Harta më e detajuar 3D e Universit
Pregatiti : Hekuran Pashollari
(Ende nuk kemi nje pergjigje perfundimtare, por periudha qe po jetojme perkon me nje aktivitet te kerkimeve mjaft aktive)
Shoqeria njerezore per mijra vite te tera eshte preokupuar per vendin qe zeme ne Univers. Mbi te gjitha akoma Toka mbetet nje planet i veçante ne kuptimin qe deri me sot nuk kemi nje prove shkencore qe te vertetoje qe jeta e ngjashme me te sajen te duket dhe ne planetet e tjera. Kjo vlen jo vetem per sistemin tone diellor por edhe per sisteme te tjera yjore… Eshte nje situate pak paradoksale, sa qe edhe Enriko Fermi shtronte pyetjen metaforike: “ne se vita eshte e njejte ne univers, ku ndodhen gjithe te tjeret?
Ne fakt shkenca ka filluar te preokupohet seriozisht ne kerkim te jetes jashte Tokes duke filluar ne gjysmen e shekullit te kaluar. Me lindjen e astrobiologjise, disiplines qe studjon lidhjet midis universit dhe jetes se gjalle fillon me epoken e fluturime hapesinore per t’i dhene dhe nje pergjigje te sakte Enriko Fermit… Radioastrnomi Frank, nepermjat projektit Ozma, duke shfytezuar teknologjine e perparuar per te derguara nepermje valeve te radios sinjale ne hapesiren kozmike, ishter i pari qe formuloi nje ekuacion, ku mereshin ne konsiderate faktoret biologjike dhe atrofizike per te percaktuar mundesine dhe shpshtesine e jetes ne kozmos. Aktualisht atrobiologjia po perjeton nje periudhe aktive si ne fushen teorike ahtu dhe ne fushen e vezhgimeve.
NE SISTEMIN DIELLOR
Megjthe rezultate jo te kenaqeshme te misionit Viking te NASA, te vitit 1976, i cili deri me sot eshte i vetmi tentative konkrete per te kerkuar organizma te gjalla jashte Tokes, planeti Mars mbetet objetkivi me i previlegjuar. Shume gjera kane ndryshuar me kalimin e kohes, por sot eshte aritur ne konkluzionin se kushtet e planetit Mars ne fillimet e krijimit te tij ishin me te pershtatshme per prezencen e jetes se gjalle krahasuar me ate te sotmen. Gjate miliardit te pare te formimit te planetit Mars, ka patur nje atmosfere me te dendur, nje temperature siperfaqesore me te larte si dhe hapesire te disponushme per ujin ne gjendje te lengshme ne siperfaqen e tij.
Ne se keto do te kishim mundesuar orgjines e jetes eshte nje çeshtje e hapur per misionet e ardhshme te misioneve kozmike drejt Planetrit te Kuq. Duke qene se kushtet ambjentale te Marsit deri me sot rezultojne te papershtatshme me jeten qe njohim deri tani, shkencetaret jane vene ne kerkim te mikroorganizmave te gjalla qe kane rezistuar dhe mbijetuar ne zona te caktuara, pershembull nen siperfaqe. Zbulimi i meparshem nepermjet radarit MARSIS, te nje liqeni te akullt me thellesi 1,5 kilometra ne polin sud te Marsit jane nje inkurajim per kerkimet ne dhjetveçarin e arshshem.
Nje tjeter mundesi eshte zbulimi i henave te akullta ne planetet gjigante te gazte te sistemit diellor. Te pakten dy prej tyre, Eurpa sateliti natyral (hena) kryesore e planetit Giove dhe Encelado nje hene e vogel e planetit Saturn, kane demostruar prova te bindshme te egzisrences se oqeanve me uje te lengshem poshte shtresave te akullta te siperfaqeve te tyre. Keto zona ujore te lengeshme nga pikpamja teorike mund te kene kushte e nevojshme te pershtatshme per pranine e organizmave te gjalla. Misionet e ardhshme drejt ketyreve henave te akullta mund te thellojne me tej studimet e astrobiologjise. Megjithate duhet te kemi parasysh qe nje ambjet hapesinor te ploteoje kushtet minimale te egzistences se organizmave te gjalla nuk do te thote qe detyrimisht eshte dhe i banushem.
JASHTE SITEMIT DIELLOR
Zbulimi i te parit planet ne orbite reth nje tjeter ylli te kryer ne vitin 1995, jo vetem qe ka shenuar nje epoke tec re ne kerkimet e reja astronomike por ka hapur dhe nje perspektive te madhe ne kerkimin e jetes ne Universit. Ne harkun e 20 viteve , numri i ambjenteve planetere qe njohim te cilet mund te prezantojne karakteristika te pershtateshme per egzistencen e jetes jane shumfishuar.
Aktualisht planetet jashte tokesore te konfirmuar jane mbi 3500, eshte nje numer i mjaftushem qe lejojne te vleresojne nga pokpamja ststistikore sasine dhe tipin e planeteve egzistues ne sitemin ton galaktik. Ne baze te ktij vleresimi mund te konkludojme qe egziston te pakten nje planet per çdo yll te gaklaktike “Rruga e Qumshtit”, dhe qe mundesia e nje planeti mbi 5 te tille te kete nje sipperfaqe te ngurte dhe dhe nje temperature per reth tij te afert me ate te yllit qe te mundesoje pranine e ujit ne gjenje te lengeshme.
Duke konsideruar qe Toka eshte nje nder kater planetet e ngurte ne zonene e temperatures diellore, mund te besojme qe edhe ne galaktiken tone egzistojne miliarda planete te cilet te mundesojne egzistencen e organizmave te gjalla. Nder shume faktore qe perkufizojne klimen e nje planeti dhe perhtatshmeria e tij per egzistencen e organizmave te gjalla eshte perberja kimike e atmosferes se tyre.
Per kete motiv ne studimet e ardhshme dhjetevejeçare eshte analiza e spektrit te drites yjre qe pershkon atmosferen e planetit perkates. Kjo metode do te mundesonte te identifikoheshin elemnte baze te jetes se gjalle ,pershembull prania e oksigjenit dhe metanit te domosdoshme per aktivitet biologjike. Ky tip i vezhimeve qe eshte ne fillimet e veta, do te mundesohet nga istrumentet me te mira ne vitet e ardhshme neprmjet James Webb Space Telescope te NASA dhe satelitit artificial Arielte ESA. Edhe ne se nuk do te gjejme menjehere pranine e jetes ne planete te tjere ne galagtiken tone, ne saje te te dhenave te reja qe do te mblidhen do te jemi ne gjendje te plotesojme njohurite mbi shperndarjen dhe numrin e boteve te banushme ne Univers
NE KERKIM TE JETES INTELIGJENTE
Eshte e nevojshme te nenvizojme, qe edhe kerkimi i jetes inteligjente, pas nje periudhe te gjate te veshtire dhe mosbesuese, po perejeton rilinndjen e saj. Pak vite me pare miliardieri rus Yri Milner ka financuar Breakthrough Listen,nje projekt ambincioz per kerkimin e sinjaleve te radios artificiale jashtetokesore, duke perdorur ne te ardhmen vezhgimet nepermjet radioteleskopeve egzistues. Kerkimi mund te zgherohet ne te ardhmen nepermjet radiointerferometro gjigante SKA i cile eshte duke u konstruktuar.
Inters te madh paraqet edhe aktiviteti teknologjik, psh komunikimi nepermet lazer, duke perdorur inteligjecen artificiale ne analize e te dhenave te mbledhura. Mundesia per te kryer vezhgime te rafinuara mbi planetet jashte tokesore, eshte nje alternatve efikase per te kuptuar “erresiren e kaluar”. Megjithate duhet te pranojme qe akoma nuk kemi gjetur nje zgjidhje te plote per t’i dhene pergjigje pyetjes se Enriko Fermit.
Rezultatet e aritua deri me sot te bejne optimist per te kuptuar me mire kapacitetin tone per t’i dhene pergjigje pytjes se “cili eshte ne te vertete vendi yne ne Univers?”
18/09/2018