MEMORIALI (pak për historinë tonë, deri më sot në Tupallë)
Medvegja, ky vend i lënë anash nga stuhitë e kohës, më në fund po e sheh dritën e shpresës, kur askush nuk e besonte, kur shpresat ishin fikur, shndriti një xixë stralli që shtoi lumturi në këtë komunë.
Shqiptari që hapi zhvillimin në komunën e Medvegjës e që hyri në historinë është Muharrem B.Curri.Salihu. Ky atdhedashës vepron dhe punon me synim të fokusuar për zhvillimin e vendlindjes së tij.
Muharremi rrjedh nga një familje atdhedashëse dhe patriotësh të devotshëm. Tani ka vendosur që ta zhvillojë komunën më të pazhvilluar në Jug të Serbisë e në Lindje të Kosovës. Muharremi është sipërmarrës shqiptar që jeton në Venezia. Tashmë është procedura e hapjes dhe janë ndërmarrë hapat e parë me një numër të vogël profesionistësh adekuatë dhe kjo do të vazhdojë deri në hapjen zyrtare, gjë që do të realizohet brenda këtij viti.
Numri i intervistuarve dhe i aplikuesve është i madh – që nga Leskovci, Lebana, rrethina e Medvegjës, Baja e Siarines, Pirshtina e deri ne Tiranë.
Muharremi thekson se nuk i njeh humbjet, edhe pse ato na imponohen në rrethana të caktura, sepse “Unë nuk dorëzohem”.
Ishte shpresë e madhe për medvegjasit. Ata e ndalonin rrugës derisa ne po e bënim intervistimin dhe i luteshin për një vend pune. E tërë kjo pamje dëshmon se ky vend është i varfër dhe ka nevojë për investime.
Z. Salihu iu kthye vendlindjes me një dije evropiane dhe me gjithë kapacitetin e tij të cilat i fitoi si sipermarres i hotelierive në fillimisht ne zvicer dhe me vone Itali. Ai ndërtoi një lagje nevendelindjen e vet, në Tupallë, ku edhe e vendosi flamurin kombëtar përballë atij evropian. Aty ndërtoi shtëpi të bukura dhe moderne, fakti më i fuqishëm se dashuria për vendlindjen është e zjarrtë, prandaj ky njeri duhet ta gëzojë respektin dhe MIRËNJOHJEN.
“Ne kemi importuar 110 makina të tilla dhe është planifikuar të instalojmë një tjetër me 140, me qëllim që të përfundojmë projektin e 250 makinave prodhuese. Këto makina janë fjala përfundimtare e teknikës. Një çorapë prodhohen në 2 minuta dhe janë të dizajnuara për punë 24 orëshe”, thotë Salihu. Kjo pa dyshim duhet mbështetur dhe përkrahur nga vetë shteti e në veçanti banorët e Medvegjës.
Po ashtu duhet ta ketë edhe mbështetjen dhe përkrahjen e shteteve shqiptare.
Muharrem Salihu , drejtor i “Medinvest” nga Tupalla e Medvegjës, fshat ky i cili “prodhoi” shume burra te vyeshem, bleu ndërtesën shkatërruar e ish “Nitex” prej rreth 3000 metra katrorë në zonën industriale të Medvegjës në një sipërfaqe prej 4 hektarë dhe rindërtimi i saj po vjen në një fund. Përndryshe, është investimi i parë në fushën e prodhimit industrial në gjysmën e fundit të shekullit dhe fabrika në fjalë është e para në këte rajon.
Ai investoi që nga infrastuktura e brendshme dhe e jashtme, nga sallat kuzhinën për punëtorë e po ashtu kjo fabrikë ka dy fusha sporti: futbolli dhe basketbolli.
Përveç makinerinë nga Italia, po ashtu me to solli edhe inxhinieret italianë të fushave përkatëse, në mënyrë që të punohet me sukses,
z.Lorenzo Galli, drejtor i prodhimit në MEDINVEST – Medvegjë
shprehet se tani jemi në fazën përfundimtare, ku këto ditë kanë filluar punëtorët e parë profesionistë deri në plotësimin e numrit, pastaj dhe të bëhet inaugurimi i plotë me 150 punëtorë brenda këtij viti.
Muharrem Salihu me një fytyrë të bukur e pak në buzëvaj lut shqiptarët kudo që janë dhe thotë: “Sa më të bashkuar që jemi, më të fortë do të dalim për një të nesërme më të mirë, për Medvegjën tonë dhe medvegjasit.
Të bashkuar me projekte dhe investime
Medvegja do të marrë atë që meriton”
Z.Muharremi hasi në probleme gjatë tenderimit të kësaj fabrike ku dhe çmimi iu rrit, por nuk u dorëzua.
Ai mbi të gjitha theksoi se nuk duhet të politizohemi, por të zhivillohemi në të mirë të Medvegjës dhe medvegjasve. Kjo më së miri bëhet kur jemi të bashkuar.
Duhet te jemi shume këmbngulës në ushtrimin e të drejtave tona, në të gjitha sferat e jetës, por veçanërisht ne ekonomi.
Askush nuk te dhuron asgje, përkundrazi!
Këtu janë vështirësite më të mëdha per ne, në tërë gjeografinë tonë.
Pronari z. Salihu, falënderon bashkëkombësit dhe bashkëqytetarët e Medvegjës e më gjerë, 320 aplikuesit e parë që kanë aplikuar për punë në sipërmarrjen “MEDINVEST” në Medvegjë, njëkohësisht inkurajojmë të interesuarit tjerë të cilët ende nuk kanë aplikuar, që t’i dorëzojnë CV-të e tyre sa më parë.
Me “Medinvest” ne Medvegjë, Salihu u sjell popullatës në prag të shtëpisë, Italine, Zvicrën, Gjermaninë.
Dhe ky është një investitor serioz.
Është fakt dhe fat se eksporti me vlerë prej 8 milionë eurosh për vitin e ardhshëm është në duart tona dhe ne do të fillojmë brenda këtij viti eksportin e sasive të para. Për investitorin, sipërmarrësin e sukseseshem shqiptar i cili jeton dhe vepron në Venezia të Italisë, në të kaluaren kane shkruar edhe mediat zvicerane, italiane, madje edhe ato serbe, shqiptare, kosovare por edhe nga Lugina.
“Ne nuk mund të fillojmë prodhimin me më pak se 50 punëtorë. Fuqia punëtore do të trajnohet këtu dhe jo jashtë vendit,
Çdo punëtor i trajnuar do të trajnojë një punëtor tjetër të ri.
Në 6 muajt do të arrijmë t’i kompletojmë ekipet kompetente fillestare, te gatshme për të udhëhequr ne tri ndërrimet kur edhe kompletohet cikli prodhues.
E gjithë kjo gjeneron vende te reja pune për 500 punëtorë.
Qëndrimet ndaj punëtorëve / bashkepunetoreve, do të jenë, thotë Salihu si ato që ka për ata që janë në sipermarrjet e tije neper vendet e BE-se, për shembull,ato vleresohen per meritokraci dhe kursesi nga ngjyra,perkatesia apo lokaliteti.
Në “Medinvest” te gjithe, pa dallim jan të mirëseardhur dhe te gjithë duhet të ndjehen sikur në shtëpinë e tyre, për merita apo përgjëgjësi.
Shkruan: Rrahman Hyseni– Medvegjë, 10.09.2018.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar