SHKONI NË RROTË TË SAMËS, SE SHQIPTARËT DO TË MBETEN KËTU

1
684
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

Më 1944, edhe pse shqiptarët luftuan më shumë se të tjerët për çlirimin e Maqedonisë, ata u mashtruan nga politikanët e asaj kohe, për pak pushtet, privilegje dhe interesa personale. Më pastaj, u tha se nuk është koha dhe nuk lejojnë rrethanat për sigurimin e barazisë së plotë të popullit shqiptar në ish Republikën popullore (socialiste) të Maqedonisë nën ish Federatën Jugosllave, meqë kështu deshi Serbia dhe Rusia.

Më 1991, edhe pse shqiptarët kanë pasur status të popullit shtetformues sipas kushtetutës së vitit 1974, u degraduan në pakicë kombëtare, me ndihmën e politikanëve të tyre të shitur, sërish për pak pushtet fiktiv dhe privilegje personale.

Më 2001, edhe pas sakrificave të mëdha të popullit shqiptar dhe arritjes së një marrëveshje me ndihmën e faktorit ndërkombëtar (e njohur si Marrëveshja e Ohrit), me të cilën u ndërpre konflikti i armatosura dhe u sigurua një nivel më i lartë i barazisë së shqiptarëve në Maqedoni, politikanët tradhtarë dhe të shitur, për pak pushtet fiktiv dhe interesa personale, e kontabanduan edhe këtë marrëveshje, lejuan të ndryshohet Preambula e kushtetutës, ndërsa për zëvendësim të emrit shqiptar dhe të gjuhë shqipe pranuan që shqiptarët të cilësohen si përqindje, 20% e banorëve, përkatësisht 20% e atyre që e flasin këtë gjuhë, edhe pse gjuha shqipe është më e vjetra ndër gjuhët, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në botë! A ka turp më të madh se ky, kur vendlindja e alfabetit të gjuhës shqipe është qyteti i Manastirit në Maqedoni?!

Më 2017, kur u arrit Marrëveshja me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit të shtetit, politikanët shqiptarë heshtën si hutat, për ta shpëtuar lëkurën e tyre prej agjentësh të huaj, thellësisht të korruptuar dhe me dosje të trasha të krimeve gjatë qeverisjes në pushtetin e mëparshëm.

Më 2018, tani kur duhet të bëhen ndryshime të mëdha, me emrin e ri të shtetit dhe konceptin e tij, integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe euroatlantike, vetëm për t’i mbajtur pozitat e tyre në pushtet, për ta shpëtuar lëkurën e tyre të shitur për daulle të interesave sllave e greke, sa nuk e kanë shpallur hapur shkrirjen (bluarjen) e shqiptarëve në popull tjetër dhe në partitë e tyre, LSDM dhe OBRM, duke i lënë në harresë të drejtat kolektive të shqiptarëve, të cilat duhet të garantohen përmes ndryshimeve të reja kushtetuese.

Si mund të shpjegohet që përherë të mos jenë rrethanat e përshtatshme për realizimin e të drejtave të ligjshme të popullit autokton shqiptar në Maqedoni, si më 1944, 1991, 2001, 2017, 2018, ndërsa përherë të jenë rrethanat e përshtatshme që populli sllav në Maqedoni të krijojë shtet dhe t’i realizojë aspiratat e tij historike, edhe në territoret etnike shqiptare, në trojet e të parëve tanë pajonë, maqedonas, ilirë, dardanë, me të cilat asgjë nuk kanë të përbashkët sllavët dhe grekët, aq më pak maqedonasit e sotëm, përveç pazareve të turpshme me mercenarët dhe tradhtarët shqiptarë, të vjetër dhe të ri?!

(23.X.2018)

1 KOMENT

  1. Abullah al Mehmed,

    Po ju citoj “A ka turp më të madh se ky, kur vendlindja e alfabetit të gjuhës shqipe është qyteti i Manastirit në Maqedoni?!

    Po te informoj per kete pyetje: ka edhe me turp… sepse turpi me i madh eshte se sot ne vitin 2108 ende ka SHQIPTAR, qe bartin emra dhe mbiemra ne gjuhe joShqiptare… per shembull : Abdullah, Mehmet, Novosella, Starosella, Mahmuut, Hysen, Hashim, Gllavurda, Hyseni, Gllavica, Zabrgja, Potoku, Hasani, Zhilivoda, Idrizi, Muuutivoda, …edhe qindra te tjere… e ky eshte turp me i madh se Manastiri…
    Edhe une e kam pasë emrin dhe mbiemrin ne gjuhe araboshkavelle… por nuk e kam me.

    MAHMUUT GLLAVURDA… convert to : DARDAN GASHI… 28€… dhe vullneti per te e mderruar…

Komentet janë mbyllur.