Lutfi Coka
Shqiptaret jane si macet ne thes.
Po t’i mbyllesh ca mace ne nje thes
a ne nje vend
Nuk shqyejne thesin per te dale jashte
Po zihen nder vete
Duke ngrene njeri tjetrin…
Djemte e shqiperise
Tani si zogjt e qyqes.
Neper bote sillen
Si lypes!…
Kush nuk ka besim
Te tjetrin njellos,
Kush nuk ka moral
tjetrin perdhos..
Njeriu ushqehet
Me ushqime plot,
Bisha ushqehet
Me turi çka rrok!
Njeriu vleresohet
Nga mendja ne koke,
Ai gjithemone ka afer
Ate qe e kupton.
Zemra eshte
Si pompe gjaku,
Po ke kujdes
Nga infrakti!
Emisaret shetisin
Boten.
Spekulojne me goje
Sa ndyjne token.
Struktura shtet banal
Kur gomari behet mbret,
Me ushqimin vital
Na gjeti ne te shkrete.
Thika ther vendimin,
Ther artin edhe fjalen.
Por… mos harro,
Ther djalin e vajzen.
Ne Demokraci
Ne leter Liria,
Degjenerim i njeriut
Shkaterrohet rinia.
Lufta per pushtet
Tmerresish zhvillohet,
Barkmedhenjte flagrant
Kudo zgjerohen.
As gje mos vendos
Mire pa e sqaruar,
Ndryshe s’je i mecur
Ke per te gabuar.
Une jam i mencur,
Jam i shkathte,
Jam trim
Jam shume i afte…
Trim e i mençur eshte Ai:
Kur meson, Kur punon,
Atdhe, komb e baba
Me zemer e nderon.
Lufta mes territ e drites
Eshte fundi i jetes.
Prandaj bijte e nenes
Largoni terrin e nates.
Pse duhet detyra?
Pse duhet puna?
Nje here t’ju shfrytezojne
Pastaj vjen dhuna…
Syri ne drite,
Koka ne terr,
Me elektroshop
Per ide te ben terr.
Betimet e bera
Nuk shuhen,
Ne zemrat e heronjeve
Jetojne…
Njeriu ka te drejte
Per çdo gje te dyshoje,
Pa te verteta ,pa fakte
Asnje te mos denoje.
Burgu i syrit—Mungese e drites se diellit.
Terri i syrit—Varri apo burgu.
Mungesa e drites—terr i syrit,
Tirania eshte tmerr i shpirtit.
Drita e diellit te ben
Te shohesh shohesh rrugen.
Te hapesh hapin
Pa liri te ndal vrapin…
Fuqia e njeriut eshte
ne ate qe beson,
Per liri te Kombit,
Kosiderat krijon.
Vlera e njeriut
Ne ate qe krijon,
Ndergjegje e plot
Per Atdhe krijon.
Gjarperin e dhelpren
E sjell shejtani,
Thumin mbrapa kem
Dreqin e ke mren…
Dhuna mbi varre,
Eshte roberi.
Digjet si zjarr
Kerkon Liri.
Ne roberi skllaverohet jeta,
Ne rini s’ka vlere puna.
Per ne qendron dhuna,
Nuk dihet si eshte vepra.