën kah do të vejmë. Armiku dhe vegëltarët e saj nuk reshtnin të trumbetonin fuqinë e pushtuesit. Mirëpo, populli është i mençur, ai përherë ka duar dhe grushta. Populli në çdo çast, di ta hap rrugën e tij dhe ta bëj betejën.

Eshtë e ndaluar që Kosova të mos jetë e lirë, e pavarur, dhe mëvete, lexonim në traktet e asaj kohe. Në Televizionin e Prishtinës, kishte një grup gazetarësh, redaktorësh, montazhierësh dhe teknikësh të përgatitjeve të transmetimit të emisioneve, që nuk i përfillnin urdhërat nga lart, dhe i kundëviheshin politikës gjenocidiste serbe, ata ishin; jo pakicë; Mentor Kaçi, Rexhep Kasumaj, Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Bashkim Ramadani, Hamdi Gërvalla, Rrustem Geci, Xhavit Spahiu, Florie Veselaj, Sami Islami, Sejdi Bylykbashi, Ismail Kurteshi, Shaip Dubova, Shaqir Sadiku, Nezir Istrefi, Muhamet Mjeku, Hamdi Sopa, e të tjerë. TVP-ja kurrë s´reshti të publikonte të vërtetën, pse Kosova duhet të jetë e lirë dhe më vete.

Në Televizionin e Prishtinës, rrëfen Bashkim Ramadani, ( një kryengritës i fjalës së lirë ), atë kohë, dorë më dorë ( kuptohet në fshehtësi të madhe ) lexonim trakte, broshura, dhe thirrje të grupeve Ilegale për vetëdijësim të popullatës për një kryengritje të përgjithshme. Televizioni i Prishtinës, ishte vatra, që e bëri të shuhet Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Në ato vite të vlimeve të mëdha, Televizioni i Prishtinës, ndihmoi në pajtimin kombëtar, në faljen e gjaqeve, në zvogëlimin e mullinjëve të gjakut, në ndriçimin e vrasjeve në Armatën Jugosllave, dhe kontribuoi dukshëm, në unitetin dhe ndërgjegjësimin politik të njeriut shqiptar të Kosovës.

Në vitet 1981-1991, Kosova po kalonte një nga periudhat më kryengritëse dhe më të përgjakshme të saj. Demonstratat e studentëve, Grevat e minatorëve, Demonstratat e punëtorëve në ndërrmarrjet e Kosovës për kushte të këqija në punë, Marshi i madh i Kosovës, dhe demonstratat për rrogat e papaguara, vlonin në gjithë Kosovën. Falë grushtave dhe pikave të gjakut, Kosova po absolvonte në drejtim të shkëputjes prej Serbisë. Liria në fakt as s´falet, as s´blihet, por ajo merret dhe fitohet, këndonin rapsodët nëpër demonstrate dhe pajtime gjaqesh.

Kosova e atyre viteve nuk frikohej as nga tymi, as nga plumbat. Në këtë tokë, 13 mijë vjet të lashtë, është lind, rritë, dhe është qytetëruar populli ynë i përvuajtur. Arbër, s´jemi mbetje pa rrënjë. Historia jonë herët a vonë, do të shkruhet ashtu s´i është; pellazgjike, ilirike, shqiptare.

Në vitet 1981-1990, Televizioni i Prishtinës, ishte ekrani i betejave dhe i vërshëllimave. Nga ajo dritare magjike e quajtur, Televizion, Kosova edhe qahej edhe zemërohej. Nuk ishte e lehtë në TVP, t´i transmetoje lajmet me praninë e policisë në studio. Por, vullneti për liri ishte ma i madh se kërcënimi për vdekje.

Në ngjarjet e vitit 1981 shumë nga punëtorët e RTP-së, ishin pjesëmarrës të demonstratave, në mesin e tyre patëm edhe të vrarë, të plagosur, dhe të burgosur. Komenti i RTP-së i shkruar nga Rexhep Kasumaj, i pari shkrim i hapur i këtij lloji në gazetarinë e Kosovës kundër politikës serbiane të asaj kohe, ishte një gjëmë për regjimin, dhe Komenti i Bashkim Ramadanit, thirrje për braktisjen e shqiptarëve nga Lidhja e Komunistëve, ishin dy maja të fjalës kryengritëse në Televizion.

Në periudhën 1981- 1990, po edhe në vitet e pastajme, Kosova gjenocidohej vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Njerëzve tanë në atë kohë u digjej shpirti për atë që po ndodhte. Sa mbyllej një varr, hapej një varr i ri. Drejtësia për shqiptarët e shtypur dhe të poshtëruar nënpushtimin serb, nuk ekzistonte. Njerëzit dënoheshin pse kishin një lope të kuqe dhe një të zezë. Shqiptarët në atë peridhë nuk gëzonin kurrfarë të drejtash. Harta e Kosovës në ato vite kudo kullonte gjak. Këtë e kemi parë dhe ndjerë të gjithë.

Në vitet 1981-1990 i gjithë sistemi komandues në Kosovë ishte në duar të pakicës serbe. Demonstratat e pandërprera të studentëve, Grevat e minatorëve, grevat e të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet serbe, diferencimet në ndërrmarrje dhe shkolla,vrasjet e ushtarëve shqiptarë në ushtri, maltretimet e çdoditshme, helmimi i nxënësve, dhe poshtërimi i shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, bën që zëri i fjalës kryengritëse dhe fotografisë në Televizion të jetë më i hapur dhe më i drejtpërdrejt.

Marshi i madh i popullit, ose bashkimi i popullit për të mbijetuar në trojet e veta, ishte një heroizëm i paparë i popullit tonë, dhe një paralajmërim për kalim në Luftë. Ato pamje epiko-tragjike mbeten të papërsëritshme, dhe të pashprehshme. Televizioni i Prishtinës në atë kohë kudo ishte me popullin. Ekipet e televizionit brenda dhe jashtë studios në teren, bënin punën e duhur. Punonim ditë dhe natë. Koha s’priste për asgjë. Jugosllavia në çdo çast pritej të shpërbëhej. Çarja dhe thyerja e Jugosllavisë ( u pa ) ishte e përgjakshme. Inflacioni, nacionalizmi serbomadh dhe luftat nga ato çarje e thyerje, do ta shuanin përgjithmon Jugosllavinë, atë krijesë të komanduar nga serbët hegjemonist.

Në gjithë atë katrahurë, Kosova do paguaj çmimin më të lartë; 20 mijë të vrarë, mbi 1 milion të ndjekur dhe të dëbuar, mbi 1 qindmijë shtëpi të djegura, 25 mijë vajza e gra të dhunuara, dhe një popull i tërë i plaçkitur dhe i poshtëruar, nga ata që vrasjen kishin mësim. Në tërë atë ndodhje, TVP-ja bëri atë që duhej bërë, u mbështet fort në krahët e popullit. Kontributi i Televizionit të Prishtinës, dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është për t´u vlerësuar.

Ne s’bëmë asgjë më shumë se sa kërkonte vullneti i popullit, TVP-ja ra dëshmor si gjithë dëshmorët e kombit. TVP-ja u rrah, u ndëshkua, u vra, dhe u burgos, dhe më në fund u mbyll për veprimtarinë e saj patriotike, nga një desant që i bëri Ushtria Jugosllave. Prandaj, Unë kujtoj se TVP-ja dhe rreth 500 punëtorët e saj, e meritojnë një vlerësim institucional dhe një pllakë përkujtimore për kontributin e TVP-së, dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Publik i nderuar, rrugën nga kemi ardhur deriu këtu, askush s´ka forcë që ta mbyllë. Ajo rrugë e bërë me vuajtje jete, dhe dhimbje burgu, me ekzekutime aty për aty, me ndjekje dhe dëbime, me poshtërime e mërgime të detyruara, ngre pyetjen; sa thellë i ka hyrë plagës në trup njeriut tonë, popullit tonë. Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë, le të hapur konfliktin me serbët gjenocidistë.

Unë kujtoj shprehet Rexhep Kasumaj, se ka një heshtje të çuditshme kombëtare për atë periudhë të lavdishme të rezistencës sonë. Vërtet, harrimi i asaj rruge, nga kemi ardhur, nuk i bën nder, as RTK- së, as udhëheqjes së saj “harruese”. Deshën apo s’deshën RTK-ëistët, RTK-ja, rrënjët i ka në RTP, në dëshmoren e fjalës kryengritëse. Duhet thënë, se brenda RTK-së është një arkiv i tërë, i trashëguar nga TVP-ja, e që i jep frymëmarrje çdo televizioni!.. Këtë ese për Fjalën Kryengritëse në Televizion e kam bërë si përgjigje kundër harresës. Eseja vazhdon!..

Rrustem GeciDortmund, 2016