Bibury, most beautiful charming ancient village in England
BalkanWeb.com, 10 tetor 2018
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Francez për Hulumtim të Opinionit Publik (IFOP) shumica e qyetarëve mendojnë se jeta në fshat është “jeta me ideale”.
Sondazhi, i cili publikua në 9 tetor thotë se 81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”, shkruan Huffington Post.fr
Në bazë të të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës se vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.
Megjithatë, një pjesë e madhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një “pengesë për jetën në fshat”.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një “jetë cilësore”.
BalkanWeb