Mall i madh për Anadoll !

1
2058

Luan Lapi, 27 dhjetor 2014https://topkadare.com/

Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, “Shpendin Shqiponjë Shqipërinë„ që ti mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre europiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t’i shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo, robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Europën. Shqiptarët ndejtën gjatë para portave të Europës, pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë në trup e ndërgjegje perandoria otomane.

Turqit e rinj Erdoglu-të, paraardhësit e tyre që dikur na dogjën këmbën e na bënë me shenjë, që na përdhunuan e robëruan ca shekuj, kanë mall tani t´na kenë në gjuhën e tyre. Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër “filozofia e robërisë” troket ! – thotë Ismail Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar. Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve, kërkojnë ta bëjnë sot Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë „mall për Anadoll”, apo debulesë për gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre.

Gjuha shqipe

“Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, sulmin osman. Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat” – Ismail Kadare për gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu e kanë fituar me kohë betejën e tyre kundër osmanëve, tani ështe ora e shqiptarëve europiane, premtimi i tyre ndaj vetes. Edhe sikur kurrë për jetë t’mos bëhen shqiptarët, turkogluve të sotëm s’duhet kurrë t’ju nënshtrohen, atyre duhet t`iu bëhet e qartë, prerë e pa rezerva, se shqiptarët nuk bëjnë dashuri me ishdhunuesit e tyre. Boll fqinjë masakruesa e të poshtër kanë shqiptarët, ama tersin më të madh në jetë të jetëve kanë atë turko-osman.

Tha mirë një gazetare e Kosovës, K.Berisha, se më mirë i bie turqve të mësojnë shqip në Turqi, pasi aty kanë katër, ndoshta më shumë milionë shqiptarë, atyre të cilëve nuk iu lejojnë as edhe një shkollë të vetme shqipe. Pse nuk duam të çajmë kokën ne për këtë nëpërkëmbje? Por ne shqiptarët i detyrohemi gjuhës shqipe shumë herë më shumë, sepse është ajo që na mban bashkë, që na ka pagëzuar me emrin shqiptar.

Që të vendosësh turqishten gjuhë të dytë apo të tretë në Kosovë ështe një aberracion i madh, për 3000 turq që ka Kosova. I thua rri pak, duro! Aq më tepër në Turqi ka katër apo më tepër milionë shqiptarë e s´kanë asnjë shkollë shqipe. – I.Kadare, Këln, 12 dhjetor 2010.

Otomanizimi i Ballkanit shqiptar është rreziku më me urgjencë sot për sot, me të cilin duhet të përballemi prerë e me revolte të drejtpërdrejtë, pa i hedhur asnjë pikë diplomacie, mundësisht me përbuzje e urrejtje edhe ndaj mbartësve të kësaj filozofie: «E dua robëruesin, anadollakun që më ka (për)dhunuar dikur»

Përmbledhja me tregime “Unaza në Kthetra„ e I.Kadaresë trajton: – Shqiponjës së (për)dhunuar pesë shekuj me radhë nga Perandoria Otomane iu vendos në kthetra një unazë, si shenjë që të njihet, se është mbajtur peng i orientit me djallëzinë që mos ta pranojë më atë as shtëpia e saj Europa atlantike. (™ L. Lapi )

Komentet janë mbyllur.