Lufta mes grupeve kriminale detyron edhe ministrat e brëndshëm të dorëhiqen…

0
334

Alfrida Marku – Dedgjonaj, juriste në Bashkinë LezhëFB, 27 tetor 2018

…ndërkohë, të rinjtë janë viktima më e madhe e gjithë këtij proçesi shkatërrues vlerash… si bashkëpunëtor apo gojëmbyllur.

Kur ministri i brendshëm jep dorëheqjen pa asnjë arsyetim institucional e profesional, është provë që çdo mekanizem apo strukturë shtetërore për rendin dhe sigurinë e ka humbur betejën përballë krimit!

Xhafa dha dorëheqjen për të mbrojtur familjen nga presioni i bandave kriminale. E tha vetë, në fjalën e tij të parë për mediat: “e nisa ditën me një kafe me bashkëshorten dhe mbesën”.

Xhafa është po aq i implikuar me krimin dhe grupet e strukturuara, po aq sa Rama, Tahiri, Balla, Dako, Kodheli, deputetët e drejtorat e PS-së. Bashkëpunimi me grupet kriminale, varësia e përfitimi i ndërsjellte është de facto PUSHTETI i secilit prej tyre. Secili ka bandat e veta, secili kriminelët e vet, secili territorin e fushën e vet të keq-ndikimit!

Pse Xhafa dha dorëheqjen pas arrestimeve të ditëve të fundit?? Mbase, këta të fundit ishin pjesë e oborrit Tahiri…

Megjithatë, dosja që po zbulohet dita ditës do të jetë prova më e fortë e bashkëpunimit dhe njëhsimit të kësaj qeverie me krimin e organizuar, në format më të tmerrshme të veprave kriminale: grupe të strukturuara kriminale për trafikimin e drogës, abuzimin me pushtetin, përvetësimi i pronës publike dhe cënimi i pronës private, presione, blerja e votës, cënimi i proçesit zgjedhor.

Juridikisht, jam pro respektimit të parimit themeltar të drejtësisë penale “prezumimit të pafajsisë” por, ky parim nuk vlen në ato raste kur faktet dhe bëmat janë botërisht të njohura.

E kam të pamundur të mos shprehem në lidhje me disa bashkëmoshatarë të mijë. Uroj që politika e kompromiseve dhe keqpërdorjes së të rinjve të mos ketë mbërritur deri atje, sa t’i detyrojë të implikohen, minimalisht në proçesin shkatërrues të blerjes së votës. E nëse e kanë bërë, nga padija, presioni, protagonizmi ose në fund të fundit edhe mund të jenë ndjerë të kënaqur me disa përfitime abuzive, nuk janë as më pak as më shumë sesa bashkë-shkaktarë të gjithçkaje po ndodh në Shqipëri sot.

E nëse ka ndodhur kjo, është koha për të mbajtur përgjegjësi dhe pastruar njëherë e mirë politikën e institucionet e Rilindjes nga ish-nxënësit e studentët mbetës, që u shndërruan në ‘gjeni’ të fushatave e “AS-a” të institucioneve!!

Gjendja është përtej trishtimit. Nëse një ministër i brëndshëm, i mbrojtur nga krimi, jep dorëheqjen nga detyra prej presionit të krimit… po qytetarët e thjeshtë sa nën presion janë përballë grupeve kriminale, që çdo ditë e më tepër fuqizohen?!

Kjo është arsyeja pse qindra mijëra shqiptarë vendosin të largohen e qindra mijëra të tjerë vendosin të heshtin.

Zgjidhja është një dhe e vetme:
Nëse qytetarët heshtin, flasin kriminelët!
Nëse qytetarët reagojnë së bashku, heshtin e mbyllin gojën kriminelët!