Qatip Mara dhe Prof. Muharrem Jakupi
E kam njohur në vitet 70-të të shekullit të kaluar në qytetin e Selenicës Vlorë.Prindërit e tij të urtë,të dashur ishin gjitonë me familjen e motërs sime.Babai tij kishte sfiduar vështirësitë e shumta. Me sakrifica rriti fëmijë me edukatë e sjellje të kulturuar.Midis fëmijëve dallohej djali tij Muharrem Jakupi me zgjuarsi, intelekt e intuitë që kuptonte të padukshmen. Kolegët e mi që i jepnin mësim në gjimnaz më flisnin për prirjet letrare të gjimnazistit Muharram Jakupi, i cili kishte filluar të krijonte vargje poetike me brumin e vet filozofik. Kishte të menduarin kritik për të pasqyruar të vërtetën. Shpesh në diskutimet që bëheshin në veprimtarit edukative shprehte me guxim mendimin e tij ndryshe.
Me qartësinë e mendimit të tij interpretonte ngjarje,fenomene,personalitete duke argumentuar me këndvështrimeve të ndyshme. Këto mendime kritike të gjimnazistit të talentuar Muharrem Jakupi u interpretuan nga drejtuesit fanatikë komunist të drejtorisë së gjimnazit si shfaqe të huaja borgjezo revizioniste. Një drejtoreshë shpirtë katrane së bashku me një nëdrejtor shpirtë zi kishin hartuar një karakteristikë negative për maturantin Muharrem Jakupi për të mos marrë të drejtë studimi në universitet.
Organizata bazë e partisë,themeli i diktaturës së proletariatit e kishte nxirë karakteristikën e maturantit duke e penguar të fitonte të drejtën e studimit. Një ndëshkim i luftës së klasave që propangandonte njeriun e ri socialist me shijen e guston marksiste Leninste.
Maturranti Muharrem Jakupi e sfidoi luftën e klasave me karakterin e tij të forte. Kryeu shërbimin e detyruar ushtarak me korrektësi. Pas shërbimit ushtarak filloi punën në sektorin e ndërmarrjes Selenicë duke kyer punë të ndryshme dhe me këmbëngulje kërkonte të shkonte në studimet univesitare për letërsi.Pas disa viteve me shumë përpjekje fitoi të drejtën e studimit për gjuhë letërsi në Fakultetin Histoi-Filologji.
Me vullnet të hekurt e pasionin për letërsë arriti ëndrën e tij për të vazhduar studimet në universitetin shtetëror Tiranë duke shkëlqyer në studime me reultatet maksimale..Punoi si pedagog dhe dekan në Universitetin e “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Kur vija nga emigracioni e takoja dhe më priste me shumë dashamirësi.Kishte aftësi shkencore dhe drejtonte me korrektësi. Intelektuali talentuar Muharrem Jakupi kishte ardhur me banim në Tiranë. Konkuroi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe fitoi me zotësi të drejtën si pedagog. Pas pak kohe u evidentua dhe u shqua për aftësit e talentuara dhe u emërua drejtues departamenti duke shkëlqyer me perfomancën e tij intelektuale. Vazhdoi me studimet e gradat shkencore, nga Dr., i shkencave dhe me titullin Profesor.
E takoja vazhdimisht në Tiranë, se edhe shtëpitë i kishim afër në një rrugë. E shikoja me gëzim që kishte realizuar synimet e tij, si dhe veprimtarin e tij krijuese kritike letrare. Perfomanca shëmbullore e prof. Muharrem Jakupi është krijuar me punë të përkushtuar që rrezaton dituri, kulturë qytetare. Edhe titullin profesor e ka merituar me dinjitet miku im Muharrem Jakupi, të cilin e kemi krenari të shoqërisë e miqësisë sonë familjare
Gjithë studentët e vlerësojnë dhe e falënderojnë duke shkruar në facebook :
”Të falënderojmë që na keni mbështetur gjithmonë! Jeni njeri fisnik! Gjithmonë i drejtë, me të drejtën! i paarritshëm! Respekt dhe mirënjohje pafund për ju”.
Vlersimi studenteve është meritë e karakterit dhe perfomancës shëmbullore të intelektualit të talentuar Muharrem Jakupi.
Miku dashur, prof. Muharrem Jakupi, gjatë viteve të vështira nëpër spitale më dërgonte mezazhe frymëzuese për të sfiduar sëmundjen duke më kushtuar edhe poezinë për zemrën e trasplantuar
Në vitet që isha në spitalin e Nju Jorkut miku im Muharrem Jakupi më kishte dedikuar këtë poezi
“JETON NË ZEMRËN E HUAJ
(Mikut tim Q. Mara)Tani në gjoks rreh zemra e një tjetri,
Që gjaku me jetën tënde e mbushi
Si një CD me një mijë Giga.
Aty gjendet kroi me shumë sulina.Dhe libri që zbardh mendjen, i nxirë nga kandili.
Lisi i mbytur nga pjergulla e dashurisë që s’u poq
Me degët e thara gërvisht shëmtinë e hënës.
Shtëpia rakitike në Strasburg të padit:S’pranon divorcin me rininë tënde
Dhe fyerjen me dasmën e bërë në qytet…
Kurse ti nga Amerika na përshëndet
Dhe na përqafon me mall oqeanik!
* * *
Zemra është Zana e jetës sonë,
Por Jeta pulson në trurin dhe trupin..
Kjo është faqja e dhimbshme ku fati të çoi padrejtësisht. Por zemrën, të garantoj se e ke plotësisht shqiptare. Zemra, në fakt, është vetëm një “pompë” jetike e domosdoshme. “Zemra”, në kuptimin që e përdor ti këtu, është thjesht ndërgjegjja dhe kujtesa. Dhe a nuk ndihesh përsëri po ai SHQIPTAR që ke qenë?!” Muharrem Jakupi”
Edhe kur mora nënshtesinë amerikane,miku dashur Muharrem Jakupi më dërgoi urimin:
“Tani nderoje e falënderoje Amerikën (edhe nga ana jonë), e cila, në kohën që riatdheson imigrantë, u jep shtetësi personave të denjë e me vlera si miku jonë. Qatip Mara! Duaje atdheun tënd të dytë, por vazhdo të na duash edhe neve të kësaj ane! Shëndet e të mira, familjarisht!”
Duke falënderuar për këtë poezi kushtuar jetës sime të dytë,me mirënjohje i uroj jetë të gjatë me lumturi e suksese në veprimtarinë shkencore e krijuese letrare.
Qatip Mara
Nju Jork, 24.09.2018