Kujtesë për Edi Ramën – Përse ikin intelektualët dhe Profesionistët?

0
507
Pirro Prifti

NGA: PROF. PIRRO PRIFTI MË: 25 SHTATOR 2018BOTASOT.INFO

Nuk është ndonjë risi sot, ikja e njerzve dhe nuk ka të bëjë as me luginën e lotëve, dhe as me ndonjë kujtim nga e kaluara e largët. Kanë ndryshuar sot kushtet dhe qëllimet e largimit. Pra nuk është vetëm dëshira për të jetuar më mirë, egzistojnë dhe dëshira të tjera që njerzit dëshërojnë të largohen nga vëndi i tyre. Aktualisht po përjetohet një migrim i madh brënda BE por edhe në të gjitha vëndet e botës, dhe shkaku është Globalizmi. Bota është shnëdruar në një qytet të madh në të cilën njrëzit çvendosen sipas interesave përkatëse.

Në fillim të viteve `90 nga Shqipëria ikën të parët komunitetet që ishin në opozitë me Diktaturën, por ikën çuditërisht dhe shumë njerëz që PPSH, nëpërmjet gojës së Kadaresë tha se ishin `llumi i shoqërisë` shqiptare?! Mund të ketë qënë ashtu, të paktën si numur njerëzish në raport me pjesën tjetër që hipën nëpër vapore pasi u strehuan ndër ambasadat e asaj kohe, ku spikati familja intelektuale e persekutuar Popa. Kjo familje mund të quhet si largimi i parë i intelektualëve nga Shqipëria si pasojë e jo vetëm kushteve mizerabël ekonomiko-sociale, por edhe i persekutimit politik.

Më vonë me kalimin e viteve deri pas vitit 1998-2000 numri arriti në një nivel rekord deri në 1.4 milion banorë, ku shumicaishin në Greqi dhe Itali, dhe më pas shqiptarët ndoqën preferenca të caktuara: fshatarësia e jugut dhe e juglindjes shkonte në Greqi, dhe Itali e Francë,SHBA, Kanada, por pjesa tjetër sidomos veriu, preferoi Anglinë, SHBA, Kanada, Australi, e shumë më pak në ndonjë vënd lindor si Turqia e gjetkë.

Interesant është fakti se në fillim ikën si të persekutuarit dhe i ashtuquajturi `llumi i shoqërisë`, por çuditërisht ikën dhe ish sigurimsat dhe ish spiunët.

Midis popullatës së larguar ikën dhe shumë familje intelektualësh. Numri i tyre filloi të shtohej në numur me kalimin e viteve dhe pas viteve 2010-2018, largimi është bërë në nivel serioz sepse shumë intelektualë të disa profesioneve të domosdoshme në Shqipërinë e sotme si Mjekët, Arsimtarë të cikleve të ulta, mesme dhe të larta. informaticienë& Elektronika, disa profesione të veçanta si menaxherë të ndryshëm për të cilët është investuar për shumë vite ikin nga sytë këmbët duke lënë në vështirësi shtetin shqitptar duke zbarazur arsimin e kryesisht Shëndetësinë.

Sigurisht që kishte dhe largime të disa familjeve dhe individëve jo intelektuale, dhe arsyet e tyre janë të njëjta me ato të familjeve intelektuale por largohen edhe për arsye të tjera, p.sh., dëshira për të jetuar pa punuar në një vënd të huaj nëpërmjet punëve jo ligjore, të cilat ne i njohim. Mjafton një e dhënë që të kutohet se përse kanë ikur, dhe kanë ikur jo nga gjëndja e keqe ekonomiko-financiare por sepse kërkonin punë të lehta nëpërmjet krimit gjë që ka shkatuar shtimin e kriminalizimit të shqiptarëve në vëndet e huaja e sidomos në Angli.

Sipas ish Ministres së brëndëshme britanike, sot Kryeministre e Anglisë, që informonte në 2016 se.. – 10% e të burgosurve në burgjet angleze janë shqiptarë, pra në raport me migracionin shqiptar në Angli, – % ishte e lartë : “25 April 2016 –Problemi i Referendumit-Brexit – Mrs May said Albania, Serbia and Turkey had “poor populations and serious problems with organised crime, corruption, and sometimes even terrorism” (https://ëëë.bbc.com/neës/uk-politics-eu-referendum-36128318).

Por si qëndron problem i intelektualëve, familjeve të tyre dhe veçanërisht i disa profesioneve që ka përgatitur Arsimi lartë, të cilët dëshërojnë të largohen?

Sigurisht janë gjashtë probleme të pazgjidhura në Shqipërinë tonë të cilat shkaktojnë pasigurinë dhe dëshirën për tu larguar nga Shqipëria:

– Mungesa e Staibilitetit politik – për shkak të së cilit ikin një pjesë e shqiptarëve, kryesisht politikanëve dhe miqve të tyre, ish sigurimsave, ish spiunëve, ish të burgosurve e tjerë,;

– Mungesa e punësimit – për shkak të të cilit ikën popullsia rurale dhe qytetare e varfër;
– Mungesa të arsimimit të mirë (fillor, të mesëm, të lartë)– për shkak të të cilit ikin kryesisht familjet qytetare;
– Mungesa dhe pasiguria në Kujdesin Shëndetësor ndaj pacientit, moshave të treta- për shkak të të cilit ikin nga të gjitha komunitetet;
– Pasiguria e Rendit public, dhe mungesa dhe/ose pabarazia në zbatimin e ligjit, sidomos ai i pronave, – për shkak të të cilit largohen kryesisht individë apo familje me probleme ligjore;
– Rrogat e vogla- për shkak të të cilit ikin intelektualët dhe familjet e tyre , veçanërisht disa profesione të kërkuara edhe jashtë shtetit;

Mund të ketë dhe shkaqe të tjera të cilat po të thuhen, do të rëndonin edhe më problematikën si krimi, vrasjet, korrupsioni, prostitucioni, etj.

Xhorxh Beranrd Shoë ka thënë një frazë që duhet mbajtur mënd: “Nuk ka krim më të madh se sa të jesh i varfër”, dhe kjo thënie ka plot kuptime sepse varfëria të detyron të kriminalizohesh.

Kjo është një nga detyrat e shtetit që nga njëra anë të forcojë rendin, dhe nga ana tjetër detyrimisht duhet të asistojnë varfërinë extreme.

Përsa i përket shtresës së mesme intelektuale, Shqipëria mban Rekordin e saj 107 vjeçar për persekutimin ekonomiko-financiar të shtresës intelektuale dhe Profesioniste përsa I përket rrogave jo vetëm të vogla, por edhe të pabarabarta në raport me administratën.

Në të gjitha Rregjimet e kaluara gjatë 107 viteve, shtresa Intelektuale dhe Profesionistët janë mbajtur nën presion, janë observuar, janë detyruar të punojnë me paga të vogla e qesharake, dhe mbi të gjitha është ushqyer mosmirënjohja ndaj tyre, harresa, apo edhe më përtej, siç ndodhi nën rregjimin diktatorial të Enver Hoxhës: bërja e intelektualëve- spiunë duke i hedhur kundër njëri tjetrit apo detyrimi i tyre që të lavdërojnë rregjimin duke realizuar zgjatjen e Rregjimit nëpërmjet `divider et impera` të intelektualëve. Rezultati? Asnjë dissident apo Opozitar nuk kishte pas vendosjes së Demokracisë. Sa për pseudo dissident, kanë dalë plot dhe njëri nga ata mbetet Hipokriti Kadare.

Nën rregjimin diktatorial u hodh edhe idea që u zbatua më vonë edhe nga Pol Poti- ajo e barazitizmit, pra të gjithë të marrin paga të vogla e të barabarta: të gjithë janë njëlloj shpreheshin Drejtuesit e PPSH; epo në fakt njeriu lind i barabartë dhe ka nevoja fiziologjike, shëndetësore, arsimore, punësimi të barabarta, por… intelekti nuk është i barabartë dhe për këtë pagat nuk duhet të jenë njëlloj.

Një fenomen alla shqiptar që rëndon problemin e pagave të ulta për intëlektualët dhe Profesionistët me Arsim të lartë në Shqipëri është edhe paradoksi në paga.

Paradoksi qëndron në dhënien e pagave relativisht më të larta tek Administrata shtetërore dhe ajo lokale në raport me pagat e shtresës së Profesionistëve me Arsim të Lartë që punojnë në Sektorët delikatë, pasiguria dhe mungesat thelbësore të të cilave detyron popullatën të largohet: Arsimi dhe Shëndetësia.

Një Mjek Familjeje , një Mjek Specialist, që kanë harxhuar shumë vite për tu bërë profesionistë, marrin paga të barabarta me një sekretare Ministri apo dikasteri.

Një Profesor, një Doktor Shkencash, një pedagog me Master, marrin njëlloj ose smë pak se një Drejtor Drejtorie.

Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e punë-kërkuesve ë Shqipëri të largohen dhe të kërkojnë punë jashtë shtetit, ku në të cilën diferenca në paga me tonat është katastrofale.

Pa dyshim unë do ti rekomandoja Kryeministrit të Nderuar që të reformonte Sistemin e pagave në dobi të Profesionistëve me Shkollë të lartë, në mënyrë që të kishin një rrogë dinjitoze dhe të merreshin seriozisht me punë duke shmangur më në fund dhënien e parave nën dorë, rryshfetin, korrupsionin, madje dhe dypunësimin brënda orarit të punës.

Rritja e ndjeshme e Pagave të intelektualëve, Profesionistëve me shkollë të lartë që punojnë në sektorët e Shëndetësisë, Arësimit, IT, Elektronikës, punë të cilat paguhen shumë jashtë shtetit – nëpërmjet një Reforme rrënjësore të Sistemit të Pagave në Shqipëri, do të stabilizonte dhe ulte Korrupsionin, Emigracionin, por Shteti duhet ta shoqërojë këtë rritje pagash me detyrime përkatëse një nga të cilat është vendosja zyrtare e `Job Description` për çdo profesion, dhe dhënien e bonuseve për çdo punë jashtë orarit.

Zoti Kryeministër le të mos shohë larg, por të shohë Republikën e re të Kosovës, e cila ka rregulluar Rrogat e Arsimit të Lartë duke vendosur bazën tek 1000 Euro, dhe duke e diferencuar deri në 1500 Euro tek Profesorët.

Po kështu Kosova brënda vitit të Ardhshëm 2019 do të rrisë Pagat për Sistemin Shëndetësor identik me Arsimin, duke vendosur edhe sistemin e bonuseve. Sigurisht këto rritje page do të shoqërohen edhe me kontrollin dhe manaxhimin më të mirë të punës përkatëse.

Shpresojmë që Shqipëria e Pavarur prej 107 vitesh të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga Fiksimi anadollak dhe diktatorial i mbajtjes nën kontroll të inteligjencies nëpërmjet pagave të vogla, lënies në harresë të tyre, mos interesimit dhe nënvlerësimit, mosmirënjohjes, shantazhimit, dhe nga ana tjetër – Fiksimin e qëllimshëm anadollak dhe diktatorial të mbajtjes afër dhe drejtimit të shtetit shqiptar me anë të militantëve, injorantëve, amatorëve, kriminelëve.

Kjo është Reforma e vërtetë Sociale krahas Vettingut.
Ku do ti gjejë qeveria paratë?
Po Kosova e varfër 12 vjeçare ku po i gjen?
Qeveria shqiptare dhe sidomos Opozita, le të kërkojë se ku shkojnë sekustrot e të dënuarve dhe le të mos bëjnë më rolin e agjensive funebre.