TRINOMI KRIMINAL I LISTAVE TË “VETERANËVE”

0
472
Ramush Haradinaj

IDRIZ ZEQIRAJ

Prokurori dinjitoz, me integritet juridik profesional, parimor dhe atdhetar trim, Elez Beqir Blakaj, nga LLukavci i Begut, komuna e Istogut, denoncoi krimin e shtresuar në drejtësi, me adresë dhe autorësi precize, bandën e koalicionuar në PAN, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, me kompani.

Në letrën arsyetuese të dorëheqjes, Prokurori Special Eelez Blakaj, drejtuar Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Reshat Millakut, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, shokon Kosovën dhe të gjithë Shqiptarinë në botë.

“Dorëheqja ime përçon dy porosi – PROTEST DHE MESAZH, – shkruan juristi parimor, Elez Blakaj.

1. PROTESTË – pakënaqësi dhe mospajtim për një menaxhment, skajmërisht, të politizuar, ku rastet e profilit të lartë shumë vështirë lejohen të kalojnë.

2. MESAZH – për kolegë, se me asnjë çmim nuk guxojmë t`i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hatër të shefave tonë, para kërcënimeve të ndryshme…*

Vetëm këto dy pasazhe, fragmente të Prokurorit Blakaj, flasin mjaftueshëm, për kriminalizimin e drejtësisë dhe kapjen e shtetit të Kosovës, nga kryebanditët e PAN-it, me bandat e tyre vrastare të shqiptarëve atdhetarë, zhvatës, hajna zyrtarë, haraçxhinj të përgjakshëm, e deri tjetërsues të territorit tokësor të Kosovës, që përbën tradhtinë e lartë kombëtare.

Palët në krim, fabrikues të “veteranëve”

Pala e parë – urdhëruese e falsifikimit të “dëshmive të veteranit”:
1. Hashim Thaçi, president i Kosovës,
2. Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i AAK-së,
3. Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe kryetar i PDK-së,
4. Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Nisma.
Pala e dytë kriminale – dirigjuese e falsifikimit të listave

Disa *gjeneralë* të vetëshpallur, profanë, që nuk kanë bërë as shërbimin klasik ushtarak. “Komandantët” horrakë, kanë shitur e vjelur paratë e dëshmive të rrejshme të “veteranëve”, duke i ndarë me “gjeneralët” kriminelë, të dëshmuar për krimet e tyre, nga gjyqet vendore e ndërkombëtare, nuk kanë guxuar të firmosin asnjë dëshmi, pa lejen e tyre.

Pala e tretë në krimin e dëshmive mashtruese të “veteranëve”

Të nominuarit e akuzuar nga Prokurori Special e profesional, Elez Blakaj. Përjashto dy syrësh, Qelë Gashi dhe Ahmet Daku, që nuk kanë qenë emra publik, nuk njihen nga opinioni i gjerë, të tjerët janë shquar në mbrojtjen e krimit dhe të shefave të tyre “gjeneralë” kriminelë, të cilët kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e bijave dhe të bijëve më të mirë, siç janë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës, duke e kallur edhe Flamurin e shenjtë të Dardanisë!

Është shqetësues renditja e një komandantit faktik, shumë meritor në Luftën e Kosharës, Rrustem Berisha, në mesin e një grupi kriminelësh të dëshmuar. Ishte shokuese futja në torishtën, vathën e krimit të komandant Berishës, sepse “ai stan, atë bylmet ka”. Kolegët, ushtararët e Kosharës lavdiplote, ky akt i turpshëm i Komandantit të tyre, i lëndoi deri në lot. Pendesa është njerëzore. Nga partitë-banda duhet ikur edhe natën pa hënë. Dhe, të shpëtohet, aq sa mund të shpëtohet. Përndryshe, merita, nderi, lavdia, do të zvetnohen, deri në sosje, zhgënjyeshëm.

Lista e palës së tretë, në krimin falsifikues të “dëshmisë së veteranit”, është e managët, sepse këtu janë infiltruar edhe banditër tjerë, nga bandat terroriste SHIK dhe “Shqiponjat e zeza”.

Ky trinom, kjo treshe, pjesë e krimit ekonomik dhe politik, siç është rasti i falsifikimit enorme të listave të “veteranit” të UÇK-së, ka projektuar dhe realizuar dy qëllime, sa të poshtra, aq edhe armike e kriminale karshi Kosovës:

1. Përfitimi politik, duke shtuar artificialisht e kriminalisht numrin e elektoratit të tri partive-banda, të bashkuara në PAN, me qëllim të sundimit banditesk të Kosovës;

2. Përfitimi material i trinomit pjesëmarrës në falsifikimin e “dëshmisë të veteranit”, qoftë të drejtëpërdrejtë, apo me sekserë, ndonëse, tashmë, e vërtetuar se dëshmitë janë blerë nga 2.000 deri 5.000 euro. Dhe, kjo përbën vjedhjen zyrtare më të vrazhdët e më kriminale, aq më parë, kur në këtë krim përfshihen hajdutër të profilit të lartë, që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, zëvendëskryeministri, e deri ke deputetë, ministra dhe kuadro shtetërorë e qeveritarë.

Tymnajë vetëturpëruese e Lumezit, Ramushit, Veselit, me kompani

Aleksandër Lumezi e pranon – *19.000 veteranë të luftës kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme benefite, që ua ka dhënë komisioni për veteranë dhe invalidë të luftës*.

Kjo është një dëshmi që vërteton, madje, katërcipërisht, akuzat bazike të Prokurorit Elez Blakaj, se krimi ka ndodhur dhe autorësia është zyrtare. Në krye të krimit janë, hiç më pak se krerët aktual të PAN-it supërkriminal.

Vazhdon Kryeprokurori SHIK-as, pjesë e aferës namkeqe *PRONTO*, Aleksandër Lumezi – “Ne, deri më tani, kemi lëshuar rreth 63 urdhër-arreste, për t`u kapur ata persona”. Edhe ky fakt vetëdemaskues i Lumezit, flet për sabotimin e drejtësisë, nga vet kreu i saj. Por, shtrohet pyetja: Pse anashkalohen nga përgjegjësia, për falsifikimin e përsëritur për mijëra herë, krerët e PAN-it?! Ky falsifikim është krejt i veçantë dhe shumë domëthënës, sepse ka synime afatgjata, për ta zgjatur krimin në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Akuzat, anatemat, shpifjet dhe fyerjet monstrume, për një kuadër, sa parimor, aq edhe i dinjitetshëm, siç është Prokurori Elez Blakaj, nga një treshe e inkriminuar, siç janë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe lakeu i tyre, Aleksandër Lumezi, ndaj zotëri Blakaj, janë një paturpësi, madje, deri në rrugaçëri. Akuza për “frikacak”, ndërkohë që ai me ngritjen e akuzave për kriminelët falsifikatorë e vjedhës faktik të buxhetit shumëmilionësh, dëshmon të kundërtën të zotëri Blakaj.

Kur Prokurori dorëzon lëndën akuzuese tek eprorët e tij, siç janë Blerim Isufaj e Reshat Millaku, me destinacion përcjelljen në Gjykatë, vërtetohet se ai ka mbaruar punën, detyrën me përgjegjësi profesionale dhe trimërisht. Janë dyshja Isufaj dhe Millaku, të shantazhuar nga Kryeprokurori Lumezi, të cilët kanë bllokuar dosjen-akuzë, për “komandantët” kriminelë e falsifikatorë.

Sepse, gjykimi i tyre do të zbulonte “gjeneralët” kriminelë, në renditjen – palë e dytë – në këtë aferë korruptive e kriminale, siç është vjedhja e buxhetit shtetëror. Dhe, gjykimi i “gjeneralëve” zinxhir, do të zbulonte – palën e parë -, në krimin më të zi, në falsifikimin masiv të “dëshmisë së veteranit”, që janë kryekrerët e bashkuar në bandën-PAN – Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Fatmir Limaj, me bandat e tyre vrastare të haraçit dhe të hajnisë zyrtare.

Kadri Veseli, kinse, flet në cilësinë “si njeri, si luftëtar, dhe si lidër institucional e politik!”. Por, Kadria, duke vazhduar krimet e Millosheviçit, me SHIK-un e tij, vrasjen e ushtarakëve të FA RK-ut dhe të kundërshtarëve politikë, nuk është njeri, është mostër, egërsirë, “si luftëtar”, është rrenë e kulluar, sepse ai ka administruar bandat, për mbushjen e burgjeve me luftëtarë të lirisë, të cilët denoncuan dhe nuk e përfillën sabotimin e luftës nga Kadria dhe Hashimi me kompani, “si lidër” ordinier e hiç politik, i bandave të SHIK-ut terrorist.

Sipas Kadrisë, trimoshi Blakaj “nuk e don shtetin e Kosovës”, sepse ka denoncuar vjedhjen më spektakulare zyrtare, siç është falsifikimi enorme i “dëshmive të veteranit”. Ja, ke kanë zgjedhur shqiptarët për “lidër institucional e politik!?”

“Çka ka shtëpia, e nxjerrë fëmija”, – thotë urtësia. Kështu bëri edhe fëmija lazdraç e përsnjak, kryeministri (lexo: kryehajvani) i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nxori në shesh koordinimin e akuzave me Veselin e Lumezin, kundër Prokurorit trim e mençurak, Elez Blakaj, i cili “nuk ua rrasi” as shefave në Prokurori, duke i sugjeruar ekipit të tij “të punojmë në çështjen e veteranëve, pa e njoftuar Kryeprokurorin Lumezi” dhe as PAN-it, por kryen detyrën e shenjtë të Prokurorit të shtetit, të popullit.

Me një tiradë fjalësh boshe, gjithë mujëshi, si me qenë në ring, me një injorancë klasike, që është pronë e tij, ua bjerri kohën shqiptarëve mjeranë, duke e dëshmuar, për të njëmijtën herë budallallëkun dhe pisllëkun e tij, si hiç njeri e kapadahi të neveritshëm, unik në harbutërinë e tij shtazore.

Guximi i tepëruar i Ramushit

Paturpësisht e rrugaçërisht, ky mostër i shtetit të brishtë, më sakt, të prishtë të Kosovës, e quan “hajn pulash e pishpirik”, një prokuror investigues, hulumtues, parimor e trim, siç është Elez Blakaj.

Arsyeja – të gjitha dëshmitë faktike rezultojnë se në Dukagjin është bërë kërdia, hataja, me shit-blerjen e “dëshmive të veteranit”. Autorësia e këtij krimi masiv ekonomik, është banda më numerike dhe më e organizuar e Dukagjinit. Dhe, kjo bandë e krimit vrastar, e haraçit të përgjakshëm, e uzurpimit të pasurive shoqërore e shtetërore, thirret në Komandantin e saj fuqiplotë, Ramush Haradinaj. Këtë e ka pranuar edhe vet Ramushi. Askush më shumë nuk e ka maltretuar, torturuar, përgjakur, grabitur e vjedhur, haraçuar, më shumë se sa kjo bandë Dukagjinin.

Ta hedhësh në gjyq kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, pse ai e tha të “fshehtën publike”, për kontrabandën dhe bizneset e pista të Haradinaj, me bandën e tij, është guxim i tepëruar i Ramushit. Dhe, ky mund ta fitojë edhe gjyqin me Muhaxherin, sepse i ka pasuritë shumëmilionshe, krejt pa mbulesë dhe PAN-in fashizoid, që ka uzurpuar dhe bllokuar drejtësinë dhe të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë.

Habitë heshtja zyrtare e LDK-së, në rastin e sulmit të Anton Qunit, kohë më parë, i bërë nga kuadri i PAN-it, Xhavit Haliti dhe, së fundi, sulmi në kor, i bërë kundër Prokurorit Special, Elez Blakaj, nga krye i dyshuari për pasurim galopant, tërësisht të paligjshëm, me bazë haraçin, grabitjen, uzurpimin e pasurive dhe, tani, me aferën e turpshme të shitjeve të “dëshmive të veteranit”.

Dëshmia-akuzë, e bërë nga miku i vet Ramush Haradinaj, deputeti Adem Grabovci, nga foltorja e Parlamentit të Kosovës, është pasqyra më e plotë, që fakton makro-pasurinë abuzive të Ramushit. Edhe çereku i saj të jetë, është hata e madhe, për një njeri, deri dje brekë-grisur dhe me opinga bariu.

Rrjedhimisht, dominon opinioni gjithëshqiptarë, për të mos thënë, edhe botërorë se Kryeministri aktual i Kosovës, është kryehajni i vendit.

Mbrojtja dëshpëruese e shifrave zmadhuese të “veteranëve”

Janë të një mendjeje “gjenerali” Haradinaj dhe gjeneral Agim Çeku se numri i luftëtarëve të UÇK-së, ka qenë i madh! Rrenë qoftë! Faktet janë kokëforta dhe flasin për të kundërtën. Personalisht kam shërbyer në Emergjencën e Luftës, në krye të një ekipi prej 25 vetësh, kryesisht, punonjës të Fabrikës *Etniku*, në Kurbin. Kemi pritur mijëra refugjatë, ikanakë të Kosovës, duke i strehuar nga Fushë Kruja, (16 km. nga Tirana), e deri në Shkodër.

Refugjatët e parë kanë qenë nga komuna e Deçanit, përfshi edhe Junikun me fshatra. Në mes tyre, shumë qindra burra e djemë, të aftë për pushkë e luftë. Të gjitha përllogaritjet flasin për një numër modest, të gatshëm pë luftë, të mbetuar në atë zonë.

Bllokimi i popullatës të Lugut të Drinit, nga “komandantët” e Ramushit, të cilët e braktisën, i dhanë shansin armikut, për të ekzekutuar shumë burra dhe djemë, fshatarë të pambrojtur.

Pykimi në pikat mbrojtëse, në rrugën Istog-Kaliçan, të djemëve, me një kallash kinez, përballë tankeve armike, ishte papërgjegjësi dhe krim i pritur. Sulmi armik i vrau të gjithë, madje, një nipit tim, nuk iu gjet as koka. “Komandantë” profanë e injorantë total, në fushën ushrake, “komandonin” nga larg, “pa u hyrë ferrë në këmbë!”

Gjeneral Agim Çeku, duke qenë në krye të Komisionit Verifikues të Listave të Veteranëve, më sakt, falsifikues, deklaroi: “Ka të drejtë me konkurue gjithëkush që i ka kontribu luftës, edhe ujë nëse u ka jep me pi ushtarëve të UÇK-së”.

Kjo ishte thirrje e hapur për falsifikimin e “dëshmive të veteranit”. Ekipi ynë në shërbim të luftës, u kemi dhënë veshmbathje, ushqim, armë të të gjitha llojeve, megjithatë, asnjëri nga ne nuk gëzon statusin e veteranit!

Konstatoj se për karrierizëm neveritës, në Kosovë, shquhen Agim Çeku, i cili në kërkim të postit, i ka bredhur disa parti politike. Edhe në këtë rast donte të bëhej – Ministër i Veteranëve -, qofshin ata edhe të rrejshëm! Andaj, edhe apelonte edhe për rritje fiktive të numrit të tyre.

Neveritës në karrierizëm janë edhe Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa, të cilët mbajnë në pushtet partinë-bandë e kriminale, PDK-në. Respekt përt pasurinë dhe bizneset e Pacollit. Por, irrituese dhe amorale është zvarritja e tij pas posteve, duke u bërë pjesë e krimit.

Natyrshëm, hulumtova ecjen jetësore, shkollore e profesionale të Prokurorit Special, Elez Blakaj. Krenarë për drejtëpeshimin e tij njerëzor, moral e profesional. Mësuesit, profesorët, eprorët në praktikën juridike dhe, më tej, në punën profesionale, më folën në supërlativë për atë.

Një fëmijë i mbarë, një shkollar premtues, një kuadër me përgaditje supreme, një Prokuror me personalitet dhe integritet njerëzor e profesional. Ky është profili i Prokurorit Special, Elez Blakaj. Të lumtë, djalë i Istogut, i Kosovës, i Shqiptarisë mbarë! Mirënjohje, respekt dhe mbarësi, në çdo hap të hedhur, në shërbim të popullit, Kosovës, Kombit!

Ndërkohë, çfarëdo kërkim-falje e shpifësve falsifikatorë e rrugaçë, të tipit Ramush Haradinaj, Kadrii Veseli, Aleksandër Lumezi, me lukuninë e tyre lehaqene, është e pasinqertë, hipokrite, e shpëlarë me fund.

Thirrja, deri në çjerrje, në “UÇK-në”, “në luftën e shëjntë”, e krerëve të PAN-it, është hipokrizi e cinizëm i vrazhdët. Askush më shumë se këta maskarenj e kriminelë, me vrasjet politike, me korrupsionin, hajninë zyrtare, haraçin e gjakosur, uzurpimet e pasurive të brezave shqiptarë, tjetërsimin e territorit të Kosovës, në favor të fqinjëve armiq, nuk e ka baltosur, përdhosur e dhjerë gjakun e dëshmorëve, të viktimave të luftës, sakrificën shekullore të popullit shqiptar.

Dorëheqja pa aletërnativë e trinomit-bandë dhe hetimi i tyre, së bashku, me e bandën e “gjeneralëve” dhe të “komandantëve”, për vjedhjen zyrtare të shtetit, në rastin e falsifikimit të “dëshmive të veteranëve” si dhe largimi i bandës-PAN, nga pushteti, është nevojë akute dhe e domosdoshme, për frymëmarrjen e lirë të Kosovës tonë, të ngulfatur nga kriminelët, në emër të “luftës së shenjtë”, por, të pa bërë nga “komandantët” e rremë.