E RËNDËSISHME! SI TË GJENI KUSH JU “GJURMON” E PËRGJON PËRMES CELULARIT TUAJ

0
590

3 shtator 2018 nga Rrjetat.com

Siguria duhet të jetë gjithmonë prioriteti ynë. Me ndihmën e shumë pak kodeve, mund të zbuloni më shumë për të dhënat e celularit tuaj, si dhe të gjeni nëse mesazhet dhe informacioni juaj janë të mbrojtur, apo nëse po ju gjurmojnë e përgjojnë.

Me këtë kod, mund të gjeni nëse telefonatat, mesazhet dhe të dhëna të tjera po devijohen diku. Statusi i llojeve të ndryshme të devijimeve bashkë me numrin tek i cili po transferohet informacioni, do të shfaqen në ekranin e celularit tuaj. Ky funksion zakonisht vendoset ose nga partnerë xhelozë, ose prindër që përpiqen të mbrojnë fëmijët. Shpesh herë të moshuarit bëhen viktima të kësaj praktike, kur ia japin telefonin një të huaji që të bëjë një telefonatë. Nëse veprojnë kështu, rrezikojnë të japin informacion për vendin ku jetojnë, cilët janë miqtë dhe familjarët e tyre, zakonet dhe aktivitetet e përditshme, e madje edhe gjendjen financiare.

Bjerini këtij kodi dhe do të gjeni se ku po ridrejtohen telefonatat, mesazhet dhe të dhënat, nëse duket sikur njerëzit nuk arrijnë t’ju telefonojnë dot. Shanset janë që në këtë rast telefonatat tuaja po ridrejtohen tek numrat e operatorit të telefonisë celulare ku jeni abonent.

Ky është kodi universal për të çaktivizuar të gjitha format e ridrejtimit nga telefoni juaj. Eshtë ide e mirë ta përdorni përpara se të përdorni roamingun. Në këtë rast, nuk do ju merren para për telefonata të cilat ridrejtohen në postën tuaj zanore.

Me ndihmën e këtij kodi, ju mund të gjeni IMEI-in (International Mobile Equipment Identifier). Nëse dini këtë numër, mund të gjeni telefonin tuaj nëse dikush jua vjedh. Kur është ndezur, vendndodhja e tij do i përcillet menjëherë operatorit të rrjetit, qoftë edhe nëse vendoset një tjetër kartë SIM. Nëse dikush di numrin tuaj të IMEI, ata mund të gjejnë modelin dhe karakteristikat teknike të telefonit tuaj.

Ekzistojnë kode speciale me të cilët dikush mund të gjejë vendndodhjen tuaj dhe të përcaktoni nëse dikush po ju ndjek. Për këtë ju nevojitet “utility netmonitor”. Shtypni një prej kodeve të mëposhtëm:

për iPhone: *3001#12345#*

për Android: *#*#4636#*#* ose *#*#197328640#*#*.

Hapi 1: Shkoni tek UMTS Cell Environment dhe më pas UMTS RR info dhe shkruani të gjithë numrat që keni tek Cell ID. Këta numra janë stacionet bazë që ndodhen aty rrotull jush. Telefoni juaj do të lidhet automatikisht me atë që lëshon sinjalin më të mirë.

Hapi 2: Kthehuni tek menuja kryesore dhe klikoni në MM, më pas Serving PLMN. Shkruani numrat që ndodhen nën Local Area Code (LAC).

Hapi 3. Me ndihmën e këtyre dy numrave dhe një faqe interneti të zakonshme (tab-i i katërt nga e majta) mund të përcaktoni vendndodhjen në hartë të stacionit bazë me të cilin është lidhur telefoni juaj.

Duhet të jeni dyshues për stacionet bazë të lëvizshëm – mund të jetë një kamion apo një makinë e vogël me antenë të madhe. Këto lloj mjetesh përdoren në festivale rroku dhe në vende ku mbulimi me internet është i dobët. Nëse ka ndonjë pranë jush, pa ndonjë arsye logjike, është e mundur që dikush po ju përgjon. /RRJETAT/