TË GJITHA FORMAT E KRIMEVE TË GJENOCIDIT JANË KRYER NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

1
831
Abdulla Mehmeti

POR ASNJË RAST PREJ TYRE NUK ËSHTË DENONCUAR DHE DËNUAR NË GJYKATAT NDËRKOMBËTARE!

Abdulla Mehmeti

Kjo flet shumë për „atdhatarizmin” tonë verbal dhe folklorik!

Pa çka se kemi shumë organizata, shoqata, lidhje, parti, lëvizje…dhjetëra biznesmenë të fuqishëm, të cilët as vetë nuk e dinë sa peshon pasuria e tyre!

Ata që nuk duan dhe dinë ta mbrojnë qenien e tyre, ia lehtësojnë punën armikut në realizimin e qëllimeve të tij!

* * *

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e cila është ratifikuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuar, më 9 dhjetor 1948, e hyrë në fuqi më 12 janar 1951, përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloi Gjykatën e Krimeve Ndërkombëtare.

Konventa (në nenin 2) e definon gjenocidin si „cilëndo nga veprat në vazhdim, të kryera me qëllim të shkatërrimit të plotë ose të pjesërishëm të një grupi etnik, racor, ose religjioz: si:

(a) Vrasja e anëtarëve të grupit;
(b) Lëndimi serioz trupor apo mental i anëtarëve të grupit;
(c) Shkatërrimi i qëllimshëm i kushteve jetësore të llogaritura që sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;
(d) Marrja e masave për ndalimin (kufizimin) e lindjeve brenda grupit;
(e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin.

Jo më pak se këto forma të krimeve të gjenocidit të kryera nga ish regjimi komunist mbi shqiptarët në Maqedoni, në mënyrë të fshehtë dhe me metoda tepër të sofistikuara, përbëjnë edhe masat ligjore të ndërmarra nga ai regjim për ndalimin e lindjes së fëmijës së TRETË, nga prindërit me përkatësi etnike shqiptare, masa të cilat janë zbatuar një periudhë të gjatë mbi shqiptarët në Maqedonisë, madje në kundërshtim edhe me Kushtetutën e ish RSFJ të vitit 1974 (neni 191)* dhe me konventat ndërkombëtare**, por që edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të pandërshkuara nga pushteti aktual, si trashëgimtar i atij regjimi jodemokratik, johuman dhe kriminal, së paku përmes një kërkimfalje, një deklarate zyrtare, apo në një formë tjetër institucionale, përmes së cilës pushteti aktual i këtij shteti do të distancohej nga e kaluara komuniste dhe krimet e atij regjimi.

Për këtë, pushtetin aktual në Maqedoni, sidomos faktorin politik shqiptar, e obligojnë edhe dy Rezolutat e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve nga ish regjimi komunist.

(22.X.2018)

1 KOMENT

  1. Me kushtetuten e vitit 1974 ty edhe te gjithe SHQIPTARVE ne Maqedoni iu lejohet me pase emra SHQIP e jo emra araboturkoshkavellik sikur qe e ke ti o Abdullah al Mehmed

Komentet janë mbyllur.