TED HUGHES – 5 POEZI

0
1012

TED HUGHES
1930 – 1998

Edward James Hughes OM OBE FRSL (17 gusht 1930 – 28 tetor 1998) ishte poet anglez dhe shkrimtar i fëmijëve. Kritikët shpesh e rendisin atë si një nga poetët më të mirë të brezit të tij dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ai shërbeu si poet Laureat nga viti 1984 deri në vdekjen e tij. Në vitin 2008 The Times e renditën të katërtin Hughesin në listën e tyre të “pedëdhjetë shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945”.

1. GRUAJA QË HUMBI NJOHURITË

Rusia dhe Amerika rrotullohen rreth njëra-tjetrës;
kërcënojnë me bërryl në çastin që ish pa dyshim
një shkrirje e matricës së nënës,
me gurë në shkrirje rreth rrënjës.

Me t’u fikur jeta ë tokë:
lodhja e gjithë epokave tona qe një humbje
deri te gjethet dhe insektetet. Edhe një mendim flutur
(për të mos e konsideruar qesharak)

shmang zërin që zhduk botën
në lojën e hijes së tij: mësoi
që të mos i japë kujt besim (i besuan fatit)
kur u vendos se bota do të digjej;

që e ardhmja nuk është ndryshim katastrofik
por tani një sëmundje simuluese,
histori, qytete, fytyra që asnjë keqdashje
ose fatkeqësi s’i tronditi shumë .

Edhe pse bombat i kundërvihen bombave,
edhe pse i gjithë njerëzimi vdes e asgjë s’mbijeton-
toka mbaron në një flak rrufe –
një vdekje më e ulët arriti

mbi shtratin e bardhë spitalor
ku një, e tronditur përtej shqisave të saj të fundit,
mbylli sytë mbi dëshmitë e botës
dhe e fundosi kokën në jastëk

2. DERA

Jashtë nën diell shtrihet një trup.
Është rritja e botës solide.

Është pjesë e murit tokësor të botës.
Bimët e tokës – si organet gjenitale
dhe kërthiza e fryrë
jetojnë në kreshtat e saj.
Gjithashtu disa krijesa të tokës – si goja.
Janë të gjitha të rrënjosura në tokë,
ose hanë dhѐ, duke trashur murin.

Por ka një hyrje në mur –
një hyrje të zezë:
bebëzën e syrit.

Përmes kësaj hyrje erdhi Korbi.
Fluturoi nga diell në diell, gjeti këtë shtëpi.

3. DREJT TË VDEKSHMËVE

(Qetësohu, ëndrra ime, nuk është atje)

Qetësohu, ëndrra ime s’është atje
Por ajo është
derisa zemra shtrëngon
frikën kristalore
Ajo është, ëndrra ime
derisa gjaku të zbehet

Nuk është ajo në çdo flakë,
zemra e fundit,
drejt mortorëve

Nuk ka, ajo jehonë
në çdo frymë

4. SEZONI

Është parmaku
Por jo shkallët
Jam unë
Po unë s’jam aty
Bën ftohtë
Po s’ka lëkurë të ngrohta kafshësh
Peliçe arinjësh dhe bishta dhelprash

Që kur u lag
Është shumë i lagësht
Unë e dua të lagurën
Në shesh, pa çadër

Është errësirë
Është errësirë dhe ende më errësirë
Unë nuk jam atje

Nuk ka të fjetur
Nuk ka frymëmarrje
Nuk ka të jetuar atje

Vetëm pemët lëvizin
Rrëshqitja e rrallë e pemëve

Lind një mace të zezë
Që pëshkon rrugë të pafundme

5. EROTIKË

Nuk di të shkruaj një varg
Do të ishte si trupi
Trupi
Nuk di të mendojë
Trupi është i zi
Trupi bie erë të keqe
Unë nuk jam një piktor
Di vetëm të jap shqelma në stomak

Qentë ndjekin njëri-tjetrin në rrugë
Karabinierët
Plaçkisin lëkurën time.

Përktheu: Faslli Haliti