EMRAT MAQEDONI DHE MAQEDONAS, PSE DUHET TË LIDHEN ME SLLAVËT DHE GREKËT, E JO ME SHQIPTARËT AUTOKTONË?

1
368
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti, 7 tetor 2018

Emri Maqedoni dhe maqedonas janë me burim nga gjuha shqipe, që realisht nuk kanë asnjë lidhje me sllavët dhe gjuhën e tyre, as me grekët dhe gjuhën e tyre. Nga propaganda ruse gjatë shek. XIX dhe XX, e ushqyer më vonë nga regjimi dhe ideologjia komuniste, shqiptarët (politika dhe historiografia ideologjike) disi kanë hequr dorë në mënyrë naive duke e trajtojtuar emrin e kësaj krahine të lashtë ilire dhe emrin e banorëve të saj për të vetët, duke u lënë hapësirë sllavëve vendës (jo autoktonë) të krijojnë histori, kulturë, gjuhë, identitet dhe shtet të tyre në saje të naivitetit dhe dobësisë së shqiptarëve.

Çdo qytetar i lindur në këto hapësira, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, fetare dhe gjuhësore, sot, e gëzon të drejtën natyrore ta ndjejë këtë vend për atdhe të vetin, por e vërteta historike nuk guxon të fshihet, shtrembërohet dhe falsifikohet në dëm të të tjerëve, në këtë rast të shqiptarëve vendës, të cilët janë i vetmi popull autokton në këto hapësira dhe jo vetëm.

Tendenca e disa patriotëve të vonuar dhe të painformuar, të nxitur nga euforia dhe ndjenjat naive, që me dorën e vetë edhe sot heqin dorë nga kjo e vërtetë, për të cilën shumë studiues të shquar të botës kanë publikuar me qindra libra dhe studime, në mbrojtje të së vërtetës, historisë, autoktonisë, kulturës dhe gjuhës shqipe në Maqedoni, dhe jo vetëm në territorin që përfshin aktualisht shteti me këtë emër, me 37% të territorit nga rajoni gjeografik me emrin Maqedoni.

Emrat Maqedoni dhe maqedonas, shqiptarët duhet t’i ndjejnë për të vetët më tepër se çdokush tjetër dhe t’u dalin zot atyre, nëse nuk e mohojnë me dashje epo naivitet të kaluarën e lashtë pellazge-ilire-shqiptare, e cila shtrihet në vijë historike, me lindjen e njerëzimit e deri më sot, në tërë hapësirën e Gadishullit Ilirik, me krahinat e lashta me emrat e të cilave kanë ekzistuar edhe disa mbretëri siç i njeh historia, si Pajonia, Emadhia-Maqedonia, Epiri, Dardania, etj.

Ata që nuk mund t’i dallojnë kombet politike nga kombet etnike, duhet të lexojnë më tepër nga shumë autorë të shquar të botës, sa më pak të lexojnë histori ideologjike nga periudha e komunizmit, por edhe të mos bien pre e propagandës së huaj që përhapet aktualisht nga disa qarqe armiqësore dhe mercenarë shqiptarë të paguar nga shërbimet e huaja sekrete.

Heqja dorë nga emri Maqedoni dhe maqedonas, si nga emri Kosovë dhe kosovar, sipas emrit të vendit, sot shtetit ku jetojnë, përkrah emrit Shqipëri dhe shqiptar, sipas përkatësisë kombëtare, nuk paraqet vetëdije kombëtare, aq më pak vetëdije politike, për mbrojtjen, afirmimin dhe forcimin e faktorit shqiptar në rajon, në bazë të rrethanave aktuale.
Iliria dhe ilirët njihet nga historia se janë shtrirë në tërë gadishullin e njohur sot si Ballkan, por emri Iliridë, variant i emrit Iliri, nuk është përdorur asnjëherë si i tillë (emrat personal Ilirid dhe Iliridë janë çështje personale dhe nuk bëjnë pjesë në këtë çështje me prapavijë politike).

Asnjëherë përgjatë historisë nuk njihet që ka ekzistuar ndonjë vend, mbretëri, popull, apo toponim, me emrin Iliridë në hapësirat e krahinës, rajonit gjeografik me emrin Maqedoni, as në kohën e lashtë, e as më vonë. Lidhja e termit Iliridë (madje dhe Republika e Iliridës) me Autoniminë politike-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni (jo në Iliridë), për të cilën shqiptarët vendës kanë organizuar një referendum në janar të vitit 1992, është e imponuar dhe përdorur për qëllime politike, dhe si i tillë ky paraqet një term politik, i cili nuk mund t’i zëvendësojnë termat etnikë Maqedoni dhe maqedonas, me të cilët shqiptarët kanë qenë të lidhur historikisht, që nga lashtësia e hershme.

Këto teza u janë imponuar shqiptarëve nga qarqe të huaja, me qëllim të mohimit të autoktonisë së shqiptarëve dhe forcimit të idesë sllave se shqiptarët janë të ardhur në këto hapësira.
Shkurt e qartë, krijimi emërtimeve të reja, termave politikë, është bërë me qëllim të përjashtimit të shqiptarëve (mundësisht edhe mohimi dhe krijimi i aversionit nga ana e shqiptarëve) nga emrat Maqedoni dhe maqedonas, që ato t’u lihen të lirë sllavëve, që ata ta forcojnë identitenin e tyre si „maqedonas“ dhe ta krijojnë shtetin etnik të tyre të Maqedonisë, pa shqiptarët, të cilët duhet të heqin dorë vullnetarisht nga emri i krahinës së tyre të lashtë dhe nga shteti i sotëm i Maqedonisë.

Kjo qasje le të shërbejë për analiza të mëtejshme nga ekspertë dhe specialistë të fushave përkatëse, me qëllim të qartësimit të plotë. Nëse eventualisht ka dëshmi bindëse për të kundërtën, kjo qasje le të demantohet me argumente, të cilat gjithsesi do të jenë të pranueshme edhe për autorin e këtij shkrimi.

(7.X.2018)

1 KOMENT

  1. Ndersa emri Abdullah dhe Mehmet ….pse duhet te lidhen me SHQIPTAR?!!!,!?.?,?,?

Komentet janë mbyllur.