NË ORETE VONA TË NATES

0
626

Dr. Zef Mulaj

(Ngjarje e vërtetë në brigjet e detit Adriatik)

Ora ishte dy pase mesnates. Dritarja e dhomes së gjumit me vështrim mbi detë. Rezet e hënes depërtonin nëper perden e bardhë, duke bere vizatim në murin e dhomes. Një telefonate e gjatë, duke bër dy tre zile.

Viktori nuk e degjoj. Ngriti aparatin Tereza, por pa u përgjigjur. Me aparat në dore e duke thirur: – Dr. Viktor e duke i fërkur ballin. Viktori i hapi pergjysem sytë dhe mori telefonin, aqë i lodhur ishte sa mezi e mbante në dore.

Tereza gjysem ndenjur, mbështetur në beryl mbi jestek dhe po ndiqte biseden e Viktorit. Ai me një herë kur digjoj fjalet e para siç ishte mbështetur me kokë në jastek, u ngrit duke qëndruar ndenjur. Ai i preokupuar, ishte në telefon, tashmë ngjante sikur nuk ishte fjetur fare. Uli aparatin dhe u ngrit menjëhere pa folë. U vesh me shpejtesi, dhe Tereza u ngrite ëbixhama e shoqeroi tek porta, duke i thënë: – Viktor per ku, dhe si zakonisht Tereza nuk e pyetë. – Ai u pergjigje duke mbyllur deren. – Në spital.

Tereza u kthye dhe shkoi te krevati i Valbones dhe Kreshnikut, duke ju rregulluar mbylesat e duke i puthur ne ballë. Hyri perseri në krevat, por nuk po e zinte gjumi. Me siguri po mendonte largimin e Viktorit ne këte ore te vone. Ishte mësuar me thirrjet e tija ne ore te ndryshme, por natën kaq vone shum më rralle. Ai nukë i shpegoi asgjë rreth telefonates që mori, sepse nuk i dhane ndonjë informacion, por makina po e priste jashte në oborrin e pallatit, me sinjale alarmi.

U përshendet me grupin dhe u ul në vendin e parë.

Ekipi i përbëre nga specialist te nderhyrjeve të shpejta mjeksore,
asistenca sociale dhe nje perfaqsues i gjykates së minorit.
Njëri nga shoket e grupit, Stefania duke i ra në shpatulla: – Doktor ta prishem gjumin? – Jo me vjen keq. Na kan prishur të tjeret. Ndërhyri prokurorja nje bionde, simpatike, rreth te tridhjetave: – Na kan prishur gjumin dhe qetesine. Ata qe luajnë me jete njerëzish, per te sjellur fitime. Ai akoma nuk po dinte vertete destinacionin. Por makina sapo doli ne rugen nacionale, rriti shpejtësinë ne maksimum, ndezi, dritat e alarmit dhe sirenen.

Zhurma e sirenes së makines u kryqëzua me zhurmen e dy heliambulancave qe ishin duke fluturuar mbi ne në drejtim te spitalit regjional. Në drejtimin tjeter edhe dy elikopter te karabinjerisë, u ulen ne sheshin e spitalit. Dy te tjere u ngriten, me shpejesi dhe alarm, dolen edhe kater autoambulanca, te gjitha ne njëtin drejtim. Nje zhurme qe po mbulonte rruget e qytetit.

Elikpoteret fluturonin shume ulur, pothuajse mbi pallatet.
Makina jonë po vazhdonte rugen, ne kishim ra ne nje qetësi,
por dhe nuke ishim akoma te informuar se çfar po ndodhe.
Makina jone u ndale perballe portes qendore te spitalit.

Ngjante si nje gjendje kaotike, por e organizuar ne menyre të shkëlqyer. Hynin e dilnin edhe makinat e policise. Ne çentralin operativ te spitalit ishte rritur numeri i personave . Komunikonin si me makinat ne levizje e me heliambulancat ne ajer, me ekipet që kishin mbëritur ne bregun e detit etj. Ngjante si një lufte e cila bëhej në heshtje, secili ne vendin e punes.

Grupi jone hyri tek salla e emergjences ne katin e pare.
Por çfare te shikoje, nën dritat e zbehta te neoneve, mbi krevatet e bardhe mbi pesëmbdhjetë vete, dikush bertiste dikush pa koshence, gra femije, gjusem te zhveshur, me nje kepuce ne kembe, dikush pa xhaket pa këmish. Ata flisnin kerkonin ndihme por mjeket nukë po kuptonin asgje se çfar thoshin, flisnin me fjale, benin shenja me dore. Sa po u afrova tek krevati i pare, nje vajze mbi gjoksin e saj po perdornin defibrillatore, ishte pa koshience, mbi fytyren e saj floket e gjata te pa krehura, te lagura ja kishin fshehur fytyren, por nderkohe, nje infermiere duke i larguar floket nga fytyra e duke i thirrur: – Sara, Sara, Sara. E shikova, dhe emri dhe fytyra me ngjanin si nuk shkonin.

Duke e shikuar infermjeren, ajo me tha: – E therrasim Sara, se nuk i dimë emer tjeter. Këte emer e kishin perdore skuadra e shpëtimit si stimul komunikimi, me që ishte pa koshienc. Doktor:- ju drejtua nje infermiere, çfar thote, çfar eshte duke kerkuar? – Nje zë i deshperuar, e duke qajte me te madhe: – djali, djali, djali, qyqjqa nano, ku je? Po ngrinte kryet nga jasteku duke nxjerre keto fjale. U afrova.

Po degjoja zëra, fjale qe flisnin keta njerez mbi keta krevate, nuk e dinin se ku ndodhen, se çfar ka ndodhe. Nje konfuzion, sa me therriste nje sa me therriste nje tjeter nga personeli per ti perkthyer keta pacientë te cilet kishin pare vdekjen.

U afrova tek gruaja qe po kerkonte djalin, duke i vendosur doren mbi balle: – Ku e kije djalin i thash? – kuptoj se i fola shqip, per nje momente ndaloi dhe sikur u qetsua.
Por shperthej ne vaje, dhe kishte mbetur me gjusem gojen hapur, nga dy syte sikur dy globe boj qielli, dhe mbi faqet e sajë po rrotulloheshin pikat e lotit dhe i pushonin ne gojen e hapur qe donte te fliste me mua.

Por tek porta e spitalit u duken ambulancat duke hyre, kure sapo kishte filluar mengjesi te binte mbi dritaret e spitalit, tre nga ambulancat u drejtuan nga ana e mbrapme qe i dergonte tek morgu, ndersa nje tjeter solli tre te semure ne repartin e emergjences. Heliambulancat po ndiheshin mbi qytetin, tash më sapo njerëzit kan filluar te zgjohen. Te semuret po monitoroheshin nga personeli mjeksor… dhe Viktori sa afrohet tek nje krevat sa tek nje tjeter.

Lajmet nga bregu i detit ishin shum te rënda, kishte dhe njerez te humbur. Sapo u ule edhe një heliambulance. Kure u afruan tek porta me barrele, o zote çfare te shohesh, nje nene e re rreth 25vjeçare, ishte duke lindur femijë, ajo ishte 7 muajshe u afrua shefja e asistences sociale dhe prokuroria e minoreneve, ku ne grupin e tyer ishin 7 nën moshen 16 vjeç e deri ne katervjeçar. Nga nje dere doli nje infermiere, duke thirrur doktor Viktori, doktori viktori, nje minute po te kerkojnë ne zyren e informacionit. Viktori ktheht dhe hyn ne zyren e iformacionit.

Aty policia, dhe dy djem dhe nje grua, sapo zbriten nga heliambulanca. Ngjanin se keta ishin ne nje gjendje me te mire, por nuke po dinin te komunikonin, keta kishin shpetuar gjitha ata nga vdekja. Njëri nga grupi i policve ndezi vidioregjistratorin, dhe njekosisht nisi te shkruaj, duke mbajtur verbalin e situates. Viktori po perkthente nga gjuha shqipe ne italiane.Rrjeshtat e parë që dualen nga goja e dy djemve.

“Ne ishim reth 35 veta ne nje gomone, dhe sapo pame diku nje cope toke, ne nje fare distance, u duke nje drite qe po lundronte ne valet e detit ne drejtimin tonë. Ne kishim akoma mbi 2 km per te arritur bregun. Nuke kemi ditur gjë vetem kater persona qe ishin ne ekipin e gomones jan ngritur ne këmbe ne mesin ton dhe duke na shtyre siç ishim lidhur dorë me dore per 3 minuta te gjithe jemi gjetur mbi valet e detit.

Filluan ulurimat, por shpejt dikush nuke u degjua. Gomonja u zhduk me njëherë. Ishte rreth ores 1 e nates. Po une me dy tre shoke kemi ndihmuar disa qe i kishim afer duke i drejtuar drejt bregut. Deri sa arrinin ne zonen ku mundet pastaj te dilnin ne kembe, ktheheshim e mrrnim ndonje tjeter. Ka ardhur me njëherë motorskafi i policis detare, por per shume prej tyre isht vone.
Keshtu vazhdoj historia e gomones qe hodhi ne dete mbi tridhjet burra gra e femije, dhe shtatzenen 25 vjeçare.

Dikush nuke u kthye ma në breg, dhe nuke u gjet kurre.
Viktori nisi te perkthente keta njerëz qe nuke kishte emer as dokument, kishin vetem trupin, e shtrire mbi autoamulancat dhe heiambulancat…

Kjo nate mbeti ne gjuhen shqipe te viktorit si nje nate e pa harruar, me njerze qe udhtonin per te kerkuar fatin mbi dallget e detit, dhe fati zbriti si nje tragjedi e ber nga njerez, qe nuke i quajtem “njerëz“ ne verbalin e mbyllur nga policia. Nje numer i humbur, dhe nje numer i vdekur, etj. këta njerez mbeten pa emra, pergjithnje… diku ne fundin e detit. Ndersa Viktori, u kthye perseri tek ata te shtrirë ne kravatet, dhe po kerkonrte te dinte me shum dhe te ndihmonte ne kurimin e tyre. Ata shpersonin dhe me jepnin nje buzeqeshje edhe ne kushtet e rënda qe ishin, kure po afrohesha tek te gjithe duke ju thene, mirmëngjesi, mirmëngjesi…

Ne syte e tyre shikonte një vështrim të larget dhe të thellë, duke shprehur force dhe shprese. Sytë e tyre dhe te Viktorit shikonin në një pike jashte xhamave te dritareve mbi valet e detit, edhe nga syte e Viktorit rodhen dy pika loti… duke ju zmadhuar sa deti mbi fytyren etije, dhe ngjante se po notonin ata njerz te pa emra ne keto pika loti…
Në telefonin e tije erdhi nje zile … ishte Tereza bashkshortja Viktorit, ne vaje po fliste, se sapo ndigjonte revisten televizive, me pamjet tragjike…

Kjo ishte telefonata nëoren dy pas menates qs zgjoi DR.Viktorin, bashke me tër, qytetin, dhe boten njerzore …