Shkruan Asllan Dibrani
Organizata “Jeta Buron” me qendër në Kosove për persona me aftësi të kufizuara, e vendosur ne objektin në fshatin Gjinoc të Suharekës, po përgatitet përmes organizatave austriake me menaxheren zonjën Ganimete Bajraktari me qëndrim te përkohshëm në Austri. Ajo jeton më shumë se 20 vite jashtë vendlindjes sipas logos së me poshtme inicioj një ide që po e shndërron në realitet:
Kjo është logoja e organizatës e cila është e përfshirëse në mbarë Kosovën me një qellim që tu delet në ndihme kësaj kategorie njerëzish për nevojat e tyre.
Me ndërhyrjen tonë gjatë bisedës me znj. Ganimete Bajraktari se ç’përmbajtje ka kjo logo, ajo na përgjigjet me sa vijon:
– Kjo është simboli “Viktoria”.
Pamje e Logos së Organizatës “Jeta Buron” dhe domethënia
– Edhe kuptohet me figuracionet e pamjes së logos epet të kuptohet qe edhe të kjo kategori njerëzish nuk humb shpresa, por edhe “Jeta e tyre i ka rrugët e hapura”për të jetuar”. Pastaj ajo thekson se me këto tri ngjyra paraqesim simbolizime të ndryshme që gërshetohen njëra me tjetrën si për shembull.
1. Ngjyra e zezë paraqet familjet e prekur dhe të përballuara nga kjo gjendje me persona të sëmur në shtëpi.
2. Ngjyra e kuqe simbolizon ngrohtësinë që duhet të vjen në shtëpinë e të sëmurit nga ata qe e ndihmojnë dhe e organizojnë jetën e tyre më programet sipas standardeve që e kërkon shoqëria e Kosovës me një ekonomi jo të kënaqur.
3. Ngjyra e gjelbër është shpresa sinjalizuese për jetën e tyre. Shpirti i tyre duhet ushqyer me vullnet, gëzime dhe plane jetësore, po ashtu si natyra e gjelbëruar në kohën e beharit që lulëzon me lloj, lloj ngjyrash arome dhe bukurie.
Për familjet që janë në gjendje të trazuar shpirtërore përpiqemi qe te jemi ne shërbimin e tyre profesionalisht me qe ka të bëjë edhe me psikozën e tyre me çka personeli i ynë jemi të përgatitur në studimet e ndjekura në universitetin Vjenës në te cilën nuk do të kursehem qe atë dije ta plasoje ne të mirën e këtyre njerëzve dhe atdheut tim. Parimet tona janë qe këto familje të shndërrohen në qetësi, sadopak me synime që t’u kthehet buzëqeshja. Zonja Ganimete me që ishte rritur në një familje bujare dhe humanitare ,nga e cila atë përvojë shprehi me një gatishmëri dhe vullnet që ta ndihmoj atdheun e vet në forma të ndryshme. Aftësitë dhe shkollimin adekuat që e ka mbaruar në Austri për këtë fushë profesional me një përvojë mbi dhjet vjeçare, ajo bëri një analizë me punë praktike edhe në Kosovë, duke konstatuar një gjë shumë alarmante dhe shumë të nevojshme për ta ndihmuar këtë kategorie njerëzish me aftësi të kufizuar.
Zonja Ganimete Bajraktari me punën e saj të pa lodhshme hapi aktivitetin e vet në bashkëpunim edhe me shoqata dhe personalitete të ndryshme në Austri nga e cila shfrytëzon rasti ti falënderoj përmes këtij reportazhi dhe shpreh mirënjohje për kontributin e veçantë që kanë dhënë dhe japin si: familja Kammerlander, z. Maria Kurz, z. Helga Ilmayer, familja Lambert, dhe organizate humanitare që kanë ofruar ndihma për Kosovën.
-Ky aktivitet dhe hap i Ganimetes, afroj edhe shumë njerëz në Kosovë ,po te të njëjtës lami me profesione adekuate , hasën në mirëkuptim për hapjen e OJQ “Jeta Buron” me qendër në fshatin Gjinoc dhe selinë e cila ka në Prizren.
Pamje e objektit për persona me aftësi të kufizuara,i vendosur në fshatit Gjinoc të Suharekës
-Ma tutje zonja Ganimete thotë të gjithë me ndihmojnë që të arrihet synimi i ynë, ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovën.
OJQ “Jeta Buron” më, ka bërë gjurmët e para me organizimin e kurseve të rrobaqepësisë në Kosovë. Kjo organizatë ka ndarë 9 certifikata për kurs të rrobaqepësisë. Me këtë rast u bë edhe ndarja e disa makinave qepje ndihme nga OJQ “Jeta Buron” si bashkfinancues ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.
Ajo thekson ma tutje ma shumë përkrahje presim nga instucionet jashtë vendit, po ashtu edhe përbrenda Kosovës që të kemi një organizim për të shkuar ky projekt në të mirën e këtyre qytetarëve të Kosovës.
Zonja Ganimete ka kryer një serë aktivitetesh humanitare në Kosovë. Ajo ka bere grumbullimin e veshmbathjes, lodrave, fletoreve, ngjyrave dhe dhurata tjera për fëmijë dhe familje të ndryshme, sidomos për festat e fundvitit që i gëzoj shume fëmijët në Kosovë.
– Ajo thekson se nuk do të ndalet me kaq, por do të përhapi aktivitetin tim edhe në Gjermani me punë konkrete, sipas marrëveshjeve qe kemi ky projekt do të jetë i përkrahur edhe me ndihma dhe donacione te ndryshme… Ma tutje zonja Ganimete shton edhe këtë, duke theksuar se është shumë mirënjohës ndaj Xhemile Bajraktarit me familje dhe një rrethi shoqëror që u rreshtuan në aksione humanitare përmes organizatës sonë drejt Kosovës. Po që nuk e themi dhe nuk e falënderojmë firmën “Dibrani Transport”nga Shtutgarti i Gjermanisë, do t’i mbesim borxh me që qe morri pjesë në këtë aksion humanitar për transportin e veshmbathjeve si dhe kravatave medicional.
Për fund, s’na ngelet gjë tjetër, pos ta falënderojmë përzemërsisht zonjën Ganimete për kontributin e saj dhënë shoqërisë tonë kosovare. E urojmë edhe në të ardhmen që të ketë suksese edhe ma të mëdha. Aktiviteti i saj human dhe i nevojshëm për Kosovën,do të jete një mesazh i forte për çdo shqiptar ta ndihmojnë ketë projekt. Gatishmëria, vullneti dhe ndihma e juaj do të na nderojnë neve si organizator të këtij projekti dhe do ta gëzojnë këtë kategori njerëzish thekson ma në fund zonja Ganimete…
Për ta fuqizuar ketë ide, për zbatim në praktikë ju mund të kontaktoni drejtpërsëdrejti me zonjën Ganimete Bajraktarin përmes Email Adresës:
[email protected] ose numrit të telefonit edhe ne viber: 00436765036535.
Qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit është një fenomen madhor… Ai që punon për të mirën e njerëzimit, që synon t’i lehtësojë jetën njerëzimit e sidomos këtyre njerëzve me aftësi te kufizuara, është një vlerë dhe virtyt i madh për atë njeri, andaj edhe ky gjest dhe aktivitet i zonjës Ganimete Bajraktari mbetet një madhështi për te, si veprimtare dhe humanitare nga Austria që nuk e harron Kosovën!?.