WILLIAM FAULKNER – ELIZËS

0
717

WILLIAM FAULKNER
1897 – 1962

Çmimit Nobel për Letërsi në 1949

William Faulkner u lind në New Albany, Misisipi, më 25 shtator 1897. Vdiq në Byhalia, Mississippi, 6 korrik 1962, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet, pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s’e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës. Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin “Mushkonjat”. Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për “kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan“.

Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Hollywood, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.

DHJETOR: ELIZËS

Ku fluturoi pranvera që njohëm së bashku?
Lakuriqe janë degët e vitit të kaluar: një nga gishtat e tu
unë e pashë të vendosej në acarin e dimrit
dhe t’i lanit larg shiut që t’i bënit të butë.

Nëse vetëm nga pema e gjumit gjethet kafe të përzishme,
e keqja të shkonte krejt me pranverën që vdes çdo ditë
që pikon dhe dhemb s‘do të ishte më
një vit i tërë i hidhur, i zhveshur në zemrën time.

Në dimrin e zemrës sime ti ishe pema e lulëzuar,
shumë më e ëmbël dukej pranvera me vonesën e saj
ti je era që shpërtheu pranverën
në një kopsht gërmadhë.

Ti ishe krejt pranvera, dhe maji dhe qershori
në mishin tënd mugullonin më të shkëlqyer, por të shtypur
është viti i shiut tani dhe dielli dhe hëna e vdekur,
dhe krejt bota është e errët ose shumë e bukur.

Përktheu: Faslli Haliti