7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

DORA BARBARE DHE DORA TRADHËTARE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Bajram Bashota

Kur na vranin ushtarët
N’ushrinë jugosllave
Të gjithë e dinim dhe thonim
Vetëm dora kriminale barbare.

Por kur u ndez lufta për pavarësi
Të gjithë lufuan plak e ri
Luftë përball me shka
Shum ushtarë na u kanë vra.

Shumë heroj e luftarë trima
Lanë pas veti gra e fëmijë jetima
Stoi kisht qëndruan e krenarë për këtë liri
As nënat krenare s’mbajnë kurrë duart në gji.

Po pas kësaj lufte ç’u desht tradhetia?
Të vriten pa mëshirë djelmënia
Që kërkonin drejtësi e barazi
Ta ndërtojnë Kosoven shtet të ri.

Tash kujt t’i themi se na vranë e na shanë
S’mund t’ia veshim më krimin shkaut
E bajtë meshendet dora e vëllaut
Dora e vëllaut ajo dorë tradhetare.

Do t’i gjykojë populli vet që vranë vëllëzërit për para e pushtet
Do të vij dita që do t’i lënë shkret
S’do t’i trashigojnë as para as pushtet
Se punët e ndyta dalin në shesh vet.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit