Nga Marjana Bulku
Shëndeti është çështje e përbashkët e çdo moshe, e çdo kohe ku distancat nuk të pengojnë të kërkosh shpresën aty ku ajo mungon, ta ndërtosh shpresën pikërisht atëherë kur ajo të nevojitet më shumë se gjithçka. Janë këto motivet që kanë nxitur Ina Farkën drejt projektit C.U.R.E Support Hospitals in Dibra Albania që përveçse një kontribut konkret në fushën e përkujdesjes shëndetsore është një thirrje për vemendje e kujdes, trajtim dhe investim duke investiguar nevojat emergjente të spitaleve në Shqiperi e më pas duke u plotësuar ato me investime konkrete.
Kavaja dhe Dibra përkatësisht në zemër të Shqipërisë dhe në verilindje të saj janë përzgjedhur si rajonet e duhura për ta aplikuar këtë projekt i cili shpresojmë të vijojë gjatë. Investimi për shëndetin është investimi për jetën, ashtu siç rikonstruktohen rrugë e teatro, zyra e mure , jeta nis e mbaron në spitale.Vlera e pajisjeve që do të eksportohen drejt Shqipërisë me vlerë prej 500.000$ është falas por ku transporti kushton – shprehet Ina Farka, inicuesja e këtij projekti jetik.
-Janë rreth 826 artikuj mjeksor që do të transportohen nga Amerika e largët drejt Dibrës e Kavajës.
Eksperti ka vlerësuar nevojat e spitaleve të targetuara si pjesë e projektit ndërkohë që faza e donacioneve për mbledhjen e fondeve për transport është ende në proçes. Një proçes ku nuk mungojnë dhurimet e emigrantëve, simbolike dhe bujare vlera më e madhe e të cilave është malli, dashuria dhe detyrimet për vendin amë që duket se nuk shuhen kurrë. Patriotizmi ka jo vetëm ngjyrat kuq e zi, por edhe akte si këto që kthejnë sytë andej nga varfëritë e shpirtit, të shëndetit dhe të vullnetit munden të shndërrohen në pasuri të humanizmit dhe solidaritetit. Këto 826 artikuj që do tē udhëtojnë nga Amerika drejt vendit amë e më pas drejt Kavajës, Dibrës, etj etj, janë ngarkuar me tonelata malli e dashurie për vendin tonë të përbashkët që na bën të ndjehemi shqiptarë kudo jemi e mbi të gjitha humanë.
Unë e pyeta Inën për shumë gjëra dhe ajo më tha thjeshtësisht: “Qëllimi i këtij projekti është shëndeti dhe jo Ina, shpresa dhe jo rrahjet e gjoksit “unë unë”
E megjithatë unë kërkova diçka më shumë rreth saj dhe do ta kufizoj portretin e saj human e plot vlera vetëm në atë profesional:
Doktore e shkencave juridike, aktualisht punon në departamentin Homeland Securety Immigration and Costumes Enforcement.
(Ndjesë Inës për keto detaje të pjesshme që janë edhe një tjetër dëshmi se dashuria i ka sytë kah atdheu edhe kur njeriu ndihet i plotesuar ketu.)
Ajo që ne me vullnet të përbashkët duam të ndajmë me ju janë detajet e mëposhtme për çdo informacion, kureshtje kontribut apo më shumë
[email protected]
Join us at Project C.U.R.E. to deliver donated medical supplies to the Hospitals of Bulqiza and Peshkoia in Dibra, Albania. With your help, Project C.U.R.E. will ship $500,000 worth of donated hospital equipment and supplies to each one of the most underequipped hospitals in Dibra.
Project C.U.R.E is able to deliver $25 – $30 worth of medical supplies for every $1 donated, In addition, funds raised will be matched by private donors up to $10,000 per hospital. A Project C.U.R.E. expert will visit the hospitals to conduct needs-assessments because all medical donations will meet the needs of the hospitas. We have already raised the funds for the visit, which will be conducted in November.
This is the second project of its kind. We already raised $24,000 to support the hospital of Kavaja and the shippment is on route to the hospital.
Please wach the video in Albanian for more information about the hospitals and please reach out to me at [email protected], with any questions about the project or if you would like to join me in volunteering for this project. All donations are tax-deductible and there are no processing fees.
Dërgoi për publikim, Frank Shkreli, gazetar