Kujtime nga koha e errët

0
441

Psoi, dhe – nuk akuzoi, (Insert nga ngarkesat jetësore dhe përsekutimet në kazamatet serbe të atdhetarit, Xheladin Tahir Latifaj nga Prilepi i Deçanit)

Nga Skënder MULLIQI

Një burrë outodidakt, bujk dhe shpijanik në kohë të mykura, nën regjimin komunist dhe shovenist jugosllav, që dirigjohej nga okupuesit e Kosovës,serbët e malazezët (ndonëse ishin pakicë,ata dhe ato mbanin pushtetin dhe shtetin, dënonin, përsekutonin, dhe i mundonin shqiptarët), doli së bëhet viktimë e kohës dhe fshatar i përvuajtur që nuk ja shkeli kujt këmbën, por, mbante familjën më nderë e djersë, do të akuzohet e pastaj hetohet, izolohet dhe gjykohet, me motivacionin së ishte i lidhur më grupe shqiptarësh të Kosovës që kishin migruar nga përsekutimet në Shqipëri, dhe kishin kontakte më bashkëpuntorë shqiptarë të Kosovës, si dhe kishin lidhje me “armiqët” e Jugosllavisë së atëhershme.

Baca Xhelë siq e quanin gëzonte autoritet të merituar jo vetëm në fshatin e tij por, edhe më gjerë.Ai përjetoi shumë krajata në jetën e tij, pa pikë faji, i përndjekur i vështirë rankoviqianë dhe I mbrumun me shovenizmin antishqiparë jugosllavë, të fillimit të gjysëm shekullit të kaluar, që shkreteronte, shkallmonte e shfrytëzonte Kosovën dhe etninë shqiptare kudo ndodhej aso vitësh dhe jashtë saj dhe kreaturës socialisite të quajtur Jugosllavi, të cilën dihej së kush e donte. Për më tëpër ky shpijanik, akuzohej së kishte pranuar Grupet e Rrezikshme te Spiunazhit nga Shqipëria në shtëpinë e vet: ku ata takoheshin, informoheshin dhe zgjeronin rrjetin kundër Jugosllavisë. Ne verën e vitit 1961 Xheladini në mënyrë tinzare merret natën nga UDB-ja, dhe për tre muaj familja nuk do të dijë fare së ku ndodhej.

Për përjetimet e pësimet ai do ti bartë në qelinë Nr 1(me gjarpën në qeli), të Qendrës Famëkeqe të Jetimeve të Burgut të Gjurakovcit. Ai do ti merrte me vehte në tokë pas disa vitësh lëngimesh të gjuthëfarshme . Goja e tij edhe pas dy vitesh burgimi të rëndë dhe antinjërëzor në Nish të Serbisë, nuk do të hapët për të ngarkuar kënd për pësimet e veta. Kështu baca Xhelë nuk do mund të vie as në varrimin e babit të tij-Tahirit, pasi që rregullat antishqiptare të regjimit nuk lejonin – largimin e tij nga burgu.Pshtjellësi i zi biografik i thurur nga regjimi i eger serbosllav do të përfundoi , kur zemra e lënduar e tij do të shuhej, pas disa decenjësh lëngate, dhe ai do të marr më vonë (pas vdekjës) statusin e të Burgosurit Politikë nga Republika e Kosovës, më ndërgjegje të pastër, duke përbi akuzat e pushtetit sllav në forma të vrazhda të abuzimit,(duke mos e pranuar veprën e ngarkuar): si kunder ju ngjanë shumë shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera.

Një ilustrim tragjik për pësimet sllave në Burgun Famëkeq të Gjurakovcit , është dëshmi e pësim për fatin e një bashkombasi të Xheladinit, pikërisht një nga të akuzuarit të grupit të akuzuar –fshatari dhe burri i burrave nga Rastavica e Deçanit, Bajram Kelmendi, i cili nuk doli gjallë nga punkti i “ përpunimit antinjërëzor serbosllavë” të Gjurakovcit, për të cilin “Baca Xhelë” e përkujtonte më respekt e dhembshuri edhe të vdekur.Xheladin Latifaj do të mbetet fanar ndriques për gjeneratat e reja së si duhet dashur Atdheu dhe Kombi. Jeta dhe vepra e tij patriotike është lavdia dhe krenaria e familjës Latifaj nga Prilepi i Deçanit dhe është krenaria e Kosovës…