Katolikja qe veshi perçe për 500 € euro në muaj

0
837

Fejton nga Lek Gjoka

Zhurma e Tiranës sikur të gëlltiste. Ardhacakët u shtuan aq shumë saqë Metropoli shqiptar fare mirë mund të quhet një Fshatopol madhështor. Dhe që të jetosh në ketë Fshatopol të quajtur Tiranë duheshin jo vetëm lekë por edhe shumë euro. Mira një katolike nga veriu braktisi fshatin ku nuk kishte as gurë që të hante pula dhe zbriti në kryeqytetin shqiptar. Pa u menduar shumë filloi punë në një restauruat si pjatalarëse. Aty njohu Merhanen që shkurt i thërrisnin Meri. Edhe ajo kishe ardhur në Fshatopolin Tiranë por ndryshe nga Mira jo vetëm por me gjithë familje nga një fshat që ishte braktisur fare diku në jug të Shqipërisë. I ati kishte blerë pak tokë nga një bashkëfshatar i tij diku në periferi të Tiranës i cili bashkë me fisin e tij në fillim të 1991 kishin privatizuar falas me forcë qindra hektarë tokë me vreshta të një ndërmarrjeje bujqësore por që sot nuk kishte ngelur as nam e nishan por ishte kthyer në një fshat-qytet katrahurë.

Merandës nuk po i pëlqente me vendi ku jetonin as qortimet e prindërve kur i thonin që të ketë kujdes se Metropoli të ha me gjithë pupla ndaj kishte dëshire të ikte sa me pare nga shtëpia që kishte ngelur me kulturën e marre nga fshati para dhjetëra vitesh. Kjo gjendje u rëndua me shumë me ardhjen e dy mjekërcjapëve nga vendet arabe që flisnin një shqipe të çale të cilët poshtë këtij fshati ndërtuan një xhami të re. Me kalimin e ditëve filluan t’iu afronin edhe lekë dhe ndihma në ushqime banorëve të zonës që nuk kishin idenë me të vogël për islamin dhe që ishin me fe të përzier. Xhamia mori jete me kalimin e muajve. Megjithëse imamët e kësaj xhamie nuk pranuan as të anëtarësoheshin në komunitetin e madh mysliman shqiptar të cilët sipas tyre kishin tradhtuar Muhabetin sepse luteshin shqip dhe jo arabisht me ca përjashtime.

Gjithashtu ato qafirë nuk i mbulonin gratë e tyre sikur thoshte kurani ndërkohe vete këto dy imamët arabe u martuan me dy mësimorë ku të gjithë adoleshentët shpesh herë edhe ndonjë burrë i martuar kryenin provat seksuale vetëm për pesë mijë lekë të vjetra. Madje dy imamët e vetëshpallur njëherë vendosen ti shpallnin luftë të gjithë drejtuesve të fesë islamen në Tiranë sepse për festa faleshin para një tradhtari të perandorisë Osmane të quajtur Gjegj Kastrioti – Skënderbeu të hipur majë një kali që në kohën e diktaturës komuniste, madje ketë katolik që shqiptarët pra jo myslimanët e vërtete e quajnë hero kombëtar. Ndërkohë edhe kur njëherë e mbuluan për faljen e Bajramit të madh dhe plasi një luftë e madhe në Facebook dhe mediat Online një politikan shqiptar që drejtonte shtetin një kaur i pa fe iu tha të gjithë se nuk mbërrini as të kokrrat e kalit të Skënderbeut madje as dy imamët e vetëshpallur bashkë me ndonjë historian që është shpërlarë trush në Malajzi ndërkohe që krenohet me pasaportën kanadeze !..

Mira dhe Meranda u lidhen aq shumë me njëra tjetrën dhe u bënë si dy motra megjithëse Mira rrjedhtë nga një familje tradicionale katolike ku as diktatura komuniste nuk arriti dot t’iu largonte besimin në Zot me gjithë rrënimin e kishave ndërsa Meranda ishte myslimanë nga e ëma dhe bektashiane nga i ati. Diku jo shumë larg Zogut të Zi morën një shtëpi me qira në ca apartamente të nderuar pas rrëzimit të diktaturës. Jo shumë larg në një kryqëzim rrugë ishte ndërtuar si një kërpudhë helmuese një xhami e vogël. Çdo mëngjes kur dilnin shihnin dy gra të mbuluara me perçe që ecnin në këmbë dhe ku të gjithë njerëzit largoheshin si të frikësuar larg tyre sikur nga çasti në çast do të hidhnin veten në ere. Madje një ditë kur dielli kishte ndalur mbi malin e Dajtit ndërkohe në Tiranë betoni ia kishte marre shpirtin diellit të dy vajzat e mbuluara ndaluan dhe i thirrën disi me zë një mashkulli. Meranda që qëlloi rastësishëm pranë me Mirën e njohu nga zëri mësimoren që ishte martuar me imamin e vetëshpallur arab.

– Ramazan takohemi në darkë tek vendi sepse edhe pak dite do ikim nga Tiranë madje dhe nga Shqipëria.
Ramazani hapi aty sytë e mëdhenj ku dukej sikur po i thoshte:- thyejeni qafën se mësimore si ju sot është mbushur Tirana…

Kaluan disa jave dhe dy gratë e mbuluara nuk ecnin me në trotuarin nga Zogu i Zi deri tek xhamia e re. Njerëzit sikur ishin me të gëzuar me mungesën e tyre . Ecnin pa frikë secili në punën e vet. Edhe Mira dhe Meri sikur u mësuan me mungesën e tyre por atëherë kur dukej se gjithçka po ecte mirë restoranti ku punonin u mbyll sepse pronari u arrestua për trafik drogë. Dukë ngelur në mes të katër rrugëve dhe me një qira të shtrenjtë të dyja filluan punë si valltarë nëpër klube natë. Kërcenin gjysmë të zhveshura rreth tubave dukë pritur ndonjë bakshish të mirë nga meshkujt manakë që donin çdo gjë gati në dorë. Mirës nuk i pëlqeu puna e re as Merandës por që u ambientua shpejt sepse nuk kishte dëshirë të rikthehet me tek shpija e prindërve ku orë e çast autopolanti i xhamisë të qante daullen e veshëve arabisht.

Me kalimin e kohës në klub erdhën dy balerina me të reja dhe profesionale në punën që bënin ndaj Mira dhe Meranda ngelën pa punë sepse i largoi pronari ngaqë nuk kishin mundësi që ti bënin meshkujt manakë që të vinin për natë. Ashtu të mërzitur kërkuar punë nëpër Fshatopol por nuk gjeten. Një ditë të pa shpresë vendosen të dyja që të ktheheshin përkohësisht të shtëpia e Merandës derisa të zinin ndonjë punë sepse nuk kishin mundësi financiare të paguanin qiranë e shtrenjtë në metropol. Hipën në autobus tek Zogu i Zi dhe u nisen poshtë Kamzës. Pasi kaluan disa stacione u ndalën tek stacioni i fshat-qytetit të ri. Si zbritën dhe po kalonin anës xhamisë Miranda dëgjoi një zë. Të dyja kthyen kokat pas dhe në sekonda dalluan Ramazanin të mashkullin sy madh që bisedonte tek Zogu i Zi me dy mësimoret gratë e imamëve por që kishin kohë që ishin zhdukur nga Tirana.

– Pritni një minutë ! – belbëzoi si një derr që kishte gëlltitur ndonjë sapun dhe goja ju mbush plot shkumë.
– Zotëri ke ngatërruar adresë!- ia priti Mira si me ton – ne nuk jemi nga ato mësimoret që duan imamët tuaj.
– Qetësohuni pak, nuk ju dua për atë punë por për diçka tjetër.
– Për çfarë? – s’iu durua Miranda.
– Kam një ofertë punësimi.
– Nuk po iu kuptojmë! – theu heshtjen disa sekondëshe Mira.
– Unë iu kam ndjekur – filloi të belbëzoi përsëri Ramazani – dhe e di që ju jetoni afër Zogut të Zi .
– Banonim !- ia priti Meranda.
– Nejse pak rendësi ka. Thjeshtë kam një ofertë punësimi ku pagesa është 500 euro në muaj për secilën.

Të dyja vajzat shtangën në vend nga shuma marramendëse që paguantë.
Një here u stepën nga frika e ndonjë mashtrimi dhe futjeje në një rrjet prostitucioni por e mblodhën veten disi.
– Çfarë punë është ? – folën të dyja njëzëri.
– Farë e thjeshtë. A i kujtoni dy gratë e imamëve.
– Ato dy mësimoret – ia priti si me force Meranda
– Nuk ka rendësi çfarë ishin por Allahu i thirri dhe ikën në Siri në shërbim të ushtarëve të ushtrisë se shenjtë të Shtetit islamik. Vendi i tyre tek Zogu i Zi në Tiranë ka ngelur bosh. Pra po që se keni dëshire dhe të punësoheni në vend të tyre jeni të mirëpritura.
Meranda u mendua pak dhe iu drejtua Mirës.

– Sikur të punësohem unë përkohësisht dhe me 500 euro jetojmë mirë.
– Jo jo !- ia priti Ramazani. Me duhen dy femra që të veshin përcen pra të mbulohen plotësisht dhe çdo ditë dy orë në mëngjes dhe dy orë në darkë të bëjnë xhiron nga Zogu i Zi deri në …
– Unë mund të vij sepse nënën e kam myslimanë ndërsa shoqja ime Mira nuk vjen dot së është katolike.
Ha ! Ha ha ! -qeshi hidhur Ramazani – kujt i plasi se ke apo nuk je myslimanë, thjeshtë dua dy vajza që të parakalojnë çdo ditë dhe këto dy pederastët të ardhur nga Arabia të paguajnë eurot që edhe unë të mbaj familjen.
– Çfarë the ? – e pyeti e çuditur Meranda- ato nuk ishin të martuar me mësimoret.

– Po – foli qete-qete – Ramazani u martuar për të marre pasaportë shqiptare por në fakt janë pederasti dhe flejë bashkë.
Mirës se si iu dha dhe bëri kryq.
Ramazani nuk u shqetësua aspak nga kryqi i Mirës. U mendua disa çaste dhe pas një heshtjeje të shkurtër futi dorën në gjep dhe nxori disa kartëmonedha 500 eurosh.
– Po që se doni keni nga 1500 € paradhënie secila.
Mira vuri duar dhe iu lut Zotit me zë të vogël.
– Më fal o Zot por me duhen ato para qe te jetoj.
Pa folur me Merandën ia mori eurot nga duart Ramazanit dhe i tha.
– Shko na sjell rrobat së po pranojmë. Le të behëm e para katolike që për 500 € në muaj të veshi përcen dhe të mbulohem e tera me rrobat te ekstremizmit mysliman.

Tirana jetonte jetën e zhurmshme. Mira dhe Meranda çdo ditë vazhdonin xhiron e zakonshme nga Zogu i Zi drejt xhamisë të veshur dhe të mbuluar me rrobat myslimanë duke frikësuar disa banoret. Madje dikush i shikonte edhe me inat apo me dhimbje se iu kanë shpërlarë trutë dhe askush nuk e dinte se njëra ishte një katolike që për 500 € në muaj kishte veshur ato rroba. Me kalimin e muajve të dy shoqet e ngushta u regjistruan në shkollë si shpresën e vetme që një ditë të mos i vishnin me ato rroba por që Mirës gjithmonë do i ngelin në kujtesë si katolikja që veshi perçe për 500 € në muaj por që për shqiptarët në përgjithësi pak rendësi ka feje, rendësi ka shqiptarizmi dhe të mirat materiale për të jetuar si një qytetar i kontinentit Evropian pjese e se cilës është fizikisht dhe shpirtërisht i gjithë kombi shqiptar.

Jacksonville Florida
Gusht 2018