Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez. Ka shkruar për teatër, radio, televizion dhe film. Punimet e tij të hershme shpesh lidhen me teatrin absurd. Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2005.
HAROLD PINTER
KU JE TI
Gjithmonё në atë ku je
n’atë që bëj unë
duke tё rrotulluar e duke tё mbajtur për krahёsh
puthja ime qëndron aty ku ti rrotullohesh
pamja jote është tek sytë e mi
kthehem pёr tё shtrёnguar krahёt e tu
ti ruan brenda vetes tënde puthjet e mia
duke tё prekur ty për të shtrёnguar
formёn e vetme tё pamjes sonё
ti e mbaj fytyrёn drejt meje
gjithmonë aty ku je
puthjet e mia pasqyrohen në sytë e tu.
DO TË SHQYEJ KOKOREN E TMERRSHME
Në këmishën e forcës lëkundesha në diell,
në një pauzë armiqësore, në një kohë të shkretë.
Pranvera kishte hedhur spirancën e gjelbër.
Rreth meje vetëm intelektet nё një shëtitje,
dhe katër monedhat e ëndrrave të tyre të çala
ndërsa unë rrija varur në lëkundës.
Këtë ju them të gjithëve –
vetëm shurdhi mund të dëgjojë,
vetëm i verbri mund të kuptojë
miljet që belbëzoj.
Midis valleve të mia të gomarit dhe djallit
vetëm memeci mund të flasë mes mbeturinave.
Në kupën time era do të hedh pështymën e saj,
me këtë fyerje të egër ajo do të mbyllë qepenin
duke më pështyrë në prehrin e një të dehuri.
Unë do të përndiqem nga shpirtrat,
do të pihem nga gjithë djajtët;
Oh pavarësiht nga shumë droga oskure,
goditjet që më japin në brinjët,
Kapuçi i tmerrshëm më tronditi.
Do ta shqyej kokoren e tmerrshme
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN
Dhe ja nisen përsëri
në parade jankit e blinduar
dhe këndojnë balada festive
nga një anë nё anёn tjetёr tё botës me galop
duke i thurur lavde Perëndisë Amerikë.
Trotuaret janë mbushur me të vdekur
qё të mos arrijë të marrnin pjesë
dikush që refuzoi të këndonte
dikush që humbi zërin
dikush humbi shënimet.
Ata presin kamzhikёt e kalorësve.
Koka u rrotullohet mbi rërë
koka bëhet një pellg në tokë
koka bëhet një njollë në pluhur
sytë dalin nga orbita dhe hunda
ndjen vetëm duhma e të vdekurve
por është e gjallë ajo duhmё vdekjeje
dhe kutёrbimi i Perëndisё Amerikë.
Pёrktheu: Faslli Haliti