Nga Skënder MULLIQI
Kan ndodhur shumë ngjarje politike deri më tash, të cilat praktikisht na kan treguar së kemi shumë të meta në politikëbërje, të meta në organet e drejtësisë, dhe së kemi deficit të demokracisë. Të gjitha këto sigurisht bien ndesh më Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në kushtetutë janë të garantuara të gjithë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Kasta në pushtet është duke punuar dhe vepruar jashtë këtyre rregullave dhe dispozitave ligjore. Njeriu e ka vështirë edhe t’i mbajë në mend të gjitha shkeljët ligjore që janë bërë deri më tash nga pushtetarët. Kjo ka ndikuar që të kemi institucione shtetërore të dobëta. Kastat në pushtet kan punuar aq keq sa kan ndikuar që i mbarë sistemi të deformohet.
Gjithnjë e më shumë po shkojmë ka apsolutizmi si forma më keqe e qeverisjës më vendin. Që të kemi një gjendje të tillë në qeverisje kan ndikuar edhe mos profilizimi i partive politike, mos miratimi ende i ligjit zgjedhor. Primare do të ishte që të kemi zgjedhje korrekte, e cila gjë do të ndikonte në demokratizimin e vendit. Ndryshimet kadrovike mbrenda struktuarve partiake janë bërë domosdosheri e kohës. Me këto struktura partiake apo grupacione politike të cilat janë ngritur mbi partitë e tyre politike dhe në përgjithësi janë ngritur edhe mbi shtetin, do të mbetemi larg shtetndërtimit, larg avansimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe nuk do të kemi shtet funksional dhe ligjor si duhet.
Që gjendja të ndryshohet për të mirë në funksionimin e mbarë sistemeve rol të madh kan edhe mediat, të cilat duhet të bëjnë presion për një proces zgjedhor krejt tjetër. Problem në vete është së subjektet kryesore politike po udhëheqen nga struktura të cilat e kan zgjedhur gjuhën e diktatit politik si në parti ashtu edhe në pushtet.Pa u krye reformat në mbarë sistemet nuk do te shohim prosperitet të këtij vendi. Në mbarë sistemet si në polici, gjyqësi, administratë publike, në arsim, shendetësi etj, kasta në pushtet ka instaluar njerëzit e vet pa asnjë kriter profesional.
Kur kemi një sistem apo sistemet më njerëz të cilët punojnë më direktiva apo janë të ndikuara nga politika ditore, nuk mund të presim rezultate pozitive. Jemi mbytur që shumë kohë në krim të organizuar në korrupcion për shkak të këtyre defekteve të cilat i përmenda. Kjo ka ndikuar në dobësimin e institucioneve të shtetit, Nuk ka sigurimi të mjaftueshme të pronës private as sigurimit të pronës shoqërore. Që të konsolidohet demokracia, duhet që gjithçka të bëhët transparente para qytytetarëve, të cilët po përjetojnë gjithëfarë llojeve të torturave si fizike, psiqike, materjale, morale etj.
Së ende liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të kufizuara, flet e dhëna së po kemi raste kur këto liri seriozisht p0 cenohen si nga pushteti por edhe nga partitë politike. Rasti me eklatant ishte ajo çka ndodhi para dyerve ku mbahej një tubim i LDK-së, ku zonja Donika Gërvallës ju cenuan seriozisht liritë elementare. Aq më drastik është kur kjo i ndodhë një përsoni të gjinisë femrore, e cila nga njerëzit para dyerëve të LDK-së e larguan në mënyrën më të turpshme. Po të kishte shtet ligjor si duhet, ata së bashku më urdhëdhënësit e tyre do të duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Shumë kush këtë situatë të pa mirë të cilën e pamë përmes ekraneve televizive e komentoi në mënyra të ndryshme duke ndarë mendime së a kishte të drejt apo nuk kishte të drejt zonja Gërvalla të shkonte aty.
Sido që të jetë një veprim i tillë në asnjë menyrë nuk ka guxuar të ndodhë, edhe pse Donika ka legjitimitet të plotë si kryetare e degës në Gjermani. Ajo është një veprimtare e dalluar e çështjës kombëtare, e cila ka bërë shumë për LDK-në dhe Kosovën familjarisht. Këtë rast dhe gjithë ajo që po ndodhë, që shumë kohë në skenën tonë politike, janë treguesi më i mirë, së çfarë kaste politike të dobët kemi. Padia të cilën e ka ngre zonja Gërvalla ndaj përsonave të involvuar, si dhe ndaj despoteve, Mustafës dhe Beqirit është plotësisht e arsyeshme. Siç veproi Donika, veprohet në secilin shtet demokratik të botës…