Disa poezi nga Ismet Tahiraj (1)

0
1044
Ismet Tahiraj

Ismet TAHIRAJ

ERA
———–———————-

era e çmendur e vari shpresën në degë të saj. U tha mani qindvjeçar e shelnja përrocka pruri gurë hardall mbi kokat tona, te vona solli dhe çobanin për ne rete nuk ishin shterpë me lumëza mizash na bekonin oden, e ballkonin sa here lokja i shikonte me sy, mjerë i thosha unë e ti. Lëmeri.
Treretkërcitja na i hante trutë, paq e butë, jo përngut. Hiç pa tutë. Eh sojnike ishte soji i ynë, te mos i qaraveshim buzët për lakmi ujemi Se boll na dilte praktika e vjetër me teshën e re, si shelgu me pipa vjeshtës. Dehë.

Mosni, rrini këtu ku jeni, ku keni lindur o njeri i mirë, ftyra e juaj s’është e qelibart. E ngrirë. Jo I keni selishtat me kallinjë plotë e për plotë. Era i shkund i rrezon për tokë. Buka e domosdoshme është o shokë. Se djersën tuaj s’ka kush e shkel, as një pushtet, buka i vret, rrini pa dert. Guva e urtisë ju thërret U tha shelnja po si u tha dhe vidhi, era tund’ shaminë beter si hiri. Mosni se gjelat nuk trembën, nga dimri as te kaçubeti e hutini. Rrini.

Jo se ta dini, nuk mund te ju shtyp kurrkush, as ai fare kushi, qyraveci, faqe speci. Ju nuk i shkelet as kujt as barin, as terfilin e fitimit, po ngjyejn ne hakun e jetimit.
Era shkon e vjen, guret fluturojnë, po diku mbesin nepër toka tona, hileqarëve s’u këndon këndezi. Neve s’na bëhet t’vona – treni i juaj përplotë maskarallëk vagonat.

DËLLINJA
———————–

dëllinjë
te prejmë,
ashtu me fara
ashtu te gjelbërt.
si vet rrëkeja
e kollit.
kur e pret
tymi i saj
udhë mbrapësht
ia kthen kollit.
mbrapësht duhet
te vehët marama.
fara nuk kanë efekt
as lozët e saj te braktisura
se kolli rrejtur
mberthën pipa….

SHTATZËNIE GJENDET KATUNDI
——————————————-

I kishte netët hiç pa gjumë,
S’flenë lumi, aq flenë i gëzuari.
Orën e orës
E pickon mushkonja.
Defterët i ka në gojë
E jo më shkronja.
S’flenë ai, as lumi
Shtatzënie gjendet katundi…

EPËRËSIA
——————

Duhet shikuar
A është simetrike,
E kulmeve linja

Te lidhet qeni
Shtëpia tundet
Prej vendit.

Te ati me shtatëqind
I vije epërsia.
Hallakaten ne kryqëzata
Fqinjësia.

Prapë resh heshtje
Prapë rritet epërsia….

MOS I KËPUT BOZHËS LOZËN
———————————

Turp është
T’ia hash
Bukën Boxhës.

E t’ia
Këputësh lozen.

Përtej stalle
Qeni leh,
Epërsia
Kalon mbi re.

Bozha te sjell
Medaljon
Epërsia
Kulmeve te shtëpive
Kalëron

Loza e Bozhës
Me ty filrton..

SHASTIËN DATAT
——————–

Acarohet kulmi
Thyhen pjatat,
Është krejt normale
Shastisen datat.

Lumenjtë as s’e
Ndalin rrjedhjen,
Varret pakësimin
As qe e njihnin.

Bari çdo
Fund pranvere kositet,
E loza qe flirton
Ne epërsi rritet.

Zot asaj
Kurrkush
S’i benë
Neveritje.

NË KOHË PAQJE
———————–

Duhet te rrinë
Te gjithë
Ulur galiç
Te shohin
Epërsia
Shkalleve si vije.

Ua shkurtoj
Qafen,
buzën,
hundën
(ketë luftë te fundit).

Shkëlqente qiellit
Me xixa katrani.

Tash me një
Mister tjetër
(ne kohë paqe)
E veshin mitanin.

Mërmëritjeve
Po ua zë
Frymën jorgani…

NGJITET BURIMEVE AKZAKTE
—————————————-

Vasha me farmerka
Blu
Nuk kishte
Mavi midenë
As urinë njerëzore.

Ngjitej burimeve
Ekzakte

Revolucioni i spermës
Do te fitonte
Rendin e ri
Shoqëror.

Mes epokave
Mes trallisjeje.


Ismet TAHIRAJ

NGA HIJA E TYRE E PËRDERDHUR
————————————————

Oshënarët
dhe ikën barbaret,
siç ikën frymë e keqe
nga varret.

Kur kufomat i kallnin
cungjet i prenin njeriut trupin
me kokërdhokun e syrit
luanin ping-pong.

Larashët, minjtë vraponin
shuanin urinë,
me trutë e shkapërdedhura
kur nga futa lulëzoi kjo stinë.

Barbarët
morën ftigën
u çartën nga hije e tyre
e përdedhura….

I HERË…
—————————

I herë pylli
kishte pas vesh,
shtatë orë udhë larg
e djali po e shtronte lemën.
Po fusha u shti e shurdhët
e shurdhët sa më s’ka
e djali pell gjaku u pa.
Hëna u tkurr drapër
dielli saç mbi krye na ra….

NË SOFËR
——————————–

Ende s’ka rënë
as një pikë darkë,
as një pikë drekë
në sofrën e harruar
ku lahëshin
gjaku më llucë.
S’kanë prekur
as një gishtrinjtë e fëmijëve,
as shenjtit, që veç ishin larguar
nga tmerri i egërsirës.
As një pikë mëngjesë
as një pikë zamerë,
s’kanë rënë në sofër
përveç kthëtrave te egerësirës.
Dhe lotët që
njomin truallin….

SHANTAZH TE KAFET
————————————-

E marr si ta marr
Sorra mbi oxhak,
Vënë shantazh te kafet.
Ora ec, e për ec
Toreadori s’ngec.
Punon njeriu pa reshtur,
Dikush shtrihet
Dhelpër e heshtur.

SOKËLLINË
——————————

Sokëllinë te miku
Ne parmak kamxhiku.
Për sillet, e pështillet
E as gjë më s’lidhet.
Ta bënë orën
Ta pinë çorbën.
Ta pështyn dorën.
Sokëllinë derën tjetër
Hap te sharjes,
Tjetër vrimë
Vetëtimë

RISKUN
—————————-

Rriskun e bartim
Mbi shpatulla
Mbi sofër,
Atëherë fenjeri i hënës
Te verdha na i bënë fytyrat
Për stinë e përkyera.