NUK GUXON TË PREKET KUFIRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA SERBIA, DHE AS RUSIA…

0
477

Brahim AVDYLI:

Tanimë u bënë shumë vite që na e bjerrin tërë kohën të titulluarit “lider” të Kosovës e të Shqipërisë me reagime tonat, me shkrime të vazhdueshme, me disa polemika të shkurtëra apo të gjata, edhe në Facebook, për idealet tonat dhe gjërat të cilat askund nuk e zënë vendin e tyre. Shfletoni pak revistat, gazetat elektronike apo profilin tonë dhe i keni disa për t`i parë. Faqja ime është provizore dhe ka ndonjë gabim, http://www.brahimavdyli.ch, por ka disa shkrime të tilla. Lufta ka mbaruar qe 18 vite. Bashkimi kombëtar ishte për t`u bërë atëherë, nuk bëhet pas luftës.

Ne jemi shtet i lire, sovran dhe i pavarur, i njohur me pjesën dërmuese të shteteve. Pra, nuk ka ndonjë ndërrim “ta jap tokën shqiptare” me plot minerale e “po i marr disa toka shqiptare”, pa asgjë, për të “korrigjuar pak kufirin”, sepse kjo gjë as nuk mund të bëhet! As “shtete kombëtare” dhe as “shtete fetare nuk lejohen.

Globalizmi e ka përfshirë botën me ideologji e strategji, ndërsa multietniciteti dhe toleranca multifetare është e lejuar kudo, pa ultranacioalizmin, edhe Serb, dhe “izmat” e tjerë…

Ne, edhe njëherë po i kthehemi kësaj polemike. Dihet se luftën e kanë marrë në duar të vetat, por edhe politikën ditore, ata që janë në krye të politikës së vendit. Si e kanë marrë, e dinë ata, por ne nuk do të kemi njëherë punë të tillë me ta. Zëdhënës dhe analistë të UÇK-së, e edhe të “politikës” apo të gazetave, janë bërë zëdhënësit e shumtë, si spiujt të regjur të UDB-së dhe “politologë” specialë të Serbisë, si p.sh. Baton Haxhiu. Rusia, Greqia, Serbia dhe Lindja e kanë mbushur vendin tonë andej e këndej kufirit të Kosovës me spiunë të ri e të vjetër, me vegla të vetat, me mbajtës të gazetave elektronike, të cilët, nga dita në ditë po dihen më shumë. Përditë na botohen lista të tëra, me emra të tyre, dhe milionat që i marrin nga armiqtë më të rrezikshëm të kombit shqiptar…

Dihet, Edi Rama, Hashim Thaqi, dhe “Lëvizja për Bashkim”, por edhe të tjerë, si psh. në Kosovë, Kadri Veseli, bëjnë gabime kolosale mbi kurrizin e popullit të vuajtur e të shtypur shqiptar, duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kanë, për të “folur” bukur para paditurisë së masave të gjëra të popullit.

E diti populli i Kosovës apo nuk e diti, ai që di pak të marrë vetë lapsin në dorë e të lexojë, mëson se Kosova nuk mundet të prishet me pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore që ka ajo. Dhe, nëse di të lexojë e të pasurojë “diturinë” e vet, e di se mijëra vite me radhë është hambari i vërtetë i pasurisë së këtij vendi, edhe nëse e quajnë me emrin “dreç”, jo vetëm “Kosovë”, me emrin sllav. Por, nëse di të shkruajë e të lexojë pak, e di se të gjithë lakmitarët e mëdhenj të botës i kanë sytë e drejtuar kah Republika e Kosovës. Pse të gjithë lakmitarët e botës i kanë sytë e drejtuar këndej pari, dhe gënjejnë shumë, madje shumë dijshëm, dhe më dijshëm se sa të gjitha dhelpërat e botës, e dinë se çka ka nëntoka e Republikës së Kosovës dhe mundohen t`ia hedhin (ta mashtrojnë!) 90% të kombit shqiptar.

Ate çka e dinë të shkruajnë dhelpërat me laps, e nuk i hedhin me dhunë bombat atomike të Rusisë, duan t`i zhvatin minierat e Trepçës, e të cilat kanë qenë të mbushura jo vetëm me xehe, po me kufoma shqiptarësh. Prandaj, le ta dinë edhe këte se shqiptarët që i falë trefish Zoti i Madh më shumë këtu dhe i duhen asaj t`i nxjerrë vetë ato minerale, e të punojë, por nuk ka kopilhane si serbët, serpentët, të fshehtët, më të ligjtë e botës, e ajo është më e papta e botës e di të gënjëjë edhe botën e dijshme me historinë e tyre të gënjeshtarëve, jo të kombit, por konglomeratit serbian.

Kush është ai kopil shqiptar, i cili ka lindur nga zorra e flliqtë e gjatë e serbove, që guxon të shprishë prej këtuhit, madje në krye të vendit, këtë hambar të Republikës së Kosovës, për të kënaqur edhe mëtutje etjen serbe me pasurinë e saj? Kosovën e ka shqiptari apo iliri prej se kur e di njeriu tokën, të cilën ai e quante “Dardhania”, pra Mbretëria e Dardhanisë, e të huajtë mezi e shqiptojnë “dh” shqipe. Më me dëshirë e quajnë “Kosova” se sa Mbretëria e parë, nga e cila Serbia, prej sllavëve të kësaj ane, dinë të vrasin babanë e vet, se lere më tjerët, si p.sh. Stefan Nemanjiç. E kush është ai i praptë, i cili, sot, në shekullin XXI, di t`i falë toka të praptit, e cila e mbanë prej tij emrin “Kosovo”, e nuk do të thotë asgjë shqip, që është tokë shqipe, e shqiptarëve, e jo tokë serbe? Ai është kopil i tyre, edhe në qoftë se është në krye të vendit, dhe flet shqip!…

Ai që e di se çka është “globalizmi”, sikurse ka qenë më përpara “socializmi”, dhe më përpara “fashizmi”, si ideologji, e kjo e fundit e ka forcën që do të shkatërrojë botën, e kombet e vogla as që do ti njohë, e të gjitha do të flasin gjuhën e vetme botërore, e cila është gjuha angleze-jo shqipja, e dinë se botën e rregullon ai që i ka këto forca-jo qeveria e Kosovës. Po ta kisha unë forcën nuk do ta quaja kështu Kosovën, por do t`i nxerrja tokat tona Serbisë gjakatare, nga trualli i mbajtur me forcë deri në Beograd, e nuk do të më ishte pak, por do t`ia bashkoja tërë këtë tokë shqiptarisë, sikurse tokën tonë nën të ashtuquajturën gënjeshtare, në kulm të botës, Greqisë.

Nuk bëhet më “luftë” për 50 vite me radhë e le t`i dredhin flokët e tyre herë në të djathë e herë në të majtë dredharakët e Kosovës, sepse janë pak ata që njohin poli (a) tikën, por edhe më shumë marrin me dredhi prej Kosovës dhelpërat e Serbisë. Me tradhëti, me korrupsion, me dredhi e dhunë nuk qeveriset Kosova! Një „qeveri“ që nuk e gëzon pëlqimin e masave shumicë të popullit shqiptar të Kosovës, të cilit i prinë, me gjithë korrupsioinin e saj, ajo dëshmon se nuk është „qeveri“ e mirëfilltë. Një „qeveri“ e tillë nuk mund të shkojë të „bisedojë“ me armikun tonë më të rrebtë e antishqiptare, pra me qeverinë e një shteti të dokumtuar 10`000 herë si „qeveri e armikut“, e ai që në çdo fjalim të vetin, p.sh. në gazetat e djeshme të Kosovës thotë tekstualisht se “ka për qëllim të shtyejë përpara idenë e korrigjimit të kufijve me shtetin serb”, ku “Lugina e Preshevës e Preshevës t`i bashkohet Kosovës”, 1 pa marrë parasyve se nuk është “luginë e Pordhëve”, por rajoni i Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, që i thonë se është Kosova Lindore, apo “Shqipëria Verilindore”, dhe e ka për të marrë edhe Sangjakun e Serbisë, e jo të vendosë në ankand tokat shqiptare të Kosovës, me kundërshtimin tonë!

Tokat tona janë larë me gjakun e bijave e bijve tanë. Pasuria e mirëfilltë e Kosovës është mbrenda Republikës së Kosovës, e as një metër nga vendi i saj, si i ashtuquajturi “korigjim i lehtë” nuk mund t`i ipet matrapazëve të Serbisë!

Në qoftë se dalin në kokë të veten „kryetarët“ e „politikanët“ e Kosovës, dhe të flasin në „emër të Qeverisë“, le ta dinë se u bie automatikisht mandati i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Çdo “pazar” i tyre me Serbinë anulohet prej nesh!
Me tradhëti, me korrupsion, me dhunë e dredhi, edhe njëherë po e themi se nuk qeveriset Republika e Kosovës!! As “korigjim i lehtë” me Serbinë nuk mund të vie në shprehje!!!…

Me të drejtë “pazarin” e kufijve në Kosovë e ka nisur Edi Rama, po e vazhdon më tutje Hashim Thaqi, në frikën Gjykatës Speciale, të turbulluar e të nxitur nga serbofili Baton Haxhiu, për të kënaqur lojën e pistë të pisit të madh të Sebisë, Alesandër Vuçiqit2 dhe për të hapur një korridor të dhelpërës së madhe dinake të Rusisë, me emrin e vet Vladimir Putin. Janë dhënë të gjitha dhe është shpluar koka e tyre, pas 24 viteve (e kanë vrarë njeriun kyq të UÇK-së dhe janë kyqur vetë, pa i ndalur sulmet në Shefin e Shtabit, prej 1994!).

Këtu duhet futur i terë bishti i PDK-së në Kosovë, koka e klanit kriminal të Kosovës, partnerët e tyre në korrupsion të ndytë, i cili lidhet me Hashim Thaqin, a vazhdon me Shpend Ahmetin & CO.

Me “Lëvizjen për Bashkim”, dokumentin programor të “Këshillit të Përgjithshëm” do të merremi në një shkrim të veqantë. “Platforma politike për zgjidhjen e përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe” është jashtë kontekstit historik dhe shumë i vonshëm, pra e thënë pas kohe, me të meta të mëdha historiko-shkencore dhe aktuale.

Ne, po i kthehemi tekstit tonë dhe po e themi se politikanët i kanë gjetur disa individë nga “Bashkësia Ndërkombëtare”, të cilët do të flasin siç ia do rasti Serbisë, Rusisë, e Bllokut të Lindjes, por mos të harrojnë se të gjitha “referimet” e tyre janë dokumente të kohës sonë e do të gjykohen se a kanë pasur “të drejtë” të flasin kështu apo jo. Bashkësia Ndërkombëtare është kundra këtyre “opcioneve” të Lindjes, pra bllokut të KGB-së. Hashim Thaqi dhe Edi Rama e kanë bërë të ditur se bashkëpunojnë me Bllokun e Lindjes. Kështu janë të lidhur edhe me Turqinë, pa NATO-n. Në këtë mes e kanë deomos Greqinë, sado që kanë dispropocione, e janë NJË.

Republika e Kosovës është shtet legjitim, i pavarur, demokratik perëndimor e sovran e nuk ka çka të thotë Serbia, nëse e do edhe ajo Europën. Na e njeh apo nuk na njeh pavarësinë Serbia, nuk ka rëndësi për ne. Kemi luftuar edhe ne me te, kështu që nuk është determinante “njohja” apo “mosnjohja” e saj, sepse ish “Krahina Autonome e Republikës Socialiste të Jugoslavisë” është ngritur në rangun e Republikës. Pjesa shqiptare e mbetur nën Serbi duhet të ngritet një këmbë më lartë, si krahinë e autonome e Republikës së Serbisë, e ta ketë të drejtën e vetvendosjes. Kështu siç është lënë kjo “krahinë”, të cilët e quajnë “Lugina e Preshevës” nuk mund të “bashkohet” me Kosovën, pa e prishur kufirin e saj!…

Kjo është e qartë! Të tjerat do t`i themi më vonë…

Shënime:
1. Shikoni gazetën „Zëri“, 23 tetor 2013, në http://www.zeri.info, faqe 3.
2. Shikoni gazetën e djeshme „Kosova sot“, në http://www.kosova-sot.info, të datës 23 tetor 2018, faqet 1, 2. 3. 4, dhe 6.