Nga Skënder MULLIQI
Shumë të rinjë shqiptare tashme kan bërë emer në sporte të ndryshme ne arenen ndërkombëtare kështu edhe në sportin më të popullarizuar në botë – futboll. Këta talent po luajnë në skuadrat më prestigjoze te futbollit evropian. Ata po po e çojnë lartë imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës. Janë bërë tashmë mburrja dhe krenaria jonë. Mbase kan arritur te lujanë edhe për perfaqësuese të shteteve të ndryshme të Evropes, Zvicër, Gjermani, Francë etj.
Futbolli është pa dyshim sporti më i ndjekur dhe pikërisht për këtë fakt, protagonistët e tij, janë ndër njerëzit më të famshëm. Njeri ndër këta lojtarë që është duke berë emer në arenën ndërkombëtare, i cili është duke shkuar hapave të Shaqirit, Xhakës, Canës, Behramit etj., është edhe talenti 21 vjeqar, Albin Gashi, i cili kishte arritur të dëpertoj për ekipën e parë të skuadres së njohur austriake Rapidin e Vjenës. Albini është mësfushor me karakteristika sulmuese, i gjatë, dribler i mire dhe ka gjuajtje të fuqishme.
Meritë të madhe në ngjitjen e Albinit drejtë majave të futbollit e ka edhe babai i tij, Zenuni, i cili është edhe menaxher i tij. Këtë stinor ky talent i rrallë i futbollit ka kaluar në ekipen e Den Bosch të Holandes. Pa dyshim së Albini është një lojtarë i së ardhmës dhe do të bëhet shumë i njohur. Me shfaqjet e bukura në sportin më të popullarizuar në botë, ka bërë që Albini të marre ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës që të luajë për përfaqësuesen tonë.
Sigursht së në të ardhmën e afert për këtë lojtarë shumë silësor do të shkruhet dhe flitet edhë më shumë. Dy kombëtaret tona në futboll është mirë që të mbeshteten në talentet e shumtë të cilët qdo ditë e më shumë po dëshmohen si lojtarë kulminant në ligat evropine, siq është edhe talenti i rrallë i futbollit, Albin Gashi. Ky lojtarë me topin e lojës po përformon në stilin e e lartë qdo ditë e më shumë duke shënuar edhe shumë gola. Lojtarët tanë janë bërë tashmë thesar kombi, janë bërë ambasadorët më të mirë të dy shteteve shqiptare…