Gjendja e grave në Egjipt

0
464
Women in Egypt
CAIRO, EGYPT - FEBRUARY 12: An Egyptian woman takes a picture of the crowd in Tahrir Square Feburary 12, 2011 in Cairo, Egypt. Crowds continued to pack Tahrir Square, the epicenter of an eighteen-day protest that climaxed with the resignation of Egyptian President Hosni Mubarak, while cleaning crews, both paid and unpaid, made quick work of cleanup where thousands of protesters lived and fought for over two weeks. (Photo by Chris Hondros/Getty Images)

Mathieu Aref

Një mike më pyeti për gjendjen e « grave » në Egjipt. Ajo mendonte se ende jetoj në Egjipt. Ja përgjigje ime.

Unë linda dhe jetova 23 vite në Egjipt. Tani unë po jetoj në Francë (Paris) që 57 vite. Por Egjiptin e njoh shumë mirë. Egjipti ka pasur koloninë shqiptare me të zhvilluar dhe të rafinuar në gjithë Mesdhenë. Ka qënë « Xhevahira » e gjithë shtetëve arabo-myslimane ku gruaja ishte e lirë (si në Evropë), ku kishte liri shprehje, ku nuk kishte « perçe » apo « hizhap », ku jeta ishte e qetë dhe plotë demokraci dhe kishte një farë kozmopolitizëm (shumë të huaj jetonin lirisht pa kërcënim) dhe ku nuk kishte ekstremizëm islamik …gjithë këto kanë ndodhur para revolucionit ushtarak të Naserit (1952).

Por pas vdekjes (1981) së prezidentit Sadat partia « vëllezërit mysliman » (një sekte ekstremiste islamike…ku që në kohën e Naserit shumica ishin të burgosur apo të vrarë por Sadati i liroj nga burgjet) morri shumë rendësi dhe sot është mbushur Egjipti më gra të mbuluëme (në kohën time as një grua nuk ishte e mbuluar përkundrazi ishin më tëpër të zhveshura… si në Evropë perendimore!). Sot prezidenti aktual (Al Sisi) mundohët ti kanalizoje islamistet por Egjipti është qeverisur më një dorë çeliku (një farë diktarurë ushtarake). Megjithatë gratë (edhe qoftë se shumica mbajnë shaminë apo perçën) në Egjipt janë më të lirë se në shtetet arabo-islamike : janë ministra, avokate, mjeke, arkitekte, arkeologe dhe çojnë makinat, etj. Egjipti gjthmonë ka qënë qendra e qytetërimit arabo-mysliman.