Anjshtajni dhe idete e tij mbi fene

0
1192
Albert Einstein me llullë

Pregatiti Hekuran Pashollari

A. Anjshtajni dhe idete e tij mbi fene.

Max Jammer, Rektor i Universitetit te Bar Lan te Jeruzalemit si dhe koleg i Anjshtajnit ne Princeton, pohon ne librin e tij “Einstein and Religion, 1999” qe njohja e fizikes se Anjshtajnit dhe kuptimi i tij mbi fene jane thellesisht te lidhura. Per Ajshtajnin natyra duket ne faktet te demostroje “gjurmet” e Zotit, si nje lloj “teologje natyrale”dhe me ndihmen e shkencave natyrale mendimet e Zotit mund te kapen. Ai do te fliste kaq shpesh ne veprat e tij per Zotin sa Frderich Durrenmatt do ta quante Anjshtajnin nje “teolog te fshehur”. Per Anjshtajnin Zoti ka nje kuptim te thelle, edhe se veshtire per ta kapur. Ajo do te perbente nje teme e veçante, qofte per jeten e zakonshme, qofte ne veprimtarine tij te shkencore.

Albert Anjshtajni ka lindur me 14 mars 1987 ne Ulm (Wurtemberg) te Gjermanise nga prinder ebrej jo ortodoks.Ata do te jetonin ne fillim ne Ulm dhe me pas ne Monako te Bavarise, ku Anjshtajni do te frekuentonte shkollen. Ne perputhje me ligjet shteterore, do te mesonte ne gjuhen hebreje dhe do te ndiqte fene e vete sipas perkatesise etnike. Deri ne moshen 12 vjeç Anjshtajni do te behej nje besimtar i bindur duke kombinuar nje jete me besimin ne Zot me pasionin per muziken e Moxartit. Ai do te kompozonte edhe kenge lavde per Zotin, te cilat i kendonte vete kur shkonte dhe kthehej nga shkolla. Anjshtajni lexonte regullisht Biblen, qofte ate Antike qofte Testamentin e Ri, gje qe do ta bente per gjithe jeten.

Ne te njejten kohe Anjshtajni do te ushtrohej vazhdimisht ne matematike dhe ne muzike, ku pelqente shume tingujt e violines.
Anjshtajni refuzonte ritet e rrepta ortodokse si ato gjate ngrenies, dhe te tjera rregulla te detyrueshme ne menyrat e te menduarit te pranishme ne Talmud. Do te fillonte keshtu te zhvillonte nje mosbesim per te gjitha autoritarizmat, perfshire dhe ato biblike dhe fetare.

Kishte nje arsyetim çuditerisht te pavarur, kritik, por jo skeptik, me e theksuar kjo ne mllefin ndaj disiplines autoritare te mesuesve te tij gjerman. Kjo do te sillte ne braktisjen e tij te nje besimtari te flakte deri tek çlirimi nga ajo qe quhet “uni personal”, por pa u bere per kete nje ateist ose nje armik i fese. Ai nuk do te humbiste kurrë admirimin per qellimet dhe frymezimet e traditave fetare judike-kristiane. Anjshtajni kishte nje shpirt te pavarur, “nje tip i veçante” siç do ta quante vetveten, pa ndonje bindje fetare personale, por me nje ndergjegje te thelle besimtari, qe do ta kultivonte dhe do ta mbante gjate gjithe jetes se tij per mbrekullite ne pafundesi, unitetin, harmonine racionale, dhe bukurine matematike te universit.

Ne nje diskutim te mbajtur ne Berlin Anjshtajni do te pohonte: “Meqenese une jam nje i vetmuar tipik ne jeten e perditshme vetedija ime i perket asaj bashkesie te padukshme ngjyrash qe luftojne per te verteten, bukurine dhe drejtesine, kjo me ka detyruar te ndihem i izoluar. Pervoja me e bukur dhe me e thelle qe nje burre mund te kete eshte kuptimi i misterit:eshte principi i vet besimit ashtu si te gjitha perpjekjet serioze ne arte dhe ne shkence.

Kush nuk ka patur nje pervoje te tille me duket qe te jete, ne mos i vdekur,te pakten qorr. Eshte ndjenja qe pas çdo gjeje qe mund te jete eksperimentuar ka diçka qe mendja jone muk mund ta kape te gjithe dhe ne te cilen bukuria dhe sublimiteti arihen veten indirekt, si nje refleks i dobet. Kjo eshte fetare, ne kete kuptim une jam fetar. Per mua mjafton mrekullia e ketyre sekreteve dhe perpjekja modeste te kap me mendjen time nje pamje te thjeshte te struktures sublime te gjithçkaje qe eshte atje prezente”.

Anjshtajni para se te mbushte 16 vjeç, per t’i shpetuar sherbimit ushtarak te detyruar, vendos te braktise shkollen ne Gjermani, per t’u bashkuar me prinderit qe nderkohe ishin transferuar ne Itali. Ne vend qe te ndiqte studimet ne Itali, ai zgjedh te frekuentoje nje shkolle ne Arau te Zvicres ku gjen nje sistem arsimimi shume liberar dhe vazhdon te kultivoje pasionet e tija per Mozartin dhe fiziken dhe te meditoje ne menyren e tij per shume gjera

Duke mos qene zvicerian, ai ishte i perjashtuar nga sherbimi ushtarak gje qe do t’i jepte mundesine per te bere kerkime te ndryshme ne disiplina natyrore por dhe te bente me miqte e tij eskursione ne vende historike. Studion ne menyre autodidakte llogaritjet numerike dhe vazhdon te reflektoje mbi natyren e drites “ne menyre te veçante çfare pamjesh do te kishin gjerat ne se dikush do te”hypte” mbi nje reze drite duke udhetuar permes hapesires”

Anjshtajni ne vitin 1905 boton ne Analet e Fizikes, punimet e para shkencore qe do te benin epoke, ku mund te permendim: “Dukurine e fotoefektit elektrik“, “Levizjen broviane“, “Teorine e relativitetit te shkurter” etj.

Ne vitin 1929 i pyetur nga nje gazetar amerikan se “Deri ne çfare pike eshte ifluencuar nga kristianizmi?“, ai jep kete pergjigje: “Ne femijeri kam mare mesime qofte per Talmud, qofte per Biblen. Jam nje hebre, por jam mahnitur nga figura e ndritshme e Naxarenkos“.
Ndersa pyetjes: “E ke lexuar librin e Emil Ludwig mbi Jezuesin?” Anjshtajni pergjigjet: “Libri i Ludwigut eshte siperfaqesor. Jezuesi eshte nje figure mjaft e fuqishme per penen e nje prozatori, qofte edhe mjaft i zoti.

Gazetari perseri e pyet: “E pranon Jezuesin historik?” Anjshatjni pergjigjet: “Padyshim! Askush nuk mund te lexoje Vangjelet pa ndjere prezencen aktuale te Jezuesit. Personaliteti i tij pulson ne çdo fjale. Asnje mit nuk mund te jete mbushur me te tille jete“.
Nje here kur e pyeten Ernest Gordon dekan i Universitetit te Princeton se si e shpjegonte ai kombinimin e intelekualizmit te madh te Anjshtajnit me ate te nje njeriu modest, pergjigjet: “Besoj qe varet nga kuptimi i tij per Rrespektin e Madh
Tek Anjshtajni instikti fetar me ate shkencor ishte e njejta gje, sepse ne baze te te dyjave te mara se bashku ishte nderimi intuitiv per Zotin.

Anjshtajni ne nje diskutim te tij ne nje seminar teologjie ne Princeton, larg te qenurit te izoluar dhe me ide e refleksione rreth shkences, fese dhe Zotit eshte shprehur: “Shkenca mund te jete krijuar vetem nga ata qe jane plotesisht te prirur nga liria dhe permbajtja. Ky burim i prekshem, para se gjithash rrjeh nga sfera e fese. Ne ate pembahet dhe besimi ne mundesine qe rregullat e vlefshme per boten e egzistences te jene racionale, dmth te kuptueshme per nga arsyeja. Nuk arrij te kuptoj nje shkencetar gjenial qe humbet te tilla besime te thella. Mund ta shprehim ndryshe: “shkenca pa fene eshte e çalët, feja pa shkencen eshte qorre“.

Kur nje dite Kessler do t’i thoshte Anjshtajnit: “profesor degjoj te thuhet se jeni nje besimtar fanatik”, ai me qetesi dhe dinjitet pergjigjet: “Po, keni te drejte. Kerkoni te penetroni me gjithe kufizimet e mendjeve tona ne sekretet e natyres dhe do te zbuloni qe prapa te gjithave fenomeneve te dallueshme, ka gjithmone diçka te imet, te pa kapshme dhe te pa spjegueshme. Nderimi per kete force, qe eshte aty, si dhe çdo gje tjeter qe ne nuk mund te kapim, eshte feja ime. Ne kete kuptim une jam nje fetar.