NJERIU ME SHUMË FYTYRA

0
1107

Bajram Bashota

NJERIU ME SHUMË FYTYRA

Njeriu me shumë fytyra
Nuk e din ku i mbet yndyra
As me babë as me nanë
As me motër as me vëlla
As me shokë as akraba
Njeriu me shumë fytyra)
Si ylber me shumë ngjyra
I ndërron fjalët sa më s’ka
Si me motër e me vëlla
Si me babë e me nanē
Krejt dynjanë e shtin n’gjamë
Njeri me shumë fytyra
Kurrnjiherë s’i shifet e mira
As n’ shoqni as n’ miqësi
Se e ka shpirtin e zi
Kurrë s’punon për atdhe t’vet
As për popull e milet
Kur t’i vjen n’shteg atdheun e shet
Nuk mendon hiq për popull të vet
Dhe pesë pare nuk i jep
Se e ka mar djalli për dore
Me qitë atdheun n’ komore
Se ky është njeri me shumë fytyra
Që kërkund s’i mbet yndyra
Dhe kështu shkoi deri n’këtë shkallë
Deri sa e bani veten përrallë.

PELLAZG E ILIR

Pellazg e Ilir, Dardan e Shqiptarē
Jetuam n’trojet tona kurrë si barbarë
Bëm lufta të përgjakshme me ruajt atdheun
Po patëm shumë prijsa në krye me Skëndërbeun
Këta burra e prisa të këtij populli e atdheu
Luftuan heroikisht si trim Skëndëbeu
Dhe vendit i lanë namin e faqen e bardhë
Ngado që shkuan thanë – jemë llirë, Pellazgë e Shqiparë
Kurrë s’ e hoqen nga koka plisin e bardhë
Sibol krenarie i popullit mbarë
Dëshmi ndër shekuj e mivjecarë.