Bashkëqytetari im idiot-pikë

0
610

Tendenca për ta goditur shqiptarin në pikën e dobët, është vetëm tendencë serbe, ata historikisht janë ngjyer në këto “defekte”, kundrejt shqiptarëve për t’u sensibilizuar tek të tjerët, se ja kinse shqiptarët janë një popull që s’bëhen dot, as si komb e as si shtet.

Nga Bekim Rexhepi

Është veti e dobët të riradhitesh në kopje ose në plagjiaturë të asaj që e ka thënë Konica, por Konicë tjetër nuk mund të prodhon standardi i sakatëve si Nexhmedin Spahiu, dashamirësi i takimeve me serbët edhe ne Beograd, i pa ndjekur por i çmuar për broçkulla e tij kundrejt shqiptarëve.

E dija se do të arsyetohej me Konicën, por këto që i nxirri si defekte gjenetike të shqiptarëve, i ka marrë nga serbet dhe vetëm nga serbet. Aherë, serbet ose më qartë vetëm sllavët na urrejnë ne gjenetikë, një popull që shtiret të jetë popull, nuk është popull do ta vazhdonte ta thoshte bashkëqytetari im idiot Nehmedin Spahiu. Ne që e mbrojtëm krishterimin me Gjergj Kastriotin, ne qe i dhamë nënën më të madhe botës Shën (Nënë) Terezën nuk mund të quhemi popull, i suksesshëm.

Edhe Bill Clinton e thotë se kur njoha Nënën Terezë, fillova ta dua një popull qe është kaq i vogël, por që na dha një nënë kaq të madhe. Këtë e tha edhe ish kandidati për President John McCain, i cili kishte adaptuar një vajzë nga duar e Nënës Terezë. Këto janë merita të ati gjeni racor që kanë shqiptaret dhe që sensasivëve antishqiptar nuk u pëlqe ende. Përfundimisht, Nexhmedin Spahiu përfaqëson sensasivitetin antishqiptar, sepse nuk mund të marrësh broçkullat sllavo serbe dhe të godasësh tablonë rrethore të gjenit shqiptar.

Tendenca për ta goditur shqiptarin në pikën e dobët, është vetëm tendencë serbe, ata historikisht janë ngjyer në këto “defekte”, kundrejt shqiptarëve për tu sensibilizuar tek të tjerët se ja kinse shqiptarët janë një popull që s’bëhen dot, as si komb e as si shtet.

Nexhmedin Spahiu, i mirëprituri i debateve serbe edhe në Serbi, ka tallur opinionin e jashtëm dhe të brendshëm me tendencën për të dëmtuar kombin shqiptar, duke e ndarë atë edhe në një komb të ri – kosovar, pra duke dashur qëllimisht të shkaktoj defekte të tjera gjenetike se ja kinse shqiptaret nuk duan të identifikohen brenda një kombi por duan një komb të ri. Si mund të kuptohet kjo tendencë armiqësore ndryshe veçse armiqësi e brendshme.

Më qe unë jam mitrovicas dhe e njoh Nexhmedin Spahiun, ay nuk ka respekt qytetar sepse nuk e nderon asnjëri, sepse ka patricë serbe pas. Le ti themi hapur këti idioti se shqiptaret janë pra ata popull frikacak që i mbijetuan historisë tragjike për shkak të frikës! Le ti themi hapur këti idioti se shqiptaret janë ata dembelët që shtëpitë e tyre i ndërtuan dhe i zhdukën të gjitha gjurmët e luftës më shpejtë se ndonjë vend më i madh dhe më me shumë potenciale! Le ti themi hapur këti idioti se shqiptaret janë ata qe para shumë popujve rrënuar primitivizmin duke e ndarë humanizmin me të tjerët (Nëna Terezë humanistja me e madhe e botës)!

Le ti themi hapur këti idioti se shqiptaret janë më pak grabitqar se sa populli serb i Nexhmedin Spahiut, sepse nuk vodhën: Traktor, TV, Deviza, Stoli ari, Orendi shtëpiake, etj!, Le ti themi hapur këti idioti se shqiptaret janë ata qe ja filluan ne grupe e male sepse armiqtë e tyre i kishin të gatshëm snajperët si Nexhmedin Spahiun qe i vështronte natën e ditën, e për fat të keq kësi sensaivësh ka ende në Kosovë. Më vije keq dhe turp që qyteti im ka një bashkëqytetar idiot dhe pikë.