Si e njoha Nerudën tonë, Fatos Arapin!

0
681

Nga: Nokë Sinishtaj

Qoftë emri yt; qoftë zëri yt, qofshin veprat tua freymzim për gjeneratat që e duan bukurinë e fjalës, e kultivojnë artin e lirikës, e kendojnë për dashuri që lëviz diellin e të gjithë hyjt. Pushofsh në Paqë të merituar!
Maestro, R.I.P. (requiescat in pace).

Herën e parë që dëgjova për poezinë tënde, ishte nga goja e një poeti nga atdheu i Dantes, pikërisht në vitin 1970 kur isha në Siena të Toskanës, ku edhe frekuentova – Il Corsi d’italiano per Stranieri në Universitâ. (Kursin e gjuhës për të huajt). Duke lexuar rrugës, peripatetik siç jam, profesorin im LUIGI FIOREJNTINO po më pyet se “Ç’po lexoja”?

I fshaj: Sul ponte di Struga (faqe 23 nga libri i tj OCCHIO ROSSO OCCHIO VERDE. Vuri buzën në gaz e vazhduam bisedën.
Sherbimin ushtarak e kam krye në Shkup. E njof Tetoven, Ohrin, Strugen… Oh, janë një bukuri natyrore fantastike. Incantevole, – ma kthei profesori e më pas bisedova për poet Fatosin nga – Albania, un poeta lirico fantastico, lipido…

Kjo ma zgjoi kureshtjen!
Herën e parë që u takova me Fatosin ishte në vitin 1992 në Helveti, në Allmend të Luzern-ës. Prezidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër Naim Kelmendi kishte organizuar një takim, ku donim me e zgjedh nji prezident të ri. Mes nesh ishte Dr. Agim Mala, juristi Zeki Beqiraj, Kapllan Resuli e shumë tjerë poet e quasipoet, dëgjues e kureshtar. Ishte situata kritike para shkatërrimit të Jugosllavisë. Afër meje ishte ulur një burrë me shtat
mesatar, syzjarr e zë kristal. E shikon librin tim që mbaja në dorë, DNEVNIK nga Kafka.

Është interesant, po më pyetë e vazhdon: kam studjuar në Sofie e titulli i librit Diarium më shtyri të pyes.

I tregova se libri ishte në kroatisht i përkthyer dhe se brenda tij, f. 204, Zagreb 1968, Kafka bisedon për aktorin tonë gjenial Mojsiu, të cilin duan të na e grabisin italianët dhe austrianët! Qeshi Fatosi e pretendoi me ia perkthye paksa, çka edhe e bëra!
(Ah, sa të verbët jemi! Ne duem vetvetin me e ndriçue lartë në maje të mackes së piramidës, ama tamam parnas prezent në Parnas, ku kravata e lavdia, krenaria e si tacuisses, flasin për ne).

Askush nuk e permendi prezencën e të madhit Fatos Arapi, i cili ishte mes nesh.
Kishte ardhë në Zvicër për të rënë në gjurmët e të vëllaut të humbur, që e kërkoi gjatë gjithë jetës, por nuk e gjeti.

Zotëri Xhemail Mustafa u zgjodh prezident e unë sekretar. Para se u shperndame, Fatosi më la adresën, pasi i premtova se së shpejti do të shiheshin në Tiranë.

Në vitin 1993 shkova te Fatosi si mysafir. Më priti me një zemër poetike.
Një oleander ishte rritë deri në ballkon të tij. Ia dekoronte ballin me lule. Qesha!
Fatos, edhe lulet e oleandrit të bardhë/ po fshajnë ngrohtë: mirë se na ke ardhë!

I kalova me poetin 3 ditë të paharrueshme. Ai ishte një shok, një poet i madh, një njeri modest, një profesor enciklopedik, kokë-matematikë, dashamirë i natyrës, i njeriut, i artit, i mandrigalës, i zogjëve, yjëve. Posaçrisht ishte poeti i dashurisë, i magnetit që cementon mashkull-femen.

Shkum këmbë deri te vorret e Tiranës. Më bisedoi për viga që pushojn aty. Për regjimin totalitar, për krijimin e sferat politike, për poet të denuar sebep fjalës së vërtetë. Shkueme te basena e Injac Zamputit, te poeti Dritëro Agolli. Më njoftoj me zonjën Kozeta Mamaqi dhe djalin e sajë Sokol Olldashin.

Gjatë, gjatë më bisedoi për kulturen dhe civilizimin shkodran, ku ishe vertetë i patkuem seriozisht.
Nga biblioteka e tij private qiti e mi dedikoj librat: KU SHKONI JU STATUJA (7/8/1993 ); NE, PIKLLIMI I DRITAVE (7/8/1993); DAFINA NËN SHI ( 7/8/1993).

Në vitin 1994 e takova në Zvicër në Zürich. Ai kishte marrë pjesë në garat poetike: “ANTHOLOGIE EN SUISSE ROMAND”, Neuchâtel 1994, ku Fatosi kishte përfaqësua Shqipërinë, me dy poezi: Encore petit, vêtu de pantalons courts dhe Il est un jeu… UNË VDIQA NË BRIGJE E JONIT ( 13 shtator 1994, Zürich).

Ma vonë i bleva 4 kopje nga Neuchâtel dhe ia nisa me postë… (se në atdhe askush nuk ça kokë për art e kulturë !!!) (e posta jonë asht: ruena Zot me shti gjë në zarf!!)

Librin “MË VJEN KEQ PËR JAGON” ( 1/1/1996, Tiranë dhe “PABLO NERUDA” Poezi të zgjedhura, të përkthyera nga Neruda shqiptarë, Fatosi m’i dha te Dajti. ”Qerrata-ti”, tha ai, – do të shkruash në gjuhën e mëmës tënde… shpirt kyç-ti! Amanet, gnoti seauton. Ana juaj në Malësi të Madhe ka një histori të kaluar të lavdishme por ende e papershkruar. Je miku i mëmës i babës i natyrës i luleve, i zogjëve… e në parathenje të librit tim “TE VORRET E
KSHEVES” kam parë se kush je ti, or qerrata! Të gjitha sendet, të gjitha, veçanarisht Cemi yt kristal, presin këngën nga shpirti yt, zemer kyç-ti, që i ke ra hashave Krishtit”, dhe qeshi.

Kështu më tha Fatosi, duke m’i hapur sytë modestia e tij. Për mua, ai ishte në poezi më i madh se Agolli, më artist se Kadare, larg e larg.

Më bisedoi për jetën rinore gjëra që shejtnia e diskrecionit pretendojnë me i marrë me veten në terr të vorrit, sendet që m*i fali përvoja e poetit tonë kristal.
Diskusioni përmi librin – KËNGË TE MOÇME SHQIPTARE (3/5/’94) ishe për mua e për Fatosin një kapitull special. Vuejtja jonë, etika jonë, paliria jonë nën zgjellën otomane, greke e sllave si dhe GJAKMARRJA,”FIKU E MOS U KORIT”, jepi mikut ç’ke pas shpirtit e nesër as mini s’gje gja me bre, Nafaka e femres ku dominon mashkulli, komanda krudele e mohuemja e grues që lind, edukon, vuen e rrit konakun, lavron e kije kur edhe voglani kërthi duhget me u ruejt prej hakmarrjes… Ububu! Due ta vizitoj Kshevën tënde…

E ia nisme: si e mora librin u çelë faqja 199. Sa e pava i thom Fatosit, kush e ka lexue librin e Pater Anton Harapit, mbi banorët e Cemit, ”ANDRRA E PRETASHIT”, mundet me e kuptue tragjedin e maleve tona. Aty asht e pershkrueme në detalje shtëpia dhe fisi Sinishtaj. Aty gjinden ma se 25 faqe për këtë katastrofë, që edhe Kanuni e aprovon.

Jo larg shtepis tonë në Shytaj, gjindet fisi i devotshem Vulaj.
Ajo grue që vajton vajzen e sajë asht taman motra e Lulë Uces dhe Gjergj Ucit, mikut më të dashtun të babës tim Gjelosh Tomës. Pra, Lulë Ucja ishte grueja e Mark Stakës, e reja e Stak Brecit, që Fishta e permend në Lahut të Malësis.
Lulë Ucja asht vjehrra e motrës time Rukë Gjeloshes e Age Uces…

Lexuesi e di shumë mirë se perse e kam fjalen.
Kurrë në jeten time nuk hasa në nji njeri që dëgjon me kaq vemendje. Kjo metodë ndëgjimi më ka ndodh vetem me poetin Shaip Beqirin, kur u takueme në Zürich me 13/12/1990 dhe me shkrimtarin Adolf Muschg.

Pushofsh në paqë, Fatos. Të qoftë e lehët ledina e atdheut që e deshte dhe e kendove me zemer e me shpirt. Të lulëzofshin eshtrat në truall të Teutës e të Kastriotit. Me një lot kristal nga vendi ku të njoftova, ta çoj nji puthje shejte me ndjenja që piskasin: Qoftë Emri yt aureola e gjeneratave të reja për poezi dashunore që shkelqen si ari.

Yti Nokë Gjeloshi, ortaku i “Qerrata”-së.