A ËSHTË IBRAHIM KELMENDI MËSUES I HASHIM THAÇIT?!

0
979

Hashim Thaçi dhe Ibrahim Kelmendi

Nga Xhafer LECI

A ka pasur të drejtë presidenti Dr.I. Rugova kur ka thënë:” Në radhët e drejtuesve të UÇK-së është një dorë e zgjatur e Serbisë?”
Hashim Thaçi është duke zbatuar idetë e Ibrahim Kelmendit, për pajtim të shqiptarëve me popullin serb, ende pa u tërë gjaku i njomë dhe pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur, si dhe kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova, duke mos dashur të përmend edhe kthimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës ?!

Lëvizja eventuale e kufijëve të Kosovës, është akti më i rëndë i historisë tonë qindra vjeçare, në dëmë të popullit tonë!
Sepse, me këtë po bëhet pajtimi dhe heqja dorë e të gjitha kërkesave tona legjitime, nga Serbia pushtuese, siç janë: kërkesat për kthimin e tokve tona të okupuara të Sanxhakut të Nishit etj., për mos kërkim falje të shumë masakrave të dy luftërave botërore dhe e luftës së fundit 1999!

I.Kelmendi, nuk është vetëm rekrutues i Hashim Thaçit. Por edhe i shumë ish-komandatëve të luftës së fundit, me të cilët ka kontaktuar dhe biseduar në Gjermani. Ata në radhë të parë duhet të sqarojnë hesapet, me LDK-në, duke filluar nga presidenti Dr. I.Rugova, e pastaj kinse me popullin serb. Ibrahim Kelmendi, ka regrutuar edhe z.Bedri Zenel Islami, gazetar nga Shqipëria,atëherë në vitin 1997, unë isha kryetar, ndërsa Bedriu sekretar i Shoqatës tonë “Kadri Zeka”,në Nürtingen të Gjermanisë, ndërsa më vonë kryetar i LPK-së më 1998-1999, kuptohet krejtë këto me direktivat e Tiranës zyrtare të krerëve socialistë… I.Kelmendi, në vitin 1997, vjen nga Düsseldorf-i në Wendlingen am Neckar, nja 900 km vajtje-ardhje, për ta paisur dhe mësuar të punoj me telefon gjepi dhe kompjuter Bedriun… Për Bedri Islamin, atëherë kompjuteri dhe telfoni i gjepit ishin të panjohura fare, por I.Kelmendi kishte mjete materiale dhe kohë të mjaftueshme, sepse siç dihet ai nuk punonte..

.Ibrahim Kelmendi, në librin përrallë: ” Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin me Autor Bedri Islami “, thotë se e ka kërkuar Ibrahim Rugovën në një hotel të Brukselit, për ta vrarë … Dhe kjo ka ndoshur kur Dr. Rugova ishte në vlugun e madh, për ta siguruar mbështetjen për Kosovën të Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare. Serbia aktivizoi agjentin e vet, I. Kelmendin, në momentin e duhur. Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, të cilat janë të njohura për shumicën e opinionit. Ibrahim Kelmendi, siç e dinë shumë mërgimtarë të hershëm, është përsoni më i dyshuar i implikuar për vrasjen e heronjëve Gërvalla e Zeka si dhe përçarësi më i madh i Mërgatës dhe popullit tonë në përgjithësi!

Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
– Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.

“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.

Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

Nuk është shumë e rëndësishme të përmendi shumëçka që janë të njohur për opinionin. Si agjenti francez Arnaud Danjean, „mik“ i Hashim Thaçit…

https://www.voal.ch/lidhjet-sekrete-te-thacit-francen-dinte-apo-beri-islami-nga-xhafer-leci/

Por dua të ndalem tek kërkesa e I.Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij, për pajtim me popullin serb në vitin 2006 dhe 2007. Për lexuesit e vëmendshëm, mendoj se kërkesa pa kurrfarë kushtesh, e I.Kelmendit, i cili gjithmonë është shitur si kundështar dhe njeriu që ka luftuar pushtuesin serb. Kërkesa e tij për pajtim me Beogradin nuk është asgjë tjetër vetëm se një çmenduri. Sikur mos të ishte kështu, I.K. dhe emrat e apstrofuar më poshtë, do të duhet në radhë të parë të kërkonin pajtim në mes shqiptarëve.

Ibrahim Kelmendi:

PAJTIM I POPULLIT SHQIPTAR ME POPULLIN SERB – SFIDË MADHORE E RADHËS“:

“Nisma jonë për pajtim me popullin serb tashmë po shndërrohet në Iniciativë shqiptare për pajtim me popullin serb. Apeli ynë i publikuar në disa gazeta shqiptare dhe në web-side është lexuar e diskutuar nga dhjetëra mijë bashkatdhetarë. Disa gazeta, për habinë tonë, hezituan ta publikojnë, siç heshtën deri tani edhe mediat elektronike. Njëherit apeli u shpërnda si trakt në tre gjuhë
dhe u zhvilluan bisedime me qytetarë.

Individët që po refuzojnë nismën tonë i falënderojmë, meqë kemi mirëkuptim për mendësitë dhe emocionet e tyre. Por, më shumë i falënderojmë të gjithë ata që po tregojnë mirëkuptim e gatishmëri për pajtim dhe që po shprehin gatishmëri për t’u angazhuar në Iniciativën tonë. Veçmas falënderojmë familjet eminente në Kosovë, të cilat i mirëpriten vizitat dhe apelin tonë për pajtim.

Të gjitha argumentimet e deritanishme refuzuese, që na janë bërë të njohura, mendojmë se janë të mbështetura, kryesisht, mbi bazën e fakteve, por edhe të emocioneve. Por, stërpërseritja e tyre, që tashmë janë të njohura edhe për opinionin ndërkombëtar, nuk rezulton produktive. Ne vazhdojmë të jemi të bindur, se pajtimi i popullit shqiptar me popullin serb është interes madhor për Kosovën, për qytetarët e saj, për popullin shqiptar, për bashkëqytarët serbë të Kosovës, është në interes të popullit serb dhe të Serbisë fqinje.

Pajtimi i popullit shqiptar me popullin serb përshpejton mirëkuptimin dhe tolerancën ndëretnike në Kosovë dhe në Serbi, nxit bashkëjetesën e mirë dhe fqinjësinë, stabilizon koekzistencën paqësore në Kosovë dhe në rajon, mundëson zhvillimin e përshpejtuar,
afron integrimin e Kosovës dhe të shteteve të rajonit në BE dhe në NATO. Të tanishmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët paqësore nuk kemi pse ta vonojmë e sakrifikojmë për shkak të mendësive hakmarrëse, nacionaliste e shoviniste të individëve dhe të grupeve të frustruara e të manipuluara, dhe as për shkak të politikës nacionaliste të regjimit të Beogradit.

Kur në gjirin e popullit tonë qe formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila përcaktim kryesor kishte çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb, ishim të vetëdijshëm se Kryengritja çlirimtare do të shoqërohej me sakrifica, viktima e dëme të mëdha. Megjithatë vendosëm për çlirim! Fal intervenimit human ushtarak të Aleancës Veri-Atlantike, forcat nacionalliste serbe, të udhëhequra nga diktatori Milosheviç u munden dhe prandaj u evitua gjenocidi dhe serbizimi i Kosovës, që i synonte regjimi serb. Populli ynë vërtet humbi mbi 14.000 mijë veta, pësoi vuajtje të rënda shpirtërore e dëme të mëdha materiale, por u arrit çlirimi i Kosovës, kurse Serbia humbi Kosovën e kolonializuar prej saj deri atëherë. Populli ynë nuk bëri kryengritje çlirimtare që të fillojë pastaj luftë hakmarrëse kundër popullit serb!

Ne na vjen keq pse pas çlirimit nga Kosova u larguan një pjesë e bashkëqytetarëve serbë. Na vjen keq edhe më shumë pse ata nuk po kthehen për të rindërtuar e zhvilluar Kosovën tonë të përbashkët, jetën tonë të përbashkët. Iniciativa jonë i fton ata që të kthehen në tokat, shtëpitë e banesat e tyre. Iniciativa jonë angazhohet që t’i mirëpresë ata që po frikësohen, meqë jemi të bindur se fqinjët e tyre shqiptarë do të shfaqin tolerancë e mirësjellje të mirë fqinjësore ndaj tyre. Populli ynë, me shpirtmadhësinë e tij për pajtim me
popullin serb, dëshiron të mos i zhgënjejë veçmas qytetarët paqedashës të botës dhe Aleancën e Veri-Atlantikut, e cila shpëtoi popullin tonë nga humbjet edhe më të mëdha njerëzore dhe nga dëbimi i përgjithshëm i tij nga Kosova, siç synonin forcat nacionaliste serbe në krye me diktatorin Milosheviç.

Prandaj edhe si gjest falënderimi ndaj Bashkësisë ndërkombëtare, e cila e shpëtoi popullin tonë, Iniciativa jonë dëshiron të përshpejton pajtimin me popullin serb, dëshiron të ndihmojë bashkëqytetarët tanë serbë dhe të tjerë, që të kthehen sa më parë në Kosovën tonë të përbashkët. I ftojmë bashkëkombësit tanë, sidomos familjet që e pësuan më së rëndi, që t’i përgjigjen lutjes tonë për pajtim me popullin serb, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se Kosovës, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se popullit tonë, për hir të bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë, për hir edhe të popullit serb, për hir të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të paqes në mes të Kosovës e Serbisë dhe në rajon.

INICIATIVA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
(Adem Gashi / shkrimtar, Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog, Daut Demaku / shkrimtar, Vlora Nikçi / aktore, Prof. Dr. Hamit Boriçi, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Berat Luzha / parlamentar, Dr. med. Elizabeta Biblekaj, c/dr pol Dritan Lajçi, Reshat Sahitaj / shkrimtar, Mehmet Prishtina / politolog, Prof. Dr. Safet Merovci / ekonomist, Mr. Hajdin Abazi/Lum Haxhia /politolog, Sylë Zhitia / politolog, Mr. Xhafer Syla / informatikë, Kadri Ipek / stomatolog, Dr.med. Shaip Muja, Bexhet Mehmeti / biznismen, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë bashkëkombës. Iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe disa personalitete botërore.)

Ata që dëshirojnë të angazhohen konkretisht në Iniciativën tonë, i lusim të na shkruajnë në mail-adresat kontaktuese:”

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Wendlingen, 21.9.2018