3 Kalvaret e Prenk Jakovës

0
1040

Drama
Gjergj Jozef Kola
Prelud

Prenk Jakova qindron në qiellin e muzikës shqiptare si hylli ma i shndritshëm, prandaj me kapë ne dorë shpirtin e tij te kristalizuem me nota, ngjan si me kapë nji lyrë, telat e tendosuna te së cilës lëshojne gjithandej tinguj. Këto tinguj duhet me i kthye ne fjalë e rreshta të njivlefshëm, e prej aty me vizatue jetën e personit te jashtzakonshëm, tanë kujdes dhe përkushtim, për mos me u mbytë në to.
Nëse mund te guxohet me folë per termin GJENI ne kuptimin artistik të kombit shqiptar, Prenk Jakova asht Gjeniu i jashtzakonshem i shekullit XX i kombit tonë, nji gjeni brenda nji konstelacion hyjesh muzikor, ku ai padyshim ndricon ma fort se të gjithë.

Mbi te gjitha me ndërtue nji dramë mbi Prenk Jakovën duhet qe frymën e kohës se diktaturës, vitet 60, ma të errëtat e kombit shqiptar gjatë tanë egzistencës së tij, me i paketue ne nji formë moderne e me ja dhanë shikuesit. Kjo kohë ishte nji kohë „unicus“ ne historinë e botës, koha që po shembeshin kishat 2 mijëvjecare shqiptare të njerzimit, e kjo ndodhte per herë te parë ne historine e qytetnimin europian, tue e lane botën me sy e gojë haptë, përpara nji barbarie kaq primitive. Si reagim ndaj ksaj goditje fatale, shpirti i kombit shqiptar lindi GJENIUN, ashtu sic lëshon nji llampë dritën e fortë përpara se me u shue.

Prenk Jakova asht përfaqsues i dy Requiemeve, te atdheut dhe te personit e fatkeqsia e tij ishte ma shumë jehonë e kohës se sa akt tragjik i individit.

Nji dramë per Prenk Jakoven asht nji sfidë per cdo poet e shkrimtar e Shkodra e mbarë kombi shqiptar kendej e matane kufijve ja ka pasë detyrim gjeniut te shekullit XX nji dramë, ama jo nji drame biografike ala realsocialiste sic po ndodh rëndom ne letrat shqipe, megjithse diktatura ka 28 vjet qe ka thye qafën, porse nji dramë, si esence moderne të shekullit 21.

Kush ka aftësine me pa njashtu si Prenk Jakova „matanë partiturës“ e matanë rreshtave e shef se jeta e njeriut-artist dhe artistit – njeri asht e ndërtueme mbi Markun 14,31-41. Vetëm nji shpirt i plotësuem në vedi ka aftësine me krijue muzikë te tillë mbushë me elemente transhendente. Nji njeri qe e ka prek qiellin sa herë me dorën e tij nuk ka nevojë me vizitue ferrin, prandaj drama arrin në konkluzionin e natyrshëm se ferri nuk asht i Prenk Jakovës, ate ja afruen te tjerët.

Ne 1969 vetedija e kombit shqiptar kishte arrite nji camje vullkanike, diktatura kishte sulmue si shtet primitiv Hyjin, transhendencën me dhunë dhe njerëz qe e prezantonin ne art ket transhendence duheshin eleminue te parët. Të parët që e kërkonin kët „kurban“ ishin artistët ateisto-bolshevikë, „njeriu i parë i ri“, sepse ata nuk mund ta pranonin aureolën e Prenk Jakovës. Në vitet 30-40 Shkodra kishte pasë 10 shkrimtarët ma të mirë shqiptar, ne vitet 60-70 nuk e kishte asnji, nji genocid i pashembullt ne historinë e njerzimit.

Prenk Jakova asht martiri i parë i madh i artit mbi te cilin u hodh baltë komunistash aziatikë.

2.
Te melodrama Juda Makabej shkrihen dy gjeni ne nji, GJENIU i letrave shqipe te shekullit XX, At Gjergj Fishta dhe gjeniu i muzikes Prenk Jakova, prandaj dhe kjo melodramë shpërtheu madhnishëm ne qiellin e Shqipnisë se sapo uzurpueme prej diktaturës komuniste. Kjo dramë ishte si shelbim per vete autorin, sepse e nxori ate nga burgu e kjo në dramën tone jepet me nji „rückspiegelung“ Goeth-jan e ndoshta pa sondën gjermane do ishte kenë e pamujtun me nxjerrë diamantin Jakova nga balta komuniste.

Opera Mrika e para „paar excellence“ e muzikës shqiptare, mbetet nji Opera speciale me tanë konstruktin e saj sa lirik aq edhe poetik dhe me e ndertue ate, duhet nji landë e vecante qe vetëm gjenitë e kane. Nji opera ndërtohet diku ne qiejt e shtatë e prej atje i afrohet njerëzve. Prenk Jakova asht artisti i jashtzakonshëm qe vendosi stekën ne naltësinë e qiellës e mbas tij askush nuk ka guxue derimësot me kapërcye. Mirditorja MRIKA kishte 5 shekuj e ndryme ne malet e Shqipnisë dhe Prenk Jakova e zbriti me dinjitet ne skenën shqiptare anipse me shaminë e kuqe si lejekalim, tue i ngritë asaj nji lapidar madhështor.

Paralelet në jetën e veprën e Prenk Jakovës e të Giussepe Verdit janë befasuese, si nga shpirti i ndjeshëm e poetik, njashtu edhe sedra e naltë e gjeniut, anipse dashunia e Verdit kunorëzohet në shekullin e 19 e ajo e Jakovës nuk arrihet për vetë vdekjen e parakohshme.
Nji opera shkruhet me nji frymë e me nji stil, ajo asht e vetmja kunorë e Olimpit qe nuk mund te imitohet. Kështu opera Skanderbegu megjithse e dyta e dalë nga dora e Prenk Jakoves, mbetet pika ma kulmore e operas shqiptare dhe europiane me temen e heroit kombëtar.

Te kjo Opera Prenk Jakova asht shkri kaq shumë me heroin saqë ne dramën tonë pyetjes së nji ministri „dumbabist“ te diktaturës mbi fëmijët dhe familjen, Prenka i përgjigjet ma tanë sinceritetin njerzor:
Prenk Jakova:
Oh kam nji djalë e quhet Gjergj!
Ministri komunist: „
Ah Gjergj ja keni vënë emrin cunit tuaj? Une ja kam vënë Hakmarrës, emrin e batalionit tonë të famshëm.“
Prenk Jakova:
Kështu asht quejtë gjithmonë, Gjergj!
Ministri komunist:
Ore ndodhët këtu në premierën e operas Gjergji juaj?
Prenk Jakova:
Këtu ishte në skenë gjatë gjithë kohës: Djali im asht Gjergj Kastrioti!
Ministri komunist:
(largohet prej Prenk Jakovës)

Ky qenka cmendur ore, kujton se Gjergj Kastrioti është me të vërtetë cuni tij!!!
Nëse te Mrika , virtuozi Jakova nuk i la shumë hapesinë censurës komuniste me fute hundet, sepse u vetcensurue bashke me mjeshtrin e libretit Llazar Siliqin, tek Skanderbegu ai nuk mund te bante autocensure, sepse figura e gjigandit te kombit shqiptar i kapërcën te gjitha regjistrat e autocensurës.

Kështu lufta e Skanderbegut ndaj osmanëve ripërsëritet ne luftën e gjeniut muzikor ndaj enveristëve, anipse diktatori ishte i interesuem vete për nji vepër të tillë për me përforcue kultin individit ne nji shoqni gjysë mesjetare si ajo shqiptare.
Porse Tirana komuniste nuk mund ta pranonte kometën e Prenk Jakovës mbi qiellin e Shqipnise, nji komete nga Shkodra reaksionare qe i verbonte me dritën e fuqishme. Realsocialistët nuk mund te pranojnë nji eklipsim kaq te fuqishëm dhe ata bahen grusht ta godasin Prenk Jakovës ne ate qe ai ka ma te shtrejtë: Lavdinë e gjeniut.

Vitet 60 kishin sjellë brezin e shkrimtarëve dhe artistëve të „njeriut të ri“, veprat e të cilëve nisën me „gjeneralin“ në 61 e u mbyllën me „komisarin memo“ në 69 e kishin dicka të përbashket: shkëputjen e plotë të Shqipnisë nga perëndimi.

Artikulli famëkeq dyfaqësh i faqezezës komuniste „zëri i popullit“ i vitit 1968 fsheh nji dorë te zezë të shkrimtarëve të oborrit që e kanë „halë në sy“ gjeninë e Prenk Jakovës. Ky artikull bolshevik prishi perfundimisht ekuilibrin në mes te shpirtit të brishte prej smeraldit shqiptar të papërsëritshëm, Prenk Jakovës dhe shtetit qymyrzi komunist.

Skena e fundit e dramës „Tri kalvarët e Prenk Jakovës“ asht nji dritare dhe nji dialog në mes të gjeniut shqiptar dhe „njeriut te ri“ e se kush ishte „njeriu i ri“ e cka u tha në kët dialog që përsëritet me besnikëri si në dramën Skanderbeg ashtu edhe ne dramën tonë, tash e marrim vesht kur te vehet në skenë.

Bashkjetesa në skenë në mes të autorit dhe herojve të veprave të tij janë „rückspiegelung“ i natyrshëm i shpirtave të bukur.
Prandaj duhet me u theksue fort se për nji dishepull, nji benjamin, nji nxanës „paar excellence“ të Patriarkut të muzikës shqiptare, At Martin Gjokës, kompozitorit qe solli muziken e shpirtit gjermanofoles ne Shqipni, nuk do të kishte kurrë humnerë me e perpi. Kët dishepull edhe sikur ta hjedhshin nga majat ma te nalta te Judesë, prap kishin me dale engjujt e me e prite. Ka kombe qe nuk e kanë shkrue kurrë nji oper e ndoshta nuk do ta shkruejne kurrë, pikërisht se ajo ka nji esencë hyjnore ne vedi përzie me nji shkallë te naltë qytetnimi.

Ku ishin pra engjujt e qiellës, ne atë muej shtatori te vitit 1969 kur gjeniu apsolut i shek XX ndërshqiptare ra nga dritarja e katit te dytë te shpisë se kulturës dhe ata nuk dolen me e pritë? Kush i kishte përzanë engjujt atë ditë prej qiellit te Shkodrës?
KET PYETJE E SHTROJME SOT ME 29.9. NE DITEN E TANE ENGJUJVE DHE TRE KRYENGJUJVE TE TRADITES ABRAHAMIKE, përgjigjen e se cilës shikuesi do e marrë mbasi te ketë pa dramën.

Drama e Prenk Jakovës asht drama e shpirtit gjenial te kombit shqiptar, shpirt ky ende sot i kapun peng nga persekutorët shekullore e jep perditë frymën ne mungesën e plotë te standarteve europiane te qytetnimit….

3.
Ne dhjetor 2018 bahen 60 vjet kur opera e parë shqiptare MRIKA e Prenk Jakoves pau dritën e skenës dhe gjithashtu mbushën plot 50 vjet kur Skanderbegu pau dritën në skenë, pikerisht ne jubileun e Gjergj Kastriotit e sa kisha dashtë qe shteti shqiptar, ministritë, rrethi e bashkia, teatrot e shkollat te ishin pregatitë per me përkujtue gjeniun e pazëvendsueshëm te muzikës e te kombit shqiptar, Prenk Jakovën.

Ka kombe qe nuk e kane arritë ende formën e nalte te ekzistencës njerzore, tek nji Opera pra, e kombi shqiptar fale Prenk Jakovës e ka arritë nji shkallë te tillë evolucioni.

Diaspora përmes kësaj drame ka nisë qe tani përkujtimin e gjeniut sepse asht rranja që mban gjallë kujtesën e luleve. Ideja qe fëmija jone, artistë te lindun e të rritun ne Perëndim te gjejnë përmes Prenk Jakovës rranjen e tyne na ka ngrohë zemrën që në lindjen e saj.
Gjithashtu unë gëzohem si Autor, sepse kam përjetsue në dramën e Prenk Jakoves edhe regjizorin Andrea Skanjetin e Zef Zorba, si dhe ajkën e muzikës Zadejat,Daijat,Harapet, Gjonet, Zoraqet…e shume të tjerë.

Mbit e gjitha i jam mirnjohës dëshmitarit të kohës, nxanësit e mikut të Prenk Jakovës profesor Robert Prendushi, dija dhe njohunitë e tij me kanë lejue me pa nji portret të kohës e me kët rast e falenderoj publikisht shumë perzemërsisht.

Drama si libër botohet e shoqnueme me fotografi të pabotueme nga operat e Autorit, të cilat vazhdoj me i kërkue nëpër miq e shokë. Ajo mund të merret ne Katedralen e Vjenës ne Koncertin – Pershpirtje në dhetor 2018. Të ardhunat i kalojnë femijëve shqiptare, talente te diasporës.

Vjenë 29.09.2018