Dita, 3 tetor 2018
Është vetëm 8-vjeç. Anxhelo Yzeiraj nga Tirana ka njohuri të përgjithshme mbi mesataren. Në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite. Ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.
Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.
8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj.
Gjatë emisionit 8-vjeçari iu përgjigj edhe një pyetësori dhe nuk gaboi në asnjërën nga përgjigjet. Ai tha po ashtu se lënda e tij e preferuar në shkollë është Matematika dhe se kur të rritet dëshiron që të bëhet inxhinier dhe gjeograf.
v.l/ Dita