Shpirti i shitur i kryeakademikut!

1
2123

Shkruan: Florim Zeqa, 22.10.2018

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 2009, ishte kohë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, koha kur kishte përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, përkatësisht ishte momentumi politik në prag të balotazhit. Nodhesha në një lokal në qytetin më të vogël të Kosovës, aty afër tavolinës ku pinim kafe me një mik timin, bisedonin dy qytetar, ku njëri prej tyre ishte kryetar i degës së LDD-së, ndërsa tjetri qytetar i thjeshtë.

Kryetarit i cingërronte parreshtur telefoni, ndërsa qytetari i befasuar e pyeti çfarë po ndodhë, ai u përgjigj; “Po më thërrasin dy partitë (AAK dhe PDK) për balotazh”. Qytetari i tha mos shko me asnjërën, ndërsa kryetari i entuziazmuar ia ktheu; “Me njërën gjithsesi, ngase na ka thënë kryetari (duke aluduar në akademik Nexhat Dacin), shituni, por mos u shitni lirë”!

Kjo thënje më kishte bërë përshtypje, andaj për të vërtetuar këtë mjerim të akademikut, disa ditë më pas bisedova me një liderë tjetër lokal të LDD-së, i cili m’i tha të njëjtat fjalë për shpirtin e shikur të akademikut!

Nuk ka mjerim më të madh, kur logjika e shitjes së shpirtit buron nga koka e një akademiku

Ngjarja e mësipërme konsiston në përiudhën, kur anija me targat e LDD-së, nën udhëheqjen e “timonierit” akademik Nexhat Daci kishte filluar të fundosej më shpejtësi të madhe. Përderisa elita intelektuale e braktisnin “anijen” e Dacit në fundosje e sipër, qytetarët e mashtruar kishin mbetur të hutuar, e kishin të vështirë të besonin në tradhtinë e akademikut!

Pavarësiht faktit, se a është e madhe apo e vogël, hajnia është hajni, edhe tradhtia është tradhti!
Në kohën kur akademik Daci ishte kryetar i Kuvendit, gjatë një vizite jasht vendit lakmia ia kishte vërbuar sytë. Edhe pse hajnia ishte e përmasave të vogla (një palë syze prej disa qindra eurosh), ishte zyrtari i parë i lartë shtetëror që u ulë në bankën e të akuzuarve për abuzim me buxhetin e shtetit.

Thika pas shpine e akademik Nexhat Dacit ndaj LDK-së pas Kuvendit të gjashtë ishte tradhtia më e madhe ndaj elektoratit të LDK-së dhe dëmi më i madh për vendin. Ngase nga ai moment u thye raporti i forcave politike në vend. Forcat progresive e muarën tatpjetën, ndërsa krimi i organizuar dhe antivlerat shënuan fillimin e ngritjes në piedestalin politik.

“Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, vazhdimësi e librit autobiografik të Hashim Thaçit

Bazuar në raportet e shkëlqyera dhe simpatinë që kryeakademiku e ka ndaj njeriut më të urryer në Kosovë, presidentit aktual të vendit Hashim Thaçi, pashmangshëm të menduarit logjik të dërgon tek konstatimi logjik se libri i ri i kryetarit të ASHAK-ut “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, është vazhdimësi e librit vetëlavdërues të Hashim Thaçit, përkatësisht e njeriut më vetëlavdërues në trojet etnike, në këtë rast e akademik Nexhat Dacit, i cili, sikurse idoli i tij Hashim Thaçi, çdo veprim apo lëvizje politike në vend e lidh me emrin e tij.

Në kohën kur askush në Kosovë nuk e do dhe nuk i beson më Hashim Thaçit, është shpirti i shitur i akademikut që i del në mbrojtje, duke akuzuar elitën intelektuale të vendit që po kërkojnë dorëheqjen dhe largimin e Thaçit nga pushteti për ta shpëtuar shtetin nga ndarja territoriale dhe zhbërja fizike.

“Është koha të realizimin të shtetësisë së plotë të Kosovës, e jo për kur po i mbajmë zgjedhjet dhe kur po e rrëzojmë presidentin dhe qeverinë. Si është e mundur në një vend që nuk ka lëvizje të lirisë krejt koha të shpenzohet për këtë”, kishte thënë ndër të tjera Nexhat Daci në përurimin e librit të tij.

Jo vetëm kaq, kryeakademiku është bër sponsor dhe mentor i idesë së Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës. Nexhat Daci, sikurse dikur nën maskën e rugovizmit që e ndau LDK-në, ai sot nën maskën e Luginës së Preshevës po e ndihmon Thaçin në ndarjen e Kosovës.
A ka mjerim më të madh sesa justifikimi nën mashtrim i akademikut, kinse po angazhohet për çlirimin e Kosovës lindore (disa fshatrave të Luginës së Preshevës) nga Serbia!

Këmbimi i disa fshtrave të Luginës me Trepçën dhe Ujmanin, përveqse marrëzi dhe mashtrim, është tradhtia më e madhe e shekullit që po kurdiset mbi kurrizin e trojeve etnike shqiptare, gjegjësisht shtetit të Kosovës në veqanti.
Kësisoji, akademik Daci përveq mbështetjes së idesë serbe për ndarje të Kosovës u bë krah i pushtetarëve të inkriminuar, u bë krah i shundit e kiqit, u bë krah i turpit e hiqit në Kosovë.

Nuk është risi dhe as befasi pozicionimi i akademik Dacit në anën e pushtetarëve aktual. Timonieri i anijes së fundosur dardane dhe plaku i Tërrnocit për interesat e tij personale është i gatshëm të bëhet edhe me vetë djallin për përfitime materiale.

Paraprakisht emërimit nga politika të Nexhat Dacit për kreun e ASHAK-ut në mesin e dhjetorit 2017, kryeministri aktual i vendit Ramush Haradinaj, me 1 nëntor të po atij viti e kishte emëruar djalin e akademikut, Arian Daci në pozitën e zëvendësministrit të Diasporës.

Lidhjet e akademikut me “krahun” e luftës janë të mëhershme

Asgjë dhe asnjë fshehtësi nuk mbetet enigmë përgjithmonë! Sado që të jenë të maskuara dhe kamufluara veprimet, vjen një ditë kur del në sipërfaqe e vërteta për secilin njeri pa marr parasysh postin politik, titullin shkencor apo gradën ushtarake.
Numri dhe përbërja e pjesmarrësve në promovimin e librit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, e autorit Nexhat Daci, e tregoj më së miri rolin dhe pozicionin e “krye akademikut” nga Tërrnoci.

Nuk ka mjerim më të madh për një akademi të shkencave, kur kreu i saj ndjehet i nderuar me prezencën e injorantëve dhe analfabetëve në promovimin e një libri, po citoj: “Prezenca e Thaçit dhe Haradinajt është një nderë të veçantë për ASHAK-un” (Nexhat Daci)
Ata që ndjehen të nderuar me politikanë të korruptuar dhe tejinkrimuar nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës dhe as institucionit të ASHAK-ut në veqanti.

Ne fakt, kjo çka po ndodhë me ne shqiptarët është mjerim! Kemi gjysëm shtet me pushtetar të inkriminuar, kemi arsim, shumë universitete dhe akademi të shkencave por nuk kemi arsim cilësorë, kemi gjykatës e prokuor por nuk jemi të barabart para ligjit, kemi shëndetësi por nuk kemi mjekim për qytetarët,…por kemi me bollëk korrupsion, kriminalitet, keqpërdorim të parasë publike (vjedhje të buxhetit të shtetit), haraç, nepotizëm, klientilizëm,…etj.

Mbrojtja e integritetit personal e familjar, është mbrojtje e identitetit njerëzor

Është momenti i fundit që populli t’i thërras mendjes dhe të zgjohet menjëherë nga agonia e gjumit të thellë, ndryshe do të bëhet vonë për çdo gjë!
Pasi jo të gjithë qytetarët e këtij vendi mund të bien në nivelin e kryeakademikut për ta shitur shpirtin, gjegjësisht integritetin personal e familjar tek pushtetarët e korruptuar dhe tejinkriminuar.

Nëse sot nuk i ndalet hovi të keqës që na ka mbërthyer, nesër mund të bëhet tepër vonë! Mbetja edhe më tutje e këtyre kusarëve politikë në pushtet, do të thotë ngulfatje e jetës për njerëzit e ndershëm në këtë vend.
Kënaqësi për të jetuar në vendin e korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të ndjejnë vetëm të shantazhuarit dhe sahanlëpirësit e pushtetit.

Ndërsa të pakënaqurit e kanë vetëm një rrugë, atë të largimit pa kthim nga atdheu i tyre!
Ai i cili nuk e mbron integritetin personal dhe familjar nuk mund ta mbrojë atdheun e vet, përkatësisht integritetin dhe sovranitetin e shtetit ku jeton.

Daci për shërbimet ndaj pushtetarëve aktual, përveq punësimit të djalit në qeveri, emërimit në krye të ASHAK-ut dhe beneficioneve tjera të shumëta, së fundmi u shpërblye edhe me botimin dhe promovimin e librit vetëlavdërues dhe nënçmues ndaj të tjerëve.
Sikur është krijuar përshtypja e përgjithshme qytetare, se në të gjitha institucionet e të shtetit të kapur nuk ka mbetur vend më për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarët e devotshëm!

Ata që keqpërdorin paranë publike, janë shtresa më e ndyrë e kombit tonë!
Turpi bie edhe mbi ata që zgjedhin dhe mbajnë në pozita udhëheqëse abuzuesit, hajdutët e kriminelët e gjitha llojeve e ngjyrave!
Shteti i Kosovës është bërë ‘nënë’ për kriminelët dhe ‘njerkë’ për qytetarët”.

1 KOMENT

  1. Muslimani Nexhat Daci eshte fake news akademik i komunizmit… dhe nuk e Meriton titullin akademik por ahmakdemik.

    Ky eshte nje pis, qe per 20 euro e shet kombin.

Komentet janë mbyllur.