Çështjet e diskutueshme mbi orgjinën e universit

0
637

Pregatiti Hekuran Pashollari

Po te kisha mundesine te mbyllesha ne levoshgen e nje arre do te ndihesha mbret i hapesires se pafundme…” (Shekspir, Hamleti, akti II, skena II)

Hamleti ndoshta donte te thoshte qe qenia njerezore duke qene i kufizuar fizikisht, ka nje mendje te lire te eksploroje te gjithe universin dhe te beje dhe udhetime aventurore , aty ku dhe endrat me fantastike nuk mundin ta pushtojne.
Sot rreth ketij problemi egzistojne pyetje te shumta, ku secila kerkon nje pergjigje te sakte dhe te kuptueshme.
Universi eshte me te vertete i pafundem apo eshte vetem shume i madh? Eshte i perjetshem, apo ka nje jete shume te gjate? A eshte e mundur qe nje mendje e kufizuar te kuptoje nje univers te pafundem? Mos po rezikojme te perfundojme si Prometeu mitik, qe i vodhi zjarin Zeusit per t’ja dhene njeriut, duke sakrifikuar jeten e tij ,duke e lidhur rreth nje shkembi, ku nje shqiponje ushqehej me melçine e tij?
Sipas S. Hawkink, qe eshte me i madhi fizikant pas Ajshtajnit, mbase dhe me i madhi i te gjithe koheve: “…besoj qe mundemi dhe duhemi te kerkojme per te kuptuar universin. Kemi bere tashme progrese te shenueshme, mbi te gjitha keto vitet e fundit. Akoma nuk kemi perpunuar nje tablo te plote, por ndoshta nuk jemi shume larg asaj.”

Dime qe universi nuk ka egzistuar gjithmone ne gjendjen ne te cilen e shohim sot. Ne te kaluaren, ne nje epoke te caktuar, ka ndodhur nje ngjarje qe beri te mundur ndezien e yjeve, qe do te thote qe drita e ardhur nga yjet me te largeta, akoma nuk kane patur kohen per te aritur tek ne (ne toke).
Kjo spjegon ate qe perse qielli naten nuk vezullon ne te gjitha drejtimet.
Por ne qofte se yjet kane egzistuar gjithmone, perse do te ishte e nevojshme akti i ndezies se tyre disa miliarda vitesh me pare?
Sipas filozofit Emanual Kantit, universi ka egzistuar pergjithmone, kurse per pjesen me te madhe te njerzve, besojne qe universi eshte krijuar vetem pak mijra vitesh para se ajo te çfaqej.

Por a eshte i ketij mendimi astronomi E. Hubble?

Ne vitin 1923, do te zbulonte qe shume nga njollat te quajtura mjegullnaja, ishin ne realitet te tjera galagtika (qe jane grumbullime yjore qe permbajne miliarda yjesh), por te ndodhura ne nje distance shume te madhe ndaj nesh. Ai llogariti qe koha e nevoshme qe drita e leshuar nga yjet e ketyre mjegullnajave te arinte ne toke do te ishte e rendit te milionave ose miliardave vite. Kjo do te thote qe universi nuk mund te jete krijuar disa mijra vitesh me pare siç mendonin disa.

E. Hubble do te zbulonte edhe nje fenomen tjeter mjaft interesant. Duke analizuar driten e galagtikave qe i afroheshin ose i largoheshin tokes, ai do te kuptonte qe pothuaj te gjitha galagtikat qene duke u larguar,perveç kesaj, sa me larg qe ato ishin nga toka aq me shpejt largoheshin.Hubble ariti ne konkluzionin qe ne shkalle kozmike çdo galaktike eshte duke u larguar nga toka ose nga njera tjetra, me fjale te tjera universi eshte duke u zgjeruar.

Zbulimi qe universi zgjerohet vazhdimisht,eshte zbulimi me i madh intelektual i shekullit te XX. Ky zbulim te çon ne nje perfundim mjaft te debatushem rreth orgjines se universit. Ne se galagtikat largohen njera nga tjetra, do te thote qe ne nje te kaluar te larget, ato kane qene shume afer me njera tjeter, dhe ne baze te shpejtesise aktuale te zgjerimit, mund te llogaritim se sa afer kane qene ato rreth dhjete ose pesembedhjete miliarda vitesh me pare.

A ka prova reth egzistencës së një fillimi?

Astronomë kanë zbuluar një fenomen thelbi i së cilës qëndron në sqarimin e më poshtëm:dukë bërë të kalojë drita e galagtikës nëpërmjet një prizmi, vihet re që valet elektromagnetike të ndritshme do të duken “të zgjatura” gjë që tregon që burimet e tyre (galagtikat) jane duke u larguar nga ne me një shpejtësi shumë të madhe. Sa më të ndara të jenë galagtikat aq më shpejt ato largohen. Kjo tregon që universi është duke u zgjeruar. Ky fakt tregon që duhet të ketë qënë një “faktor”që ka nisur proçesin, një force shumë e fuqishme për të mposhtur tërheqien e pa fundme gravitacionale të gjithe universit.

Natyrshëm lind pyetja: Nga mund të ketë ardhur kjo energji dinamike?
Nuk kërkohet vetëm burimi i kësaj energjie të pafundme . Janë të nëvojshme edhe largpamësia dhe inteligjenca që përse shpejtësia e zgjerimit të universit të jetë kaq e kalibruar me një preçizion kaq të madh.

“Nëse shpejtësia e zgjerimit të universit do të ishte kryer me një shpejtësi një të miliardën më të madhe se ajo reale – ka thënë astronomi Lovell- e gjitha lënda e universit to të rezultonte tani e shpërndarë…. Dhe nëse do të ishte paraprire nga një shpejtësi një të miliardën më të vogël se ajo reale, forcat gravitacionale do ta kishin ngurtesuar universin brënda miliardit te parë te jetës së saj. Në këto raste nuk do të kishte patur yje të qëndrueshme dhe për pasojë nuk do të kishte patur jetë”

Një tjetër pyetje që vihet:Ekspertët sot a janë në gjëndje të spjegojnë saktësisht orgjinën e universit?

Shumë shkencëtarë që nuk e pranojnë idenë që universi të jetë krijuar nga një inteligjencë superiore, bëjnë hipoteza që disa nga vetitë e proçesit të krijimit të universit të jenë krijuar nga hiçi. Psh modeli i universit inflacionar i konceptuar nga fizikani Alan Guth në vitin 1979, pohon që në fillim universi ka qënë një mikrogrimcë dhe më pas ka filluar të zgjerohet me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, e cila nuk është verifikuar nga eksperimentet e deri më sotme. A është kjo e drejte?

Astronomi Robert Jastrow ka shkruar:”Pak astronomë kishin parashikuar që kjo ngjarje – lindja e papritur e universit – do të ishte bërë një fakt shkencor i pranushem , por që më vonë vëzhgimet e qiellit nëpërmjet teleskopëve i ka ngushtuar të tilla konkluzione”, dhe më poshtë shton:”prova astronomike e një fillimi i vë shkencetarët në një pozicion jo komod, pasi është bindja e tyre që çdo efekt ka patur nje shkak natyral…”

Një tjetër astronom E. A. Milne ka thënë” Nuk mund të bëjmë asnjë pohim mbi atë se si kanë qenë gjerat në fillim; Në aktin hyjnor të Krijuesit Zot nuk kishte as teleskope dhe as dëshmitarë”

Big Bang ose Shperthimi i madh

Sipas mendimit filozofik dhe atij shkencor- astronomik, çdo ngjarje eshte shkaktuar nga nje ngjarje e meparshme,pra eshte “pasoje”. Ngjarja “pasoje” sherben si “shkak” per ngjarjen pasardhese. Me fjale te tjera vargu i ngjarjeve shkak – pasoje i ngjan nje zinzhiri ku çdo hallke e tij simbolizon nje ngjarje te caktuar. Por zinzhiri i ngjarjeve ka nje hallke te fillimit. Kush e ka shkaktuar ate?.

Ndodhemi perpara nje problemi ku shume shkencetare, nuk kane patur shume deshire t’i afroheshin ose kane kerkuar t’i shmangen. Disa prej tyre, kryesisht ruse, i permbaheshin mendimit qe universi nuk ka patur nje fillim; disa te tjere pohonin se çeshtja e orgjines se universit nuk eshte nje problem shkencor por nje çeshtje metafizike ose religjioze(fetare).
Kurse S.Hawking thote:”Sipas pikpamjes time, nje trajtim i tille nuk eshte i denje per nje shkencetar te vertete. Ne qofte se ligjet e natyres nuk do te vepronin ne fillim te universit, nuk do te ndodhte kjo edhe ne te tjera momente te evolimit te universit?..orgjina e universit duhet vene mbi baza shkencore. Mbase do te jete nje detyre mbi mundesite tona, por ja vlen ta provojme qe t’i afrohemi asaj.”

Sipas Hawking, universi ka patur nje fillim, por informacionet mbi natyren e ketij fillimi jane te pakta. Orgjina e universit mund te spjegohet me teorine Big Bang ose i quatur ndryshe Shperthimi i madh. Thelbi i kesaj teori konsiston: gjithçka ka filluar ne nje moment ne te cilin i gjithe universi dhe çdo gje rreth saj kane qene perqendruar ne nje pike (grimceze)me nje densitet dhe temperature te pa fundme. Pas shpertimit te madh ,ne nje te qinden e sekonde se pare, ku temperatura ka patur vleren e qindra miliarde grade,universi fillon pak nga pak te zgjerohet. Fillojne te lindin grimcat e para te lehta si fotonet, elektronet ,neutrinot si dhe antigrimcat e tyre te cilat jane me shumice, si dhe pak nga grimcat e protonit dhe neutronit Pas tre minutave te mevonshme, temperatura zbret ne nje miliard grade , dhe ne kete moment protonet dhe neutronet fillojne te kombinohen duke formuar berthamat e elementit helium, hidrogjen si dhe te disa elementeve te tjera te lehta.

Pas qindra dhe mijra vitesh temperatura behet me e vogel se nje mije grade, dhe elektronet zvogelojne shpejtesine e tyre ne nje mase te tille qe berthamat e lehta mund t’i kapni ato duke formuar keshtu atomet e elementeve te lehta .Do te kalonin miliarda vitesh kur do te lindinin elementet e tjere si carboni dhe oksigjeni qe jane elemente baze prej te cilave jemi perbere. Keto elemente do te lindni nga djegia e heliumit ne qendren e çdo ylli. Ky eshte ne vija te pergjithshme spjegimi i fillimit te universit sipas teorise Big Bang
Ja vlen te theksojme qe teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit, nuk vlen per fillimin e universit , ku dhe vete ai nuk thote asgje per kete çeshte. Ose per te qene me te sakte, Ajshtajni kishte pershtypjen qe orgjina e universit i tejkalonte kufijte e kerkimeve shkencore.

Ne qofte se teoria e relativitetit te pergjithshem nuk vlen per spjegimin e fillimit te universit, cilat ligje te natyres vlejne per kete akt fillimi?

Zoti nuk “luan” me zare

Lindja e mekanikes kuantike, e cila ne dallim nga mekanike klasike, ka si objek te saj sistemet mikroskopike (te nivelit atomik-molekular ), mund te jape spjegimet e munguara.
Dyshimi dhe kundershtimi i Ajshtanit ndaj mekanikes kuantike jane formuluar me shprehjen famoze te tij: “Zoti nuk luan me zare.”

Por ne realitet fakte te shumta tregojne qe Zoti eshte nje “lojtar” i afte, ne qofte se do ta krahasonim universin me nje kazino te madhe ku hidhen zare dhe rrotollohen rrotullat e fatit;te administrosh nje kazino eshte nje aktivitet me shume rrezik, sepse mund te humbasesh para çdo here qe hedh zare dhe rrotullon rruleten e fatit Por ne qofte se vellimi i pikave qe shenon dhe numri i rrotullimeve eshte i larte, fitimet dhe humbjet jane mesatarisht te parashikueshme, edhe pse eshte i paparishikueshem kur shenon ose rrotullon vetem nje here. Administratoret e kazinove dine qe mundesite jane ne gjysem ne favor te tyre, kurse klienti-lojtar ka mundesi te fitoje vetem ne se luan ne nje numer te caktuar te hedhjeve te zareve ose xhirove te rrotullave.

Pak a shume e njejta gje ndodh dhe me universin. Kur universi eshte i madh, siç eshte sot, nje numer i larte i “hedhjes” se “zareve” eshte mesatarisht i parashikueshem. Eshte kjo arsyeja qe ne sistemet relativisht te medha funksionojne ligjet klasike nepermjet te cilave behen parashikime te sakta te ngjarjeve, kurse kur universi eshte shume i vogel, siç ka qene afer gjendjes Big Bang, futen ne loje ligjet kuantike me parimin e tyre te papercaktushmerise, i ngjashem me fatin e nje lojtari te vetem. Duke vazhduar te hedhesh zare per te pare se çfare do te ndodhe me pas, universi ne dallim nga ajo qe pret, nuk ka nje histori te vetme, por ka te gjitha historite e mundshme, secila me nje probabilitet te dhene.

Hipoteza qe universi ka nje histori te shumefishte, mund te duket fantastiko-shkencore, por sot ajo konsiderohet nga shkenca nje fakt i dhene, te cilen e ka formuluar per here te pare fizikanti i madh Richard Feynman.

Per te krijuar nje perfytyrim rreth kesaj ideje: sqarojme qe per fisiken klasike çdo grimce ka nje histori te vete (grimca per te kaluar nga pika A ne B ka nje trajektore te caktuar), kurse sipas modelit te ri te nje historie te shumefishte, grimcat mund te pershkruajne te gjitha trajektoret e mundshme ne hapesire dhe ne kohe. Çdo trajektore eshte e lidhur me nje vale qe karakterzohet nga dy numra, njera shpreh gjatesine e vales dhe tjetra fazen e saj (kreshte apo grope). Mundesia qe nje grimce te kaloje nga A ne B gjendet duke mbledhur valet e “lidhura” me te gjitha trajektoret e mundshme qe kalojna nga A ne B.
Kjo mbase duket pak absurde pasi ne jeten e perditshme ne jemi familjarizuar me faktin qe objektet shkojne nga nje pike e fillimit ne nje tjeter vetem duke ndjekur nje trajektore te vetme.

Ne te vertete kjo nuk mohon ose nuk bie ne kundershtime me hipotesen Feynman të historise shume fishe (ose te mbledheve te historive), sepse kur objektet jane te dimesioneve te medha (sisteme makroskopike) rregullat e perpunuara nga ai, qe lidh dy vlera per çdo trajektore, duke kaluar ne shumen e historive, te gjitha trajektoret neutralizojne njera tjetren. Me fjale te tjera kur kemi te bejme me sisteme makroskopike, vetem njera nga trajektoret e shumta meret ne konsiderate: ate te perkufizuar nga ligjet klasike te Njutonit mbi levizjen.

Sot eshte duke kerkuar te nderthuren teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit me teorine e historise shumefishe te Feynmanit ne nje teori te vetme te madhe qe do te pershkruante te gjitha fenomenet e universit. Vete, teoria unike nuk mer persiper te thote asgje per orgjinen dhe gjendjen e fillimit te univesit. Ajo kerkon te llogarise se si do te evoloje universi duke u nisur nga disa te dhena relative te fillimit.Per te njohur keto jane te nevojshme disa kushte fillestare, si dhe regullat(ligjet) qe do te na informonin se çfare ndodh ne kufijte e universit ne nje zone te caktuar te hapesires dhe kohes.

Ligjet e evolimit dhe kushtet fillestare

Ligjet e fizikes sqarojne se si evolojne me kalimen e kohes fenomenet qe ndodhin ne univers. Per shembull ne se hedhim nje gur ne ajer, ligjet e gravitetit na japin mundesine te percaktojme me saktesi levizjen e metejshme te tij. Por duke u bazuar ne keto ligje nuk mund te dime sakte se kur guri do te bjere ne toke dhe ne cilin vend te tokes guri do te bjere. Duhet te njohim dhe shpejtesine e levizjes se tij si dhe drejtimin ne momentin kur kemi hedhur gurin. Me fjale te tjera duhet te njohim kushtet fillestare, ose e thene ndryshe kushtet rreth fillimit te levizjes se gurit.

Me qenese kozmollogjia meret me pershkrimin e evolimit te gjithe universit mbi bazen e ligjeve te fizikes, eshte duke kerkuar se cilat kane qene kushtet fillestare te universit ne te cilat duam te aplikojme ligjet e fizikes. Sot egziston mendimi shkencor qe gjendja fillestare ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha karakeristikat themelore te universit, kryesisht mbi vetite e grimcave elementare dhe mbi bashkeveprimin e tyre, te cilat kane çuar ne zhvillimin e jetes biologjike.

Kozmollogjistet jane duke vleresuar te gjitha konfiguracionet e gjendjeve te fillimit, duke evidentuar se cila prej tyre ka evoluar universin ne ate drejtim qe e vezhgojme sot.