Av. Sergjio Mazreku, në kërkim të rrënjëve dhe degëve të dy familjeve historike

0
760

Në foto: Aqif Pashë Elbasani dhe Luigj Gurakuqi

Trashëgimia e vlerave, nga Luigj Guakuqi te Aqif Pashë Elbasani

Nga Dukagjin Hata

Kur kërkon gjurmët e të parëve të tij, Avokat Sergjio Mazreku mbushet me një dritë të brendshme shpirtërore dhe motivimet e tij shpirtërore, intelektuale e njerëzore shkojnë drejt hulumtimit të gjurmëve të tyre në kohë.

Av.Sergjio Mazreku gjithçka që ka arritur në jetën e tij ia dedikon trashëgimisë së vlerave historike e njerëzore, shenjave në analet e kujtesës sonë kolektive, të dy familjeve historike, njëra në Shkodër-Mazrekët- dhe tjetra në Elbasan-trungu historik i Aqif Pashë Elbasanit.

Në foto: Av. Sergjio Mazreku

Takimi me Sergjio Mazrekun, avokat, publicist, autor librash, humanist në ndihmë të shtresave në nevojë, është gjithmonë një soj suprizimi.Kjo përfaktin se ai ndodhet gjithmonë në kërkim të përvojave të reja shpirtërore, në angazhime që lidhen me organet e drejtësisë, pjesë e të cilave ndihet si avokat, por dhe në angazhime të tjera që plotërojnë profilin e tij prej njeriu të veprimit, analisti dhe veprimtari shoqëror. Ai e ka pëjetësuar figurën e Aqif Pashë Elbasanit në një libër ku është bashkëuator, si dhe familjen Mazreku, në shkrime të ndryshme botuar në shtypin e përditshëm shqiptar.

Po kush janë këto dyer, që kanë lënë gjurmë në panteonën e lavdisë gjithëkohore mbarëshqiptare?
Dera e Mazrekëve lidhet me dy kreyqendra të shqiptarisë etnike, me Shkodrën që është vendorigjina dhe me Elbasanin, ku janë degëzuar shtrirjet e tij në kohë, veçanërisht me pinjollin e saj të ndritshëm, mjekun Vili Mazrekun.Vili është babai I Sergjios dhe një jetë të tërë shërbeu me një përkushtim shembullor për t’iu ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe të pambrojturve.

Në Shkodër, Mazrekët krijuan në një kohë prej disa shekujsh modelin e rezistencës kombëtare në emër të vlerave të atdhetarisë, ku pinjollët e brezave mendjendritur lanë gjurmë në piketat e historisë. Në Elbasan, në qytetin e lashtë të kulturës dhe bukurive të dyzuara, në qytetin e bashkëjetesës dhe harmonisë, ku shkëlqejnë familjet e mëdha me sharm atdhetar e kontribute në histori, si dhe në Shkodrën loke ka hedhur rrënjë e ka ardhur gjer në ditët tona një familje historike, familja e shquar Mazreku, me gjurmë në kohë dhe sot në aktualitetin shqiptar.

Kush shkel në qytetin e Shkodrës, qoftë dhe si vizitor i zakonshëm, nuk mund të mos kontaktojë me gjurmët e kësaj dere, që me kohë ka krijuar një portret të denjë për nder e respekt, jo vetëm në këtë qytet perlë e antik, por dhe më gjerë. Kjo familje është pjesë e palcës historike të Shkodrës, pjesë e identitetit historik të qytetit të mirënjohur, por edhe pjesë e identitetit të vlerave më të qenësishme dhe autentike të atdhetarisë dhe përveçësisve të tjera të Elbasanit.

Njëri nga pinjollët e kësaj dere fisnike është edhe Vili Mazreku, nipi historik i Luigj Gurakuqit, njërit nga luftëtarët dhe ideatorët e revolucionit nolian, i cili qëndroi përkrah liderit iluzionist e pacifist, deri sa dha jetën për kombin e tij.

Vili Mazreku është vëllai i komentatorit brilant të sportit Anton Mazreku, i cili la një emër të ndritur në analet e gazetarisë dhe sportit shqiptar, me shkëlqimin e një ylli të papërsëritshëm në valët e radiove dhe studio e televizoneve, ku gjëmoi fjala e tij që dehu e mrekulloi mijëra e mijëra spektatorë.

Martesa e Vilit me mbesën e patriotit të madh Aqif Pashë Elbasanit, me Shpresën, një vajzë e bukur nga Elbasani, të cilën rinia e kohës e quanin “bejleresha”, ngaqë vinte nga një derë e kamur dhe dihet se në atë kohë lufta kundër njerëzve të kamur ishte ideologji vepruese, e kohës, ku implikohej dhe figura e Ibrahim Biçakut, ish-kryeministër në kohën e nazi-fashizmit, pra kjo martesë do të bënte që Vili të vendosej në Elbasan, në lagjen e Kalasë.

Peripecitë ishin të shumta, “njollat në biografi” do të bënin të tyren, por mjeku pasionant ia doli të mbijetonte dhe të ruante dinjitetin e figurës së tij, falë asaj pune titanike që bëri dhe falë mbështetjes së plotë të qytetarëve të Elbasanit.

Vili ishte një mjek i përkushtuar, që gëzonte respektin e mirënjohjen e elbasanasve, të brezave të shkuar dhe atyre të sotëm, që kanë dëgjuar për veprimtarinë e tij si mjek i shquar dhe njeri me shpirt të pastër.

E thamë më sipër, e kush nuk ka dëgjuar për të vëllanë, komentatorin e shquar Anton Mazrekun, në Shkodër?

Kush nuk ka dëgjuar për plejadën e mjekëve, juristëve, letrarëve të derës fisnike të Mazrekëve?

Djali i vetëm i Vilit, Sergjio Mazreku, avokat, është një person human, që ka asistuar me qindra çështje gjyqësore falas për nevojtarët dhe të varfërit. Reflektimet e tij në shtypin e përditshëm për nevojën e reformimit të plotë të organave të drejtësisë, para se kjo reformë të hynte në agjendën e ditës së politikës dhe më gjërë, janë pjesë e kredove të tij intelektuale, profesionale dhe njerëzore.

Gjithashtu është sponsor i disa dokumentarëve historikë, që lançojnë figurat emblematike të historisë së kombit, ku në përvjetorin e njëqind të shtetit të parë shqiptar, Sergjioja ka financuar një pjesë të projketeve të bashkisë së Elbasanit për të përjetësuar në dokumentarë e libra ikonat e saj në këtë qytet e më gjërë.

Sergjioja është gjithashtu autor i dy librave politologjiko-analitikë ku fokuson probleme nga më të ndryshmet e më të spikaturat të politikës dhe tranzicionit të vështirë, libra që kanë pasur jehonë në qarqet publicistike, mediatike dhe politike shqiptare.