Milazim F. Kadriu “ Flakadani i lirisë”, 2012 & “Uragani i lirisë”, 2017
Ahmet Ahmeti
Në memorien e entuziastëve të poezisë lindin ide të duarnduarëshme ja një e tillë poeti Milazim F. Kadriu një pendë e vëmendshme hapëroi me një iniciativë sa humane aq edhe njerëzore hiq më pak edhe artistike dhe me vlera, gjurmoi anë e kënd trojeve etnike shqiptare ku sakrifikoi kohen, mundin dhe djersen besa edhe anën materiale dhe vuri një gurë në murin e poezisë sonë gur por të latuar dhe gdhendur artistikisht mirë me intuitë të një punëtori artistik, me shije të hollë përzgjodhi dy vëllime poezish me shijen e nektarit të vëmendshëm ku dolën dy përmbledhje poezish të sofistifikuara, poezi të shkruara nga poet të kalibrave të ndryshëm shqiptar.
Poezi që të nxisin kureshtjen, të zgjojnë ndjenjat të prekën thellë në sedër, poezi të shkruara me afshin poetik që pikojnë gjak lirie, poezi të sintetizuara mirë në rrafshin artistik që rrahin një periodë jo fort të largët kohore por shumë të bujshme me plot ngjarje dhe peripeci ku një brez një brez i të rinjve e kuptoi gjendjen e vështirë të popullit të nëpërkëmbur dhe dolën dhe thanë “boll më” këtyre entuziastëve dhe pinjollëve të lirisë u priu një djalë që zoti e kishte fal dragua i lindur dhe rritur në Malësi të Gollakut, Tuquricë të Orllanit. Të themi se strumbullar i gjithë këtyre lëvizjeve rinore që një djalosh syshkruar dhe sypatrembur që vuri koburen në brez dhe i doli ballë për ballë dushmanit.
Veprat e botuara kanë karakter festiv 55 vjetorin e lindjes së Zahir Pajazitit dhe 20 vjetorin e rënies së Zahirit me shokë në altarin e lirisë, trimit të paepur për liri, trim që të përkujton trimat e Jutbinës.
Po edhe poezitë e zgjedhura janë shkrua me mjaftë përkushtim, vargje të dala nga thellësia e zemrës, ndonjëherë këto vargje pikojnë lot dhembje dhe pikëllimi por edhe krenari dhe mburrje, sa pak është ndërmarrja e të gjallëve krahas veprës së heronjve të lirisë të thurur në vargje, po sado pak është një uverturë që mos të mbuloi pluhuri i harresës këta varguj të lirisë.
Pra këto dy vepra poezish themi janë një statujë (përmendore) në vargjet për të rënit e lirisë.
Poezitë thuaja se të gjitha trajtojnë temën e njëjtë, brumë i ngjashëm veprat poetike mbajnë edhe tituj simbolik.
“Flakadani i lirisë” dhe “Uragani i lirisë” sinonim i përmbajtjes së poezive. Uragani i lirisë finalizohet me Flakën e lirisë.
Vërtet sintetizim i qëlluar i këtyre fjalëve që kulmon me liri që e shijojmë ne të gjallët por pa mitizuesit e lirisë, ata jetojnë me ne.
Poezitë e këtyre dy vëllimeve janë shkrua me ndjenjë të hollë, përkushtim të veçantë i përcjell loti i dhembjes dhe gëzimit, me rreze dielli lirie që zgjojnë hirin e fokës siç thotë një poet andej pasi Gani Hamza apo një poet tjetër: Citoi “rrugët e të rënëve i himnizon me” lidhje e udhëve me një ylber apo Fehmi Berisha thotë: “Ratë të mplakur u zgjuat të rijnë”.
Poezi që zgjojnë emocione te lexuesit, poezi të shkruara me figura të zgjedhura stilistike si Shqiponja Axhami citoi : “U drodh ai Drini i Bardhë, sperkatlen e ujit ia la zgalemit lot në ballë” çfarë parodie e poezisë ose autorja e poezisë më tej thotë: “Pajë çdo pikë gjaku u bë me këmbë, o zemër kreshniku që ndave rininë me lirinë.
Sakrifikim sublim i një të riu me ideal të lartë kombëtar, rinin e shkrirë për lirin e popullit të vet.
Fuqia poetike është koncepte në brendinë e poetëve në qenien e tyre poetike që të shpërthehej me një erupsion të hovshëm poetik mjaftë fuqishëm sikur te disa poet ekzagjeron në qenie mitike si mbinjeriu disa poet shquhen me fuqinë e ndjenjës. Poezitë e vëllimeve të bëjnë për veti në radhë të parë me fuqinë, thelluesin dhe çiltërsi e ndjenjës me intensitetin e lartë që shpërthen në brendinë e poetëve por jo të të gjitha poezitë. Poezitë e vëllimeve sikur nuk formësohen në kokë por thellë e më thellë në shpirt e kur poezitë dalin nga shpirti janë shumë më të fuqishme artistikisht.
Në poezitë e dy vëllimeve akcentohen trimëria dhe përkushtimi ndaj atdheut si virtyte më të larta të njeriut.
Poetet me poezi bartin të mirën e cila triumfon ndaj të keqes e këtë triumf e realizojnë të rënit për liri që mundin të keqën, falë vetëdijes së lartë të rënëve për liri, vargjet janë autentike dhe metaforike. Poezitë janë shkrua me mjaftë emocianalitet për trimat e lirisë. Përpjekja e tyre është themi jashtë njerëzore me vetëdije të lartë patriotike kështu që imperativ i tyre është lufta për liri, duke u vetëflijua në altarë të lirisë.
Këto poezi janë apoteozë e lirisë dhe pavarësisë me moral të lartë liridashës. Këta djem me veprën e tyre bëjnë që populli të merr frymë lirshëm, historia e tyre është plotë gjak, kufoma, varre në një anë e në anën tjetër ngadhënjim krenari. Në poezi luftëtarët ngritën në simbol kombëtar. Këta s’duan të shohin asgjë pos ngadhënjimit, moral i lartë ku poetit s’kursejnë figura artistike për të himnizua deri në mit.
Në poezitë për heroin ka fuqi, trimëri, bujari, nder, patriotizëm.
Pra në poezitë për të rënit për liri vdesin njerëzit por nuk vdesin orvatjet dhe pësimet e tyre. Vdekja e luftëtarëve është vdekje e famshme që gjithnjë lindje më e madhe. Në fund autori ka bë një punë titanike për një legjendë të lirisë. Të themi i lumtë për iniciativë dhe i dëshirojmë suksese të reja në krijimtari dhe iniciativa të reja për vepra tjera.