Ängelholm, Suedi, 11.10.2018
E nderuara Familja Arapi,
Lajmi, për shkuarjen e shkrimtarit tonë të madh Fatos Arapi në amshim, është i hidhur për të gjithë krijuesit e po ashtu edhe për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.
Fatos Arapi, pas vetes ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e krijimtarisë, sidomos në atë poetike, duke botuar vëllime që kanë prekur realitetin e kohës, pastaj poezi me tematikë të çlirimit e zhvillimit të vendit, por edhe poezi që ka kritikuar burokratë dhe demagogë të papërgjegjshëm.
Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju dërgon:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Duke u shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta, familjes Arapi, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve dhe lexuesve të tij.
I paharruar qoftë emri dhe vepra e tij, që do të mbetet frymëzim për gjeneratat të cilat do të vinë pas nesh, e po ashtu edhe për ne krijuesit në Suedi.
Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin mbi shpirtin e tij.
Në emër të SHSHASHS, sinqerisht:
Hysen Ibrahimi, kryetar.