MEGJITHATË, VETËVENDOSJE E VETME NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS

0
479
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

IDRIZ ZEQIRAJ

1. Vajzat dhe djemtë e Vetëvendosjes, u përleshën, u tërhoqën zvarrë për hapjen e Urës të Mitrovicës; se
2. Rinorët e Vetëvendosjes u përgjakën në kundërshtinë e “Zajednicës”;
3. Astrit Derhari është kurban i Demarkacionit; se
4. Kur shkrova se Vetëvendosje është e vetme në mbrojtje të Republikës;

butakët e LDK-së, të shantazhuar dhe të tmerruar nga SHIK-u, filluan fushatën kundër kryetarit të LDK-së në Republikën e Bavarisë gjermane, Idriz Zeqiraj, me akuzën shpifarake se “po i shërben Vetëvendosjes dhe po injoron LDK-në”!

E vërteta është se unë çmoj shpirtin e dlirë e luftarak të vajzave dhe të djemëve trimoshë të Lëvizjes Vetëvendosje, si mbrojtësit e vetëm të Republikës të Kosovës. Po të mos ishin protestat e përgjakshme të Vetëvendosjes dhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të “Zajednicës”, kjo çështje, që llogartet, si formimi i “Republika Srpska”, brenda territorit të Kosovës, tashmë, do të ishte fakt i kryer.

Me Vetëvendosjen më ndanë parimi:

Kjo Lëvizje është ngulfatur nga ideologjia e mykur staliniste, eksponentët të kësaj ideologjie, megjithë se meritorë në qendresën karshi Jugosllavisë, por, profanë, injorantë politikë në epokën pluraliste: Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit.

I pari, i rrëmujshëm, me një çekuilibrim klasik, sabotoi luftën e Kosovës, me përçarjen e faktorëve politikë dhe ushtarakë; aprovoi dhe bekoi krimin e organizuar, vrasjet politike, kryesisht, të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut, të veprimtarëve dhe të kuadrove të LDK-së të Ibrahim Rugovës;

I dyti, lavdëronte, uronte dhe përgëzonte Fatos Nanon me bandat e tij, përkallëse të Shqipërisë, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak! Rrjedhimisht, Albin Kurti, me fare pak bashkëmendimtarë brenda Vetëvendosjes, duke pasur idolë Adem Demaçin dhe Ukshin Hotin, me skadencë totale politike, madje, qysh në vitet `90-a, nuk japin asnjë shpresë e garanci, për të qenë një parti me ideologji kombëtare. Pra, për të qenë prijetare kundër-komuniste dhe antisllaviste.

Një zhgënjim e mosbesim i madh i popullit të Kosovës, ishte dhe mbetet mosnjohja e themeluesit të shtetit të Kosovës, injorimit idiotesk të Ibrahim Rugovës! Dhe, kjo është rrjedhojë e zbatimit të porosive shabllone të ideologëve profanë, injorantë politikë, Demaçit dhe Hotit, tërësisht inferior, në raport me liderin kombëtar Ibrahim Rugovën.

Albin Kurti, edhe pse i nevojshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, ai nuk duhej të kthehej si i parë në parti. Një mandat i dytë i Visar Ymerit, Vetëvendosja do të ngritej në pushtet. Karrierizmi e rrënoi Vetëvendosjen, njësoj si LDK-në në Kuvendin e 6-të të saj.

Ribashkimi i themeluesëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me kushtëzimin e vetëm: Të mos veprojnë, me hile e hipokrizi, siç bëri LDK-ja, ndaj LDD-së të ribashkuar, duke i porositur, paturpësisht e poshtërësisht, elektoratin: “Mos i votoni kandidatët, për strukturat e partisë, të kthyer nga LDD-ja!” Një garanci e tillë, do ta rikonsolidonte Lëvizjen Vetëvendosje.

Qasja ndryshe ndaj liderit kombëtar, Ibrahim Rugova, i cili, nuk ka ndërmjetës në historinë gjithëshqiptare, që nga Gjergji ynë i Mesjetës, aktivistët e Lëvizjes do ta anashkalonin agjitimin partiak, duke u marrur me regjistrimin masiv të anëtarëve të rinj.

Kjo qasje reale dhe përcaktimi për një ideologji racionale kombëtare, me vepra dhe jo fjalë alla enveriste, do ta sillnin në një pushtet stabil, në koalicion me LDK-në, të liruar nga klani e butakët të mefshtë, heshtakë e dështakë, brenda strukturave vendimmarrëse të partisë, dikur, zëmadhe e krenare,të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës.

Një rrjedhë e tillë, deri në vendimin e madh, do të ishte e shëndetshme, shpëtimtare dhe historike, për Kosovën tonë të përtokur, të përbaltur, deri në dhjerje, nga banda supërkriminale, e koalicionuar në PAN-in diktatorial e fashizoid, aktual.

Shpresa e Kosovës – koalicioni VV + LDK

Heshtja e opozitës, ndaj veprimeve kriminale të PAN-it në pushtet, e bëjnë pjesë të krimit atë, opozitën. Butakët e LDK-së, përkatësisht, klani Mustafa, në Kryesinë e saj, kanë ngulfatur partinë numerike të Presidentit Rugova. Ata janë bllokuar nga agjentët e SHIK-ut, brenda Kryesisë të saj, të cilët amortizojnë çdo nismë kundërshtie ndaj PAN-it kriminal.

Është cinike, kur klani flet në emër të LDK-së. Kjo Kryesi kërkon të rrëzojë qeverinë e paligjshme, ndërkohë që edhe vetë janë të paligjshëm, sepse janë vetemëruar, meqë i kanë ikur debatit, konkurrencës dhe votimit të fshehtë demokratik. Pra, strukturat vendimmarrëse të LDK-së: Kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, nuk mund të dëshmohen për ligjshmëri, meqë kanë anashkaluar, madje, komplet procesin demokratik zgjedhor!!!

Të ligjshëm në LDK-e janë: deputetët; kryetarët e komunave të fituara nga LDK-ja; të gjithë këshilltarët komunalë dhe anëtarësia e gjërë e LDK-së, përfshi edhe elektoratin e saj, që voton ose abstenon, pra, bojkoton, fatalshëm, votimin, si kundërshti ndaj klanit brenda Kryesisë të partisë, që ka asfikësuar LDK-në, duke shkatërruar procesin zgjedhor dhe duke mos lejuar që LDK-ja të mbajë zgjedhje brenda-partiake menjëherë, duke spastruar apo, të paktën, dobësuar shantazhin e SHIK-ut në strukturat vendimmarrëse të LDK-së.

Ftesa e Vetëvendosjes për protestë, është e sinqertë dhe serioze. Kryesia e LDK-së, e dominuar nga klani i Isa Mustafës, me SHIK-un brenda tij, e refuzon protestën, me arsyetimin banal se “nuk është koha!” Ndërkohë, Grupi i Deputetëve të LDK-së, anëtarësia dhe elektorati i saj, janë pro protestës dhe akuzojnë strukturat vendimmmarëse të partisë, se janë të shantazhuar nga SHIK-u, duke imponuar vazhdimin e sundimit të PAN-it kriminal!

Personalisht, aktualisht, jam larg bazës time partiake dhe nuk e kam konsultuar atë. Andaj, veproj si njeri i angazhuar në veprimtari kombëtare, përtej gjysmë-shekulli: i pëndjekur politik, nga dy shtetet diktatoriale, Kosovë dhe Shqipëri si dhe pjesëtar aktiv në Emergjencën faktike të Luftës, por, pa qenë veteran:

Ditën e shtunë, më 29 shtator 2018, do të jem pjesë e Protestës, në Sheshin e Presidentit të Përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova, madje, pavarësisht, se kush e organizon apo e drejton atë.

Jam njeri me integritet të plot moral dhe intelektual. Mjafton që protestohet kundër kriminelëve të koalicionuar në PAN-in kriminal, të cilët kanë sabotuar luftën; kanë përgjakur Kosovën, në bashkëpunim me pushtuesin; kanë vjedhur e grabitur pasurinë e brezave shqiptarë: kanë vjelur dhe vazhdojnë ta vjelin haraçin e përgjakshëm.

Andaj, apeloj, madje, zëshëm deri në veshë të Perëndisë, për pjesëmarrje masive të anëtarësisë të LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht bindjeve partiake, për ta shpëtuar Kosovën nga klyshët shqipfolës të Serbisë.

Heshtja, hezitimi, refuzimi i pjesëmarrjes në një protestë, kundër krimit dhe kriminelëve, që bëjnë pazare konspirative dhe të pista, pa pyetur dhe pa e përfillur popullin e Kosovës, duke u thirrur në votat e Serbisë dhe të argatëve të tyre, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë, dhunshëm, në krye të partive politike, do të jetë turpëruese dhe historia do t`i dënojë dhe shënojë në faqen e zezë të saj, madje, përjetësisht.