Lani fytyrën me ujë të gazuar dhe do na falënderoni

0
691

Dita, 28 shtator 2018

Produktet me përmbajtje karboni duket se janë e ardhmja e industrisë së bukurisë.

Maska e zezë me pluhur karboni ishte produkti i parë , pas të cilit vajzat u “marrosën”, por tani nga tregu Korean dhe japonez, po vijnë edhe më shumë produkte të tilla.

Uji micelar i gazuar (bulëza gazi të krijuara nga presimi i dioksidit të karbonit) do të jetë produkti i radhës pas të cilit do të mahniteni! Megjithatë derisa ky i fundit të hyjë në tregun tonë, le të provojmë të përfitojmë nga uji i gazuar !

Përse dermatologët rekomandojnë pastrimin e lëkurës me ujë të gazuar?

-Sepse ky i fundit ka të njëjtin pH si lëkura (nëse uji e ka pH normal 7, uji i gazuar e ka 5.5)

Ndryshimi i pH të lëkurës nxit shumimin e baktereve, të cilat shkaktojnë puçrra dhe akne! Nëse ju do të mbani nën kontroll pH e lëkurës, do të keni lëkurë që shkëlqen, mbi sipërfaqen e të cilës nuk kanë shanse të rriten baktere.

-Zhbllokon poret dhe minimizon mundësitë e irritimit.

Uji i gazuar jo vetëm që pastron lëkurën në nivel qelizor, por dioksidi i karbonit ndihmon në pastrimin e poreve duke shpërbërë yndyrën dhe papastëritë që bllokojnë këto të fundit.

-E fundit por jo më pak e rëndësishme, kontakti i parë i bulëzave me lëkurën nxit qarkullimin e gjakut.

Kujdes, larja e fytyrës duhet bërë një herë në javë për lëkurat normale dhe dy herë në javë për fytyrat e yndyrshme, pas një muaj do të shihni rezultatin.

l.h/ dita