Nue Oroshi
Politika ësht një art bukur i komplikuem që shumica e njerëzve e kanë vështirë ta kuptojnë madje edhe vetë një pjesë e mirë e politikanëve, që ka vite që janë pjesë e saj.Ta kuptosh politikën si art i së mundurës për t‘i realizuar konceptët politike dhe për t‘i quar përpara çështjet me rëndesi që kanë të bëjnë me përspektivën e popullit dhe kombit që e udhëheqë, do të thotë të jesh politikanë që udhëhiqeshë nga strategjia e veprimit politikë duke e kërkuar piktakimin në përmasa të realës.
Përmasat e realës realizohën vetëm atëherë kur në kokë i ke idetë se si ecët përpara, pa lënë anash edhe këshillat që merr nga rrethi ku jeton dhe vepron.Të përzihesh në politikë është diçka tjetër. Aty nuk mendon për konkretizimin e ideve politike e as për dergimin përpara përmes projekteve dhe koncepteve të shëndosha shtetërore dhe kombëtare por vetëm e ke një qëllim se si të arrish sa ma shpejtë deri tek keqpërdorimi i politikës që në botën e qytetruar njihet me emrin korrupsion, nepotizëm, humbje e moralit politikë dhe vazhdim i rrugës pa krye.
Këtu është dallimi në mes të politikaneve perëndimor të cilët politikën e shikojnë si art i së mundurës për t‘i realizuar idetë dhe konceptët politike ku paralelisht me ngritjën dhe rritjën e politikanit të ngritet dhe rritet edhe mirëqenia e popullit, shtetit apo kombit që e udhëheq. Kurse në anën tjetër të politikanëve lindorë apo më mirë të themi Ballkanas të cilët politikën e shohin si art për të realizuar qëllimet e veta qoftë në aspektin financiarë qoftë në aspektin e dominimit me mjete të përlyera mbi tjetrin, pa e patur as aftësinë, as konceptin e as projektin e ecjes përpara.Këta lloj politikanësh quhen politikanët e barkut dhe jo të mendjës.Fatkeqësisht edhe në trojet shqiptare kemi shumë politikanë që janë përzier në politikë dhe nuk kanë aftësi e as kapacitete intelektuale, që t‘i qojnë çështjet përpara.
Në mungesë të kapaciteteve politike për t‘i quar çështjet përpara atëherë ata mirren me vetvetën. Dhe luftën me marrjen e vetvetës e fillojnë nga partia ku ata gravitojnë dhe janë anëtarë, duke pastruar partinë që e udhëheqin nga njerëzit e aftë të cilët politikën e shikojnë si art i së mundurës duke afruar rrethë vetës politikanë të barkut, të cilët vetëm se përzihen në politikë dhe politikën e shikojnë si mjet i realizimit të interesave të ngushta, qoftë financiare qofte korruptive ,qoftë interesa të sferave të ndryshme.Këta lloj të politikanëve servilë janë shumë të rrezikshëm për shoqërinë tonë se këta duke treguar servilitetin ndaj shefitë të tyre, nuk e qesin asnjëherë trurin në veprim, për të menduar një ide apo një veprim të duhur por për ata kujdeset shefi i tyre, madje edhe kur shefat e tyre kanë kokëdhimbje atyre mbas dy minutave ju dhembë koka, kur shefat e tyre kanë barëkqitje atyre ju shkon barku dhe kështu me radhë.
Politikanët e tillë e kanë trurin e mbyllur më një qelës të madh sepse duhet emituar gjithmonë shefin e tyre. Kurse në botën perëndimore zhvillohet politikë idesh dhe konceptësh, duke u ballafaquar dhe duke mos harruar asnjëherë reagimet e qytetarëve, sepse këto reagime të qytetarëve tek politikanët modern kanë një rëndesi shumë të madhe dhe gjatë gjithë mandatit të tyre ata i përcjellin trendet dhe lëvizjet e popullatës që udhëheqin duke marrur masa për ndalimin e paknaqësive. Qofshin ato paknaqësi sociale, qofshin ato paknaqësi politike për lëshimet që bëhën në afatin kohor në mes të dy mandateve. Kurse politikanët tanë shqiptarë nuk e shikojnë asnjëherë vështirsitë dhe reagimet e popullatës por ata e kanë në mendje vetëm një çështje se si ta fitojnë edhe nje mandatë ne zgjedhjet e tjera, pa zgjedhur fare metodën se si duhet të vihet deri tek fitimi i mandatit të ri politikë por i tërë mandati ju shkon partive politike shqiptare duke u marrë me njëra – tjetrën. Ndërkohë kur e shohin se kanë kaluar katër vite ata sërish vijnë në pikën zero.Dhe kështu duhet filluar sërish nga e para.
Prandaj të përzihesh në politikë dhe ta kupton politikën si art i së mundurës-janë dy botëra dhe një kufijë i madh që i ndanë në mes. Uroj që sa më shpejtë të ikin nga politika, polikanët shqiptarë që vetëm përzihen në politikë, dhe e shikojnë politikën si çështje të barkut, dhe në skenën politike shqiptare të vijnë politikanë të rinjë që e shikojnë politikën si art i së mundurës për realizimin e ideve dhe koncepteve politike, ku me realizimin e këtyre ideve politike ecë përpara edhe zhvillimi i shteteve tona shqiptare.